Amerika dhe BE-ja ta detyrojnë Qeverinë e re të Kosovës për miratimin dhe zbatimin e Ligjit VETTING

Amerika dhe BE-ja ta detyrojnë Qeverinë e re të Kosovës për miratimin dhe zbatimin e Ligjit VETTING
Amerika dhe BE-ja ta detyrojnë Qeverinë e re të Kosovës për miratimin dhe zbatimin e Ligjit VETTING

Muhamet Kelmendi

  • 27 December 2020 - 07:30

Shkruan: Muhamet Kelmendi

VETTING-u do të vij. Këtë po e kërkon edhe faktori ndërkombëtar. Ai po i sheh për çdo ditë gjyqtarët, prokurorët, politikanët, burokratet dhe pushtetarët e korruptuar. Ai po i dallon në shtëpia e banesa, në veshje dhe në jetë luksoze; në makina dhe në shtetin e me harxhime të mëdha. Po e sheh luksin si në parajsë. E në anën tjetër, jemi 30% të masave që jetojnë me ndihma sociale, pa bukë të mjaftueshëm për jetë dhe pa sigurime pensionale dhe shëndetësore. Nuk kanë mjete për ti blerë as medikamentet. Kjo shoqëri donë masa, natyrisht të ashpra dhe pa frike ndaj çdo kujt. E këtë mund ta bëjnë me ndikim SHBA-të dhe BE në bashkëpunim me organet tona të vendit. Këtë projekt duhet pas zgjedhjeve për ta bërë partia a koalicioni që do të marr pushtetin. Pa këtë nuk hapet as rruga për integrim. Të shpresojmë!

Çështja e ndërtimit të shtetit juridik mbetet edhe pas këtyre zgjedhjeve problemi dhe detyra më imediate për të kryer pushteti që do të vjen në Republikë. Është bërë mjaftë punë e madhe, por është ndërtuar një pushtet në fushën e mbrojtjes së ligjit dhe të luftimit të krimit, që çdo qeveri e ka shumë të rëndë për të rikthyer shtetin juridik. Rezistenca është e madhe. Ajo bëhet nga subjektet politike, nga pushtetarët, nga gjykatësit, nga prokurorët e shume forca byrokratike në pushtetin qendror dhe lokal. Mirëpo, rezidenca dhe mbajtja e gjendjes aktuale vjen kryesisht nga: 1. Ekonomia private, respektivisht nga biznesi privat, i cili po derdhë shumë mjete në pushtet, në politike, në prokurori dhe nëpër gjykata për të mbajtur gjendjen dhe 2. Nga vetë pushtetarët, si në pushtet legjislativ, ashtu edhe në pushtët ekzekutiv e juridik, sepse kështu po e ruajnë gjendjen dhe pasurinë e madhe që e kanë krijuar. Për të shpërthyer këtu me masa shëruese është e vështirë. Po shihet kjo në Shqipëri. Tash e pesë vit diskutohet dhe është futur VETTING-u në veprim dhe ende ka rezistencë. Madje, kjo mase nuk është futur fare në pushtetin legjislativ e ekzekutiv, përveç në atë juridik. Edhe këtu ka rezistencë. Po pavarësisht kësaj gjendjeje që e pret Republikën e Kosovës, domosdo duhet të futet në zbatim masa e njëjtë si në Shqipëri. Rezistenca në Kosovë është e madhe. Politika është kundër. Kundër është edhe pushteti ekzekutiv. Por, VETTING-u mbetet arma kryesore në gjendjen që e ka vendi. Nuk ka mjete tjera shëruese. Krimin dhe korrupsionin në nivel të shtetit nuk e zgjidhin forcat që e kanë krijuar. Përkundrazi! Kosovës i duhen forca të reja politike që e futin VETTING-un në veprim dhe fillon procedura e spastrimit të organeve të drejtësisë dhe të luftimit të krimit e të korrupsionit nga njerëzit që e kanë shkatërruar sistemin juridik. Nuk duhet fare analizë e gjërë për të ditur se ku ka krim dhe korrupsion. Këtë e dinë vetë te gjithë qytetarët. Ajo shihet nga pasuria e krijuar në Kosovën e varfër dhe nga ekzistenca që po bëhet kundër masave spastruese në sistem.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".