Hajnat e Kosovës të paprekshëm nga drejtësia, prokuroritë e Kosovës manipulojnë me shifra qesharake

Hajnat e Kosovës të paprekshëm nga drejtësia, prokuroritë e Kosovës manipulojnë me shifra qesharake
Hajnat e Kosovës të paprekshëm nga drejtësia, prokuroritë e Kosovës manipulojnë me shifra qesharake

Hasan Preteni

  • 29 December 2020 - 07:14

Shkruan: Hasan Preteni

Bosnja qe 5 vite i ka dënuar kriminelët më të lartë të lidhur me mafinë shtetërore ( rasti i Zija Turkoviqit). Në këtë shtet u shkarkua edhe kryetari i Këshillit Prokurorial dhe Gjyqësor vetëm se u përgjua se si i premtoi një familjari një avancim në gjyqësor. Në Mal të Zi u shkarkua drejtori i policisë, shefi i inteligjencës, bordet e ndërmarrjeve publike dhe shumë drejtor të institucioneve të pavarura. Para disa dite filluan edhe arrestimet e disa zyrtarëve të lartë. Në Maqedoni u akuzua kryeprokurorja anti-korrupsion. Në Kosovë vetëm fjalë dhe asnjë veprim!

-Gjyqësi selektive. E kjo është më e keqe se anarkia. Jeni në pushtet, jeni pjesë e familjeve të zyrtarëve të lartë, keni lek. Mos u frikësoni, askush nuk do të ju ndjek e askush nuk guxon të ju dënoj. Prokuroritë e Kosovës dalin me shifra qesharake që askush nuk ju beson. Hetohen , akuzohen dhe gjykohen fukaratë.

Dënohet dikush që e vjedh një akumulator të Golf dyshit e nuk hetohen e nuk akuzohen ata që kanë vjedhë miliona. Jemi më së keqi në regjion. Në Kroaci dënohet dhe i konfiskohet pasuria ( deri tek pikturat) ish kryeministri, kryetari i kryeqytetit nuk del nga gjykatoret, në paraburgim është edhe oligarku më i njohur i shtetit, personi që e privatizoj firmën më të pasur shtetërore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".