Qëndron Kastrati dhe komuna e Kamenicës në Gjykatën Kushtetuese

Qëndron Kastrati dhe komuna e Kamenicës në Gjykatën Kushtetuese
Qëndron Kastrati dhe komuna e Kamenicës në Gjykatën Kushtetuese

Selver Lenjani

  • 31 December 2020 - 09:51

Shkruan: Selver Lenjani

Bashkësia Lokale Karaçevë e Poshtme e dërgon në Kushtetutë rastin e mbylljes së 15 shkollave. Komuna :Kamenicë. Në emër të Bashkësisë Lokale kemi dërguar një kërkesë-njoftim për Kryetarën e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës,znj. Arta Rama Hajrizi. Me anë të kësaj kërkese-njoftimi për Gjykatën Kushtetuese si Bashkësi Lokale kemi marrë vendim që t'iu drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për të kërkuar ndihmën e juaj për mbylljen e shkollave në Komunën e Kamenicës,ku në mesin e tyre është edhe shkolla fillore "Asllan Thaçi" në Karaçevë të Poshtme që numeron kjo shkollë mbi 100 nxënës dhe këta nxënës nuk arritën t'ia fillojnë mësimit aspak në gjysëm-vjetorin e parë.  Njëherit filluan një ditë për të punuar arsimtarët dhe nxënësit të shkojnë në shkollë,mirëpo morën kërcënime nga Drejtoresha e Arsimit Mihane Morina si dhe nga Kreu i Komunës Qëndron Kastrati, ku me kërcënimet e tyre që nëse filloni mësimin në shkollën "Asllan Thaçi" do e marr vendimin që të iu suspendoj nga puna dhe nga lista e pagave.

  Tani numërohen mbi 15 shkolla që i ka mbyllur dhe ia ka vënë drynin:

1."Sh.f."Asllan Thaçi"-Karaçevë e Poshtme.

2."Sh.f. - Busavatë

3."Sh.f. - Petroc

4."Sh.f. - Shipashnicë e Poshtme

5."Sh.f. - Kopërnicë

6."Sh.f. - Tugjevc

7."Sh.f. - Sfircë

8."Sh.f. - Strezoc

9."Sh.f. - Krilevë

10."Sh.f. - Desivojcë

11."Sh.f. - Lisockë

12."Sh.f. - Dajkoc

13."Sh.f. - Poliçkë

14."Sh.f. - Dazhnicë

15."Sh.f. - Velegllavë

16."Sh.f. - Kranidell

Etj. Këto shkolla janë me mbi 548 nxënës që nuk arritën t'a fillojnë mësimin në vitin 2020/21 dhe mbetën jashtë bankave shkollore,nuk arritën as t'ia fillojnë dhe as t'a përfundojnë sepse me shumë mund dhe djersë vetë populli në komunën tonë kanë ngritur objektet shkollore në lokalitetet e tyre. Ne mendojmë se askush nuk duhet t'a merr këtë vendim famëkeq që të privohen nxënësit nga e drejta e tyre për t'u shkolluar,sepse shkolla fillore është obligative ligjërisht me Kushtetutë që i'u garanton shkollimin pa dallim feje ose race. Ne si Bashkësi Lokale kemi kërkuar nga gjithë krerët e lartë të shtetit për hapjen e këtyre shkollave të lartpërmendura që nxënësit në tërë Komunën e Kamenicës që mos të dëmtohen nxënësit,që të mos privohen nga liria dhe e drejta e tyre për shkolla që të shkollohen në lokalitetet e tyre. Ne si Bashkësi Lokale iu kemi drejtuar gjithave institucioneve:Presidentes:Vjosa Osmani, Kryeministrit:Avdullah Hoti si dhe  Kryeparlamentares Vjosa Osmani,të gjitha këto kërkesa i kemi bërë me shkrim dhe askujt nuk i ka interesuar që të ngrisë zërin.

As në mandatin e Ramush Haradinaj,as në mandatin e Albin Kurtit,as në mandatin e Avdullah Hotit,e as Ministrat e tjerë të Arsimit askujt nuk i ka interesuar. A nuk është turp për ju Delegatë të Kuvendit,që të mbyllen shkollat dhe ju të heshtni duke i parë mbi 15 shkolla të mbyllura me dry. I nderuar Kryeministër Avdullah Hoti a jeni në dijeni për këtë mbyllje totale të këtyre shkollave?

Për mbarëvajtjën e procesit mësimor të gjitha këto shkolla i plotësojnë të gjitha kriteret për mbajtjen e mësimit,me staf dhe me objekte dhe të gjitha kushtet e tjera për punë. Vallë, pse Kryetari jonë i Komunës nuk mori guximin të sigurojë Këshilltarë Pedagogjik,psikologë dhe pedagog në të gjitha shkollat? I nderuar Kryetar,a jeni në dijeni që ne kemi mësuar dhe i kemi pasur shkollat e hapura edhe në kohën e Aleksandër Rankoviqit dhe në okupim në vitet e 90-ta në kohën e Sllobodan Millosheviqit kemi pasur gjithqka te organizuar sa i përket mësimit.

Celula e parë e Kombit Shqiptar për t'ia dhënë shpresën Republikës së Kosovës janë nxënësit dhe arsimtarët që shpërndajnë dije. Edhe në atë kohë mësimi është mbajtur,arma më e fortë e Kombit Shqiptar dhe Atdheut ka qenë:Lapsi,Ditari,Arsimtari. Kemi nder për ju arsimtarët që keni qenë gjatë okupimit , nxënës dhe arsimtarë Heronj të Kombit.  

Do iu kujtojmë gjithëherë për sakrifikicën e juaj.Gjykatë e nderuar,banorët e brezit kufitar kemi nderin dhe respektin për ju që të na e ktheni kërkesën pozitivisht për hapjën e shkollave do i'u jemi gjithmonë mirënjohës ,ju jeni shpresa e vetme e jona për t'i hapur këto shkolla dhe të jeni kundër mbylljes së shkollave.Kemi nderin dhe respektin në emër të nënave shqiptare që të mos i lejoni të mbesin fëmijët të pashkolluar.

Ju përshëndesim përzemërsisht të gjithë juve që mundoheni për hapjen e shkollave.

Presim një përgjigje pozitive prej Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës .

Me respekt :Bashkësia Lokale -Karaçevë e Poshtme

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".