Zhduken partitë e vogla politike,NISMA, AKR dhe PD, patericat e të mëdhenjve  në shërbim të shërbimeve sekrete serbe

Zhduken partitë e vogla politike,NISMA, AKR dhe PD, patericat e të mëdhenjve  në shërbim të shërbimeve sekrete serbe
Zhduken partitë e vogla politike,NISMA, AKR dhe PD, patericat e të mëdhenjve  në shërbim të shërbimeve sekrete serbe

Xhevat Meha

  • 28 December 2020 - 07:14

Shkruan: Xhevat Meha


Nga partitë e vogla, përderisa AAK ka gjasa, edhe pse minimale, që të kaloj pragun, NISMA, AKR dhe PD nuk kanë gjasa. Çka unë do të dëshiroja të shoh është që partitë e mëdha të mos u ofrojnë koalicion dhe t'i detyrojnë partitë e vogla që të shkrihen në parti të mëdha. Edhe ashtu janë brumë i njëjtë dhe një shkrirje e tillë është e natyrshme. Kjo do të konsolidonte skenën politike në tri parti të mëdha me shpresën se skena politike në Kosovë nuk do të shndërrohet si  në skenën politike të Shqipërisë me mungesë të demokracisë si pasojë e të qenit vetëm dy lojtar.


Rolin e partive të vogla e shikoj nga këndvështrimi i kontributit të tyre në demokratizimin e Kosovës. Në parim partitë e vogla janë burim prej nga mundë të krijohen mekanizma që kontribuojnë në fuqizimin e demokracisë. Por kjo u dëshmua se jo domosdoshmërisht ndodhë çdoherë. Partitë e vogla në Kosovë nuk u krijuan si pasojë e mungesës së hapësirës për të vepruar politikisht,  për të mirën e interesave të qytetarëve të Kosovës, u krijuan për të rritur hise në pazare. Këto parti të vogla u krijuan për të ndihmuar ndërtimin e “drzhavës” së Kosovës si mashtrim në vend të ndërtimit të shtetit të Kosovës. Këto parti ishin kurrgjë më shumë se paterica të partive të mëdha në realizimin e programeve të tyre të ndërtimit të institucioneve të Kosovës sipas recetës së strukturave të fshehta  serbe që veprojnë në Kosovë. Këto zgjedhje janë interesante për fatin e partive të vogla. VV, LDK dhe PDK si parti të mëdha, janë të interesuara që të garojnë si të vetme, për faktin se partitë e vogla në të kaluarën zhvatnin copa të mëdha në pazaret për krijim e institucioneve.  
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".