Për krime lufte në Kosovë, u dënuan më shumë shqiptarë se sa serbë

Për krime lufte në Kosovë, u dënuan më shumë shqiptarë se sa serbë
Për krime lufte në Kosovë, u dënuan më shumë shqiptarë se sa serbë

Ragip Guraziu

  • 29 dhjetor 2020 - 09:29

Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona.

Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona.

Dhe jo kaq…

Nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme u dëbuan mbi 800 mijë persona. Mbi 200 mijë objekte shtetërore e private u shkatërruan.

Edhe 20 vjet pas luftës sjellja para bankës së të akuzuarve kryesit e këtyre veprave penale, mbetet sfidë për institucionet e sistemit të drejtësisë.

Nga Fondi për të Drejtën Humanitare thuhet se bazuar në të që ata posedojnë për periudhën 20 qershor 1999 deri më 7 korrik të viti 2017 del sa janë dënuar më shumë shqiptarë për kime luftë të kryera në Kosovë se sa serbë.

“Sipas statistikave nga Fondi për të Drejtën Humanitare po del që pak më shumë shqiptarë janë të dënuar për krime të luftës. por nuk duhet të harrojmë për çfarë krime të luftës janë dënuar shqiptarët edhe serbët. Nëse e marrim një aktakuzë që janë dënuar serbët ku janë akuzuar serbët, në atë aktakuzë kemi shumë krime të mëdha kemi masakrat masive, kemi pastrimet etnike të fshatrave. Por kur e marrim një aktakuzë të shqiptarëve atëherë krimet janë më shumë individuale, janë maltretime, aty këtu vrasje. Zakonisht ato përqendruar në kampe, apo ndalimet joligjore nëpër kampet”

Me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera në Kosovë u morën mekanizma ndërkombëtar e vendor.

Menjëherë pas luftës Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, filloi që të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Sipas tij, gjykata e Hagës ka akuzuar për krime lufte 15 persona, 9 serb e 6 shqiptarë. Kurse janë dënuar 6 serb e 2 shqiptarë.

Ndërsa presidenti serb Sllobodan Millosheviq më 11 mars 2006 u gjet i vdekur ne qelinë e tij në Hagë, disa muaj para se të përfundonte gjykimi.

“Në Tribunalin e Hagës janë gjykuar pesë raste, dy raste kundër shqiptarëve dhe tre raste kundër serbëve. Kemi gjashtë persona të dënuar nga ana e serbëve. Zakonisht këta persona kanë pas rolin apo hierarki të madhe për shembull Ministra të Punëve të Brendshme, komandantë e të tjerë”.

Me krimet e luftës në Kosovë u morën UNMIK-u që nga viti 1999 e deri në vitin 2008, të cilin e pasoi Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX deri në mesin e vitit 2014.Këto dy misione akuzuan 112 perona, 61 shqiptarë, 48 serb dhe 2 malazez. UNMIK-u tek EULEX-i ka transferuar 1187 raste, pas përfundimit të mandatit. Kurse EULEX-i ka transferuar tek vendorët 50 lëndë me 208 persona deri në mars të këtij viti. “…janë gjykuar apo janë proceduar 19 raste kundër shqiptarëve dhe 24 raste kundër serbëve. Prej tyre 61 shqiptarë janë akuzuar dhe 48 serb, pra vetëm brenda gjykatave të Kosovës. I kemi 33 shqiptarë të dënuar për krime të luftës në Kosovë edhe 4 serbë të dënuar për krime të luftës në Kosovë”.

Në vitin 2015 Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar Departamentin për Krime të Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale.Menjëherë pas luftës Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë, filloi që të merret me hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës.

Sipas tij, gjykata e Hagës ka akuzuar për krime lufte 15 persona, 9 serb e 6 shqiptarë. Kurse janë dënuar 6 serb e 2 shqiptarë.

