Bashkimi Evropian duhet ta njoh urgjentisht pavarësinë e Kosovës për ta fituar besimin e ndërmjetësimit në dialog, ta detyron Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve

Bashkimi Evropian duhet ta njoh urgjentisht pavarësinë e Kosovës për ta fituar besimin e ndërmjetësimit në dialog, ta detyron Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve
Bashkimi Evropian duhet ta njoh urgjentisht pavarësinë e Kosovës për ta fituar besimin e ndërmjetësimit në dialog, ta detyron Serbinë për zbatimin e marrëveshjeve

Xhevat Meha

  • 31 December 2020 - 14:57

Shkruan: Xhevat Meha

BE-ja së pari duhet ta detyroj Serbin që ti zbaton marrëveshjet e nënshkruara dhe vetëm pastaj ta ftoj Kosovën për bisedime tjera. Nuk është Kosova miope që të mos shoh përfitimet që Serbia po i merr nga marrëveshjet e nënshkruara nga Kosova. Këto marrëveshje nënshkruhen me kompromise nga Kosova, Kosova i zbaton këto marrëveshje dhe kompromiset e pranuara në Bruksel, Serbia përfiton nga këto kompromise kurse Serbia nuk e zbaton pjesën e vetë dhe Kosova nuk ka si të përfitoj nga këto marrëveshje. Nuk mundet Kosova të pranoj edhe më tutje këso lloj politikash nga BE.

Së pari duhet përkujtuar lexuesve se është publikuar në prill të vitit 2015 deklarata e Drejtorit për komunikim me media të Qeverisë së Serbisë i cili pat thënë: Serbia nga qershori i vitit 1999 kurrë nuk ka pasur kontroll më të madhe mbi Kosovën sesa ka tani, dhe kjo po vërtetohet në bisedimet e Brukselit. Dhe kjo u vërtetua në verë të po të njëjtit vit ku nga tandemi politik Hashim-Isa u nënshkruan dy marrëveshjet problematike për Kosovën, marrëveshja për bashkësinë e komunave serbe në Kosovë dhe për kufirin me Malin e Zi. Kjo u vërtetua edhe me marrëveshjet tjera të nënshkruara më vonë. Kontrolli i Serbisë mbi institucionet e Kosovës është duke u ushtruar edhe sot përmes rrjetit të strukturave të tyre të fshehta që po veprojnë në Kosovë. Kosova nuk duhet të hyj në bisedime me Serbinë para se të krijoj institucione që nuk janë të ndikuara nga veprimtaria e strukturave të fshehta serbe në Kosovë. Kosova nuk duhet të hyj në bisedime me Serbinë para se të krijoj kabinet qeveritar dhe Kryeministër që nuk është i ndikuar nga veprimtaria e këtyre strukturave të fshehta.

Sa për thirrjet nga BE për bisedime, janë dy punë që BE duhet t'i kryej para se të bëjë këtë thirrje: i) Të njoh Kosovën shtet të pavarur - A e njeh a nuk e njeh BE Kosovën shtet të pavarur? Nuk mundet Kosova të ulet në takime trepalëshe ky të dy palët tjera nuk e njohin Kosovën si shtet. ii) BE duhet të kthej kredibilitetin e humbur karshi Kosovës - BE ka lehtësuar numër shumë të madh të marrëveshjeve Kosovë-Serbi të cilat nuk po zbatohen nga Serbia. Si mundet BE të bëjë thirrje për marrëveshje tjera kur këto nuk zbatohen nga Serbia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".