Ish-Agjenti i SHIK-ut ka një pyetje për vajzën e Gani Thaçit: Pyete babin tënd se kush e vizitoi në burg dhe kush e qiti në pritë Mujë Krasniqin?

Ish-Agjenti i SHIK-ut ka një pyetje për vajzën e Gani Thaçit: Pyete babin tënd se kush e vizitoi në burg dhe kush e qiti në pritë Mujë Krasniqin?
Ish-Agjenti i SHIK-ut ka një pyetje për vajzën e Gani Thaçit: Pyete babin tënd se kush e vizitoi në burg dhe kush e qiti në pritë Mujë Krasniqin?

Naim Miftari

  • 28 December 2020 - 16:32

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Evgjeni Thaçi.

Miftari përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj Thaçit, pasi që kjo e fundit ka kritikuar Avdullah Hotin dhe Albin Kurtin për punën e tyre si kryeministër të Kosovës.

Miftari shkruan se, Evgjeni është vajza e Gani Thaçit jaranit të Ivica Stanishiqit.

Sipas Miftari, Hoti e Kurti nuk kanë marr pjesë në spiunimin dhe likuidimin nëpër prita serbe të komandantëve të UÇK-së.

Ai shton se, Evgjeni duhet me pyet Ganiun se kush e vizitoi rregullisht në burgun e Mitrovicës, si dhe si ra në prit Mujë Krasniqi.

Postimi i plotë:

Ani kush po flet kush po flet çika e Gani Thaçit jaran i Ivica Stanishiçit dhe pjesëtar aktiv i UDB-së, ja 30 vite rresht, së pakut Albin Kurti as Avdullahu Hoti (edhe pse ky i fundit është lodër e Isa Mustafës) nuk janë produkt i UDB Serbe as nuk kanë marr pjesë në spiunimin dhe likuidimin nëpër pritat Serbe të komandantëve kryesor të UÇK nder ta edhe Adem Jasharin, Zahir Pajaziti....

Sa qet shkelma Sherif Petrolli pyete pak babën a din najë informacion si e majtën në burg në Mitrovicë kush e vizitonte rregullisht, apo pyete se si ra në prit Mujë Krasniqi apo për tema të pas luftës si është puna me ish qendrën tregtare në Shtime ku i met MIKI, ose me shpjegua si e kanë vjedh Trepçën, a po si e kanë vjedh KEK-un me Njazin e Samin, ose mbi vjedhjet milionëshe përmes Kartonin e Gjelbër vjedhje 20 vjeçare (për Gerrnaqat)..krejt shqiptaria munden me fol me kritiku por ju jo s’keni drejt nuk ju takon juve as Shqip me fol e jo me me kritiku kanë!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".