Ndërsa presidenti serb Sllobodan Millosheviq më 11 mars 2006 u gjet i vdekur ne qelinë e tij në Hagë, disa muaj para se të përfundonte gjykimi.

“Në Tribunalin e Hagës janë gjykuar pesë raste, dy raste kundër shqiptarëve dhe tre raste kundër serbëve. Kemi gjashtë persona të dënuar nga ana e serbëve. Zakonisht këta persona kanë pas rolin apo hierarki të madhe për shembull Ministra të Punëve të Brendshme, komandantë e të tjerë”.

Me krimet e luftës në Kosovë u morën UNMIK-u që nga viti 1999 e deri në vitin 2008, të cilin e pasoi Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit EULEX deri në mesin e vitit 2014.

Këto dy misione akuzuan 112 perona, 61 shqiptarë, 48 serb dhe 2 malazez. UNMIK-u tek EULEX-i ka transferuar 1187 raste, pas përfundimit të mandatit. Kurse EULEX-i ka transferuar tek vendorët 50 lëndë me 208 persona.

“…janë gjykuar apo janë proceduar 19 raste kundër shqiptarëve dhe 24 raste kundër serbëve. Prej tyre 61 shqiptarë janë akuzuar dhe 48 serb, pra vetëm brenda gjykatave të Kosovës. I kemi 33 shqiptarë të dënuar për krime të luftës në Kosovë edhe 4 serbë të dënuar për krime të luftës në Kosovë”.

Në vitin 2015 Këshilli Prokurorial i Kosovës ka themeluar Departamentin për Krime të Luftës në kuadër të Prokurorisë Speciale.

Deri në muajin mars të këtij viti, në këtë departament janë regjistruara 300 lëndë, te të cilat dihet edhe kryesi i veprës, kurse nën hetim janë 70 lëndë.

Ky departament ka vetëm dy prokurorë, numër ky që po konsiderohet i pamjaftueshëm për tu marrë me një numër kaq të madh të lëndëve dhe me raste të ndjeshme siç janë krimet e luftës.

Problemi është se shumica e kryerësve mbas luftës janë në Serbi

Fondi për të Drejtën Humantiare në Beogad dhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë kanë botuar në vitin 2014 listën e personave të vrarë si pasojë e bombardimeve të NATO-s. Nga bombardimet kanë humbur jetën 754 persona, 454 civilë dhe 300 pjesëtarë të forcave të armatosura. Ndër civilët janë 207 serbë dhe malazezë si dhe 219 shqiptarë civilë, 14 romë dhe 14 të nacionaliteteve të tjera. Ky burim thotë se janë vrarë 274 ushtarë dhe policë të ish-Jugosllavisë dhe 26 pjesëtarë të UÇK. Mbledhja e këtyre të dhënave ka filluar që në kohën e luftës.

E vërteta" kombëtarePas përpjekjeve intensive diplomatike të trojkës së drejtuar nga presidenti finlandez, Marti Ahtisari, e ku ishin edhe diplomatët amerikaën dhe rusë Strob Talbot dhe Viktor Çernomirdin, në qershor të vitit 1999, Sllobodan Millosheviqi pranoi kushtet e NATO-s. Me 9 qershor 1999 në Kumanovë u nënshkrua marrëveshja për tërheqjen e trupave jugosllave nga Kosova dhe vendosja e misionit paqësor KFOR në Kosovë. Lufa përfundoi ndërsa nga Kosova u largua një numër i madh i serbëve nga frika e hakmarrjes. Ata që kanë mbetur kanë jetuar në frikë nga mundësia e krimeve, të cilat kanë ndodhur kohë pas kohe edhe një vit më pas. Fondi ka mbledhur fakte edhe për këto krime.„

Ndryshe, Natasha Kandiq ka marrë një numër të madh vlerësimesh ndërkombëtare për punën e saj. Në vitin 2003 ka qenë edhe në listën e 36 heronjve evropianë, të botuar në revistën „Time". Në vitin 2005 është shpallur qytetare nderi e Sarajevës dhe person i vitit në Bosnje-Hercegovinë, sipas revistës „Slobodna Bosna". Me 2013 është nderuar me çmimin të ndryshme.

