Ka filluar fushata e aderimeve fallco, të korruptuarit po i ndërrojnë patritë politike

Ka filluar fushata e aderimeve fallco, të korruptuarit po i ndërrojnë patritë politike
Ka filluar fushata e aderimeve fallco, të korruptuarit po i ndërrojnë patritë politike

Dardan Grