
Lexoni edhe:
Skandaloze: Policia e Kosoves rrahin brutalisht një vajzë në afërsi të një shkollë në Prishtinë
Shkruan: Dardan Grapci
Kjo qeveri, apo ajo e cila do të jetë vitin e ardhshëm pas zgjedhjeve në pritje, duhet të filloj ti dëgjoj miqtë tanë amerikan, e jo ata të cilët po luajnë me neve tash për 13 vite, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot. Prandaj nëse nuk veprojmë së bashku të bashkuar dhe n unitet me një mendje dhe me një shpirt, kam frikë që në të ardhmen Amerika do të heq dorë nga ne, ku në fund do mbesim si një fëmi jetim.
Qeveritarët tanë mos qofshin, që e shkatërruan këtë vend dhe këtë popull, për ti përmbushur interesat e tyre personale dhe për tu pasuruar në krah të popullit. Ne si Kosovar jemi mësuar që dikush me na shtyp dhe me na urdhërua, me na rrah dhe me na burgos, por asnjëherë nuk jemi mësuar, dhe si duket nuk dëshirojmë që të jetojmë të pa varur. Mendoj që Amerika duhet urgjentisht të na mbështes në këtë dialog me Serbinë, se nëse presim nga këta zullumqar politik për të ju dhënë përgjigjen. Jam i bindur që Akoma ka njerëz të atillë në këtë vend të cilët më përpara do lejojnë që të rikthehet këmba e serbit për ta ri shkelur këtë tokë se sa këmba e një miku amerikan, të cilët po na mbështesin në çdo gjë dhe po na kritikojnë për çdo gjë kur pushtetarët tanë po bëjnë gabime.
Amerikanët duhet ti bëjnë presion palës Kosovare për ta ndryshuar strategjinë karshi Serbisë, dhe le ti bëjnë presion Serbisë së bashku që nëse nuk fillojnë për ti publikuar emrat e ushtarëve serb, eprorëve të zingjirit komandues, të cilët kanë dhënë urdhra për të bërë vrasje dhe masakra në Kosove, do të izolohen dhe asnjëherë nuk do të hyjnë në BE.
Formimi i Gjykatës Speciale nuk ka qenë ide e BE-s, por atyre që sot po akuzohen për krime të luftës, të cilët janë Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Fatmir Limaj, Ramush Haradinaj etj, në bashkëpunim me palën Serbe, në atë kohë derisa ka qenë President serb Tomisllav Nikoliq, dhe Kryeministër Ivica Daçiq dhe në vazhdim Presidenti i sotëm Aleksandër Vuçiq i cili ka qenë kryeministër deri në vitin 2017.
Gjithashtu Hashim Thaçi së bashku me PAN që është krijuar në vitin 2014 , i kanë premtuar vetë BE-së që do i japin Tokë, Mali të Zi në qoftë se kjo e fundit i liberalizon vizat për kosovarët, por në fakt ndodhi e kundërta ku as vizat e as ato premtime që i patë dhënë BE-ja në atë kohë nuk kanë ndodhur, kurse Kosova thuajse mbarë e mbrapsht i ka përfunduar të gjitha obligimet dhe në fund përsëri na dolëm në pozitën e kryesit të krimeve ndaj serbëve, kurse Serbia viktimë.
Kështu iu bëj apel të gjithë deputetëve që le ti shikojnë varret e atyre që kanë luftuar dhe atyre që janë vrarë barbarisht nga forcat Serbe, si ata që janë bartur në Kizhevak dhe Rashkë, e mos ti mbyllin sytë , por le të fillojnë që të jenë sa më agresiv me kërkesat e tyre te pala Serbe, e mos të dorëzohen, sepse nuk janë vetëm, e kanë Amerikën në krahun e tyre. Askush më nuk duhet të ja ketë frikën Vlladimir Putini se do ta sjellë ushtrinë e tij në Kosovë. Askush të mos mashtrohet e frikësohet nga fjalët e Vuçiqit, sepse në realitet Rusia nuk e donë e as nuk e favorizon aspak Serbinë, krejt kjo është një politik mediale, por realiteti është se Rusisë nuk ia ndien më as “qoshja” se çka do të bëhet nesër me Serbinë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".