Shteti po rrezikon të zbrazet, 60 për qind e qytetarëve dëshirojnë migrim- largimin të përhershëm

Shteti po rrezikon të zbrazet, 60 për qind e qytetarëve dëshirojnë migrim- largimin të përhershëm

Hajrullah Tërnava

  • 27 December 2020 - 07:37

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Të gjeturat e anketës së fundit tregojnë një rezultat shqetësues në lidhje me gatishmërinë për të migruar pasi ato paraqesin përqindjen më të lartë të raportuar nga të gjitha valët e anketave të realizuara deri më tani, madje edhe më të lartë se gjatë valës së madhe të migrimit në vitin 2015. Gatishmëria për të migruar është rritur për 23% dhe 30% në vitin 2020, krahasuar me 2015 dhe 2019. Situata vjen e bëhet akoma më alarmante pasi që rezultatet e anketës kanë treguar se më shumë se 60 për qind e qytetarëve që dëshirojnë largimin, do të dëshironin migrim të përhershëm. Rezultatet tregojnë se mungesa e shpresës për gjendjen ekonomike, politike e shoqërore janë arsyet kryesore për dëshirën për ikje.

Këto tri mandatet e fundit, të këtyre qeverive që e qeverisën këtë vend deri më tani, kanë ndikuar thellësisht në ngecjen e zhvillimit të vendit dhe humbjen e thellë të shpresës së qytetarëve për të jetuar në Kosovë, sepse këto qeveri ishin krejtësisht të pa përgatitura për qeverisje funksionale. Ato prodhuan kriza të njëpasnjëshme me zgjedhje të parakohshme, dhe asnjëra nuk e shfrytëzoj deri në fund mandatin ligjor e kushtetues, për ti realizuar edhe ato premtimet e fushatës zgjedhore të cilat silleshin për punësime, vende të reja pune nga 150,000 e 200,000 vende të punës, dhe kur vinin në pushtet as që ju interesonte për ato premtime, i punësonin familjarët dhe militantët e tyre nëpër institucione shtetërore, pra njerëzit e vetë partiak dhe farefisin e tyre. Në vendet e rëndësishme i emëronin personat e vetë partiak, që të kenë ndikim në zhvillimet e politikave qeveritare në pushtet, dhe të partive të cilave ju takojnë. I tërë opinioni i Kosovës e dinë se tani në Kosovë, ka të punësuar vetëm nga njerëzit e “fort” që i mbajnë vendet e punës si të uzurpuara, madje nga dy e deri në 12 vende të punës, dhe atë me rroga të larta, deri edhe nëpër borde të institucioneve, e ku asnjë rrogë nuk sillet nën 1000 euro, por i kanë edhe më shume se kaq. Nëse kemi raste të tilla me qindra apo mijëra me aq vende të shumta të punës, çfarë mençurie po na u dashka që njëri nga Kryeministrat, të merr një qëndrim që askush s’duhet të ketë më shumë se një rrogë në këtë varfëri, dhe ata që i mbajnë ato vende pune, me aq shumë ato rroga, sa më parë ti shkarkojnë nga ato vende pune dhe në ato vende ti punësojnë njerëzit e pa punë qe Kosova ka me tepricë të tillë. Me këtë do i rritej edhe reputacioni i asaj qeverie, dhe qytetarët do të ju gëzoheshin këtyre veprimeve dhe do të fillonte të ju kthehet një shpresë, se paska të tillë të pastër që s’po menduakan vetëm për veten e tyre por edhe për të tjerët. Për pasojë të gjendjes që e kemi shumë kritike është rritur në ekstrem edhe disponimin e largimit për në mërgim, jashtë vendit. Sipas analizës më të re të Grupit për Studime Juridike dhe Politike, janë gjysma e qytetarëve të Kosovës të cilët shprehen të gatshëm të largohen nga vendi për një mirëqenie dhe jetë më të mirë. Sipas këtij raporti, del saktësisht 48.4 për qind e qytetarëve të Kosovës që janë të gatshëm të largohen nga vendi. Studimi i fundit e nxjerr gjendjen në vend edhe më keq se në periudhën e vitit 2015 kur ishte vala e largimit ilegal të qytetarëve për punësim.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".