Mos shkoni në zgjedhje pa e bërë buxhetin e vitit që vjen, Kosova rrezikon të futet në një krizë të re ekonomike dhe sociale

Mos shkoni në zgjedhje pa e bërë buxhetin e vitit që vjen, Kosova rrezikon të futet në një krizë të re ekonomike dhe sociale
Mos shkoni në zgjedhje pa e bërë buxhetin e vitit që vjen, Kosova rrezikon të futet në një krizë të re ekonomike dhe sociale

Dardan Grapci

  • 25 December 2020 - 16:54

Shkruan: Dardan Grapci

Të gjitha partitë politike duhet të kthjellen, të mos bijën nën ndikimin e inateve për interesa të ngushta politike e personale, grupore e klienteliste, por le ti shfrytëzojnë këto ditë të fundit që iu kanë mbetur dhe le ta miratojnë buxhetin për vitin 2021, pasi i njëjti buxhet është proceduar në Kuvend, e mos të vonohen, sepse me vonesat e tyre Kosova mundë të hyj në kolaps ekonomik nga i cila do të jetë vështirë pastaj për tu këndellur.

Partitë politike të përfaqësuara në Kuvend, që vetë e kanë prodhuar këtë krizë te re e cila po na qon në zgjedhje të reja, deshën apo jo, e kanë për detyrë, obligim institucional e moral, që para se të shpërbëhet Kuvendi, ta votojnë buxhetin për vitin 2021. Ndryshe nëse ndodhë që të shkohet në zgjedhje pa miratimin e buxhetit, mundë të ndodhë që shumë shërbime publike të dështojnë, të futet vendi në kolaps ekonomik e social, sepse shërbime të shumta mundë të shuhet ose të funksionojnë vetëm formalisht, të anashkalohen dhe të lihen anash, ku qytetarët do mbesin në tërësi të varfëruar. Në pikëpyetje mundë të vjen edhe funksionimi i KQZ-së sepse projektet e filluara mundë të ndërpriten, e KQZ-ja të falimentoj shkaku i buxhetit të ulet që e kanë.

Topi është jo vetëm te Kryeministri në detyrë, por edhe te Vjosa Osmani si u.d. e Presidentit e cila duhet të kërkoj me ngulmë këtë nga të gjithë, e jo të ikë nga kjo përgjegjësi. Të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm që viti 2020 ka qenë një vit me sfida të mëdha për vendin në aspektin shëndetësore dhe ekonomik, prandaj viti 2021 ka gjasa të jetë vetëm një vazhdimësi, edhe më i rëndë se ky vit që po kalon, nëse nuk votohet buxheti për 2021-tën.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".