Në luftën e viteve 1998-99 mbetën të vrarë rreth 15 mijë persona nga forcat paramilitare serbe, mbi 20 mijë femra të dhunuar, kurse të zhdukur vazhdojnë të mbesin mbi 1600 persona. Nga shtëpitë e tyre në mënyrë të dhunshme u dëbuan mbi 800 mijë persona. Mbi 200 mijë objekte shtetërore e private u shkatërruan. Edhe 20 vjet pas luftës sjellja para bankës së të akuzuarve kryesit e këtyre veprave penale, mbetet sfidë për institucionet e sistemit të drejtësisë.Human Rights Watch

Ndryshe;

(Bruksel) – Aktakuza që u bë publike më 24 qershor 2020 kundër Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe ish-drejtuesve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës përparon drejtësinë për krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera gjatë dhe pas luftës në Kosovë në vitet 1998-1999.

Deklarata nga Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, e cila njoftoi për aktakuzën, thotë se ajo përfshin 10 akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte, duke përfshirë vrasje, zhdukje me forcë, persekutim dhe torturë. Ajo pretendon se Thaçi, Kadri Veseli, një tjetër ish-komandant i UÇK-së, dhe “të tjerë" të panjohur janë” përgjegjës penalisht për rreth 100 vrasje". Viktimat e këtyre krimeve përfshijnë shqiptarë, serbë, romë të Kosovës, njerëz të etnive të tjera, si dhe kundërshtarë politikë.

“Kjo aktakuzë është një hap pozitiv për drejtësinë pasi këto krime të pretenduara kanë rënduar mbi Kosovën për dy dekada”, tha Lotte Leicht, drejtoreshë e Bashkimit Europian (BE) pranë Human Rights Watch. “Pas vitesh të tëra të kërkimit të drejtësisë, viktimat nga të gjitha grupet etnike më në fund mund ta kenë ditën e tyre në gjyq.”

Gjatë luftës, Thaçi shërbeu si kreu politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila luftoi për pavarësinë e Kosovës nga Serbia. Pas luftës, ai shërbeu si kryeministër dhe u zgjodh president në vitin 2016.

Sfida kryesore për drejtësinë mbetet mbrojtja e dëshmitarëve, e cila ka rrënuar shumë gjyqe për krime lufte të ish-anëtarëve të UÇK-së, si në Kosovë ashtu edhe në Tribunalin Penal Ndërkombëtar të Kombeve të Bashkuara për ish-Jugosllavinë (TPNJ), tha Human Right Watch.

Nevoja për të siguruar dëshmitarët dhe provat materiale ishte arsyeja kryesore pse hetimet për këto çështje si edhe Gjykata Speciale u ngritën jashtë vendit, në fillim në Bruksel dhe më pas në Hagë. Gjykata që do të dëgjojë këto raste, Dhomat e Specializuara të Kosovës, vepron sipas ligjeve të Kosovës, por megjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë. Para se të fillojë gjykimi, aktakuza duhet të konfirmohet nga gjykatësit e procedurës paraprake.

Prokurori e publikoi aktakuzën tri ditë para se Thaçi dhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç të takoheshin në Uashington për të diskutuar mbi marrëdhëniet Kosovë-Serbi. Nëpërmjet një deklarate nga zyra e Presidentit Thaçi u lajmërua se ai e kishte “ndërprerë udhëtimin zyrtar.”

Prokurori tha se ishte e nevojshme të shpallet aktakuza tani për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Thaçit dhe Veselit “për të penguar dhe dëmtuar” punën e gjykatës, përfshirë edhe “një fushatë të fshehtë për të rrëzuar ligjin që themeloi Gjykatën dhe duke penguar në këtë mënyrë punën e Gjykatës në përpjekje për t’u siguruar që ata të mos përballen me drejtësinë.”

