Deputetët që dështuan për një vit të plotë në Kuvend, tash e plaçkitin edhe buxhetin e shtetit

Deputetët që dështuan për një vit të plotë në Kuvend, tash e plaçkitin edhe buxhetin e shtetit
Deputetët që dështuan për një vit të plotë në Kuvend, tash e plaçkitin edhe buxhetin e shtetit

Dardan Grapci

  • 28 December 2020 - 13:36

Shkruan: Dardan Grapci

Kundër këtij abuzimi me të drejtë ka reaguar zëvendësministri Agim Krasniqi, por ai i vetëm nuk mundë të bëjë asgjë, nëse nuk zgjohen qytetarë që të protestojnë kundër kësaj Qeverie të kamufluar dhe ilegale që ka filluar edhe për ti vjedhë paratë e tyre si ato të thesarit. Mendoj ligji duhet të jetë për të gjithë njësoj, prandaj Prokurorët nëse frikësohen nga këta krerë politik të cilët e kanë vendosur për ta shkatërruar shtetin dhe varfëruar akoma më shumë qytetarin dhe vendin, le të reagon Ambasada Amerikane në Prishtinë që në emër të luftës kundër shkelësve të ligjit ta sjellin në Kosovë shërbimin sekret amerikan CIA dhe FBI-në për ti hetuar dhe përgjuar të gjithë këta që janë në pushtet.

Është për të gjykuar dhe shqetësuar ky fakt, që tani po zbulohet edhe zyrtarisht nga vetë qeveritarët, se si në kohën kur filluan të dridhen themelet e Qeveris, për çka edhe u rrezua kjo Qeveri, Kryeministri në ikje Avdullah Hoti filloj të luan me skemat e tij kriminale, duke lejuar që të shpërblehen po ata deputet të cilët nuk ishin në gjendje që ta votojnë për plot 6 muaj Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike, e zvarritën atë për interesa personale e për inate politike, dhe tani ja çfarë po ndodhë. Në vend që të ndëshkohen të njëjtit po shpërblehen edhe me nga 500 euro, kurse të tjerët që jua kanë mbajtur krahun me nga 600 dhe deri në 1000 euro. Kryeministri Hoti këtu e ka treguar qartë se në pushtet ka hyrë vetëm për tu pasuruar e jo për të ju shërbyer qytetarëve. Kështu u dëshmuan edhe deputetët e kuvendit, në këtë legjislaturë të dobët, nga më të pa përgjegjshmet që kemi pasur deri më tani, pa i dalluar fare pozitë e opozitë. Të dyja palët e kanë treguar fytyrën e tyre të vërtete e cila është zanati i përkryer i plaçkitës dhe mashtrimi perfid i qytetarëve. Nëse i shikojmë se si po e ndajnë së bashku kulaçin e përfitimit në këtë fund viti, deputetët dhe zyrtarët e Presidencës, na krijohet bindja se kemi një lulëzim të madh ekonomik, por që po shërbyeka vetëm për Kuvend e për Presidencën e Republikës së Kosovës.

Realisht unë nuk po di asgjë, unë nuk kam kuptuar Akoma as nuk kam dëgjuar se në Kosove ndonjë rritje befasuese dhe të zhvillimit të shpejtë ekonomik, për efekt të të cilave do të duhej shpërblyer zyrtarët e shtetit, qeveritarët, deputetët e kushdo tjetër. Nuk po e kuptoj se si dikujt mundë ti jepen shpërblime pa punuar asgjë të veçantë , kurse dikush që e ka humbur edhe vendin e punës për pasojë të pandemisë dhe nuk ka marr pagë fare për 6-apo 7 muajt e kaluar, nuk ka si e pret as këtë vit të ri, nuk ka ku e marr pagën as në këtë fund viti, kurse këta I trashin xhepat e tyre. Është absurdi më I madh se si dy institucionet kryesore në vend, Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Presidenca e Kosovës këtë e paskan situatë me pandeminë e kuptuar sepse tani si rritje të zhvillimit ekonomik për tu vetë shpërblyer për festa të fund vitit dhe po ndajnë paga shtesë, krahas pagave të tyre të “ulëta” për gjynah që ju shkojnë deri në 200 euro, prandaj duhet të shpërblehen edhe me shtesat në pagë me nga 500-600 euro. Nëse kjo Qeveri paska buxhet të mjaftueshëm atëherë le të merr vendim dhe ta shpërblen për fund viti të gjithë stafin publik dhe sektorit privat, duke mos e përjashtuar edhe masën e gjerë të qytetarëve që nuk kanë paga. Kjo është e turpshme sepse ata qytetarin e varfër po e llogarisin sikur ta ketë pagën 1000 euro! Uroj që Qeveria e re e cila do të krijohet pas zgjedhjeve të reja, të kërkoj nga Prokuroria dhe Gjykata ta heton këtë skandal të fund viti me buxhetin në mënyrë që para drejtësisë të dalin të gjitha ata që lejuan dhe aprovuan vendime të tilla në dëm të buxhetit të shtetit. Duhet të hetohen e ndëshkohen Ministri i financave, kryeministri Avdullah Hotin se bashku me kabinetin Qeveritar, duke vazhduar deri tek U.D. e Presidentit, Vjosa Osmani që është përgjegjëse për vendimin e shtesave edhe në Kuvend edhe në Presidencë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".