Në nëntor të vitit 2019, Thaçi i shkroi Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo duke kërkuar që SHBA-ja të ndryshojë mandatin dhe vendndodhjen e gjykatës. Në një përgjigje që u publikua nëpër media, Pompeo përsëriti mbështetjen e qeverisë amerikane për gjykatën dhe tha se Kosova do të vuante pasojat, nëse nuk do të arrijë të bashkëpunojë. Ndryshimi i tipareve kryesore të gjykatës, tha ai, “do të dëmtonte seriozisht besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës, qëndrimin ndaj saj si edhe do të mjegullonte të ardhmen e Kosovës si një anëtare e familjes Euro-Atlantike dhe e komunitetit ndërkombëtar.”

Pavarësisht këtyre komenteve, Shtetet e Bashkuara kanë punuar në mënyrë aktive për ta gërmuar drejtësinë ndërkombëtare dhe llogaridhënien për krimet e luftës, duke sulmuar Gjykatën Ndërkombëtare Penale, përfshirë nxjerrjen e një Urdhri Ekzekutiv të 11 qershorit 2020 që autorizon sanksione dhe ndalime udhëtimi që mund të përdoren kundër personelit të GJND-së dhe të tjerëve që ndihmojnë gjykatën.

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krime të tjera sipas ligjit të Kosovës pas pretendimeve të bëra në një raport të Këshillit të Europës në vitin 2010. Ky raport akuzoi disa ish-anëtarë të lartë të UÇK-së, përfshirë Thaçin dhe Veselin, për bartjen e përgjegjësisë për rrëmbime, rrahje, ekzekutime dhe, në disa raste, heqje të detyrueshme të organeve njerëzore për t’i shitur më pas si transplante në territorin shqiptar gjatë dhe pas luftës në Kosovë.

Bazuar në raportin e Këshillit të Europës, BE-ja, me një mbështetje të fortë nga SHBA-ja, krijoi Task Forcën Speciale Hetuese (SITF) për të hetuar pretendimet me qëllim të ndjekjes penale. Kryeprokurori i SITF i prezantoi gjetjet e tij të përgjithshme në vitin 2014, përfshirë edhe kërcënimin ndaj dëshmitarëve. BE-ja atëherë krijoi Dhomat e Specializuara në Hagë për të gjykuar çështjet.

Në gusht të vitit 2015, parlamenti i Kosovës miratoi një amendament kushtetues për të lejuar funksionimin e gjykatës jashtë Kosovës si edhe një ligj që themelon zyrtarisht këtë organ. Disa politikanë kosovarë u përpoqën të tërhiqeshin nga këto angazhime në janar të vitit 2018, por ata hasën kundërshtimin e ashpër të BE-se dhe të pesë anëtarëve të të ashtuquajturit Shtetet Anëtare të Kuintit – SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca dhe Italia.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë gjykoi 13 persona nën dyshimet për krime lufte në Kosovë. Pesë zyrtarë të lartë serbë ose jugosllavë u dënuan dhe një u lirua nga akuzat, dhe ish-Presidenti jugosllav Sllobodan Millosheviç vdiq gjatë gjyqit të tij në vitin 2006. Dy shqiptarë etnikë u dënuan dhe katër u liruan nga akuzat, përfshirë ish-kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj. TPNJ pushoi së funksionuari në dhjetor të vitit 2017.

“Aktakuza shënon një hap para drejt mësimit të së vërtetës për viktimat, të mbijetuarit dhe familjet e tyre për krimet e kryera kundër tyre”, tha Leicht. “Kjo na kujton gjithashtu se drejtësia mund të arrijë edhe tek ata që dikur e shihnin si të paarritshme .”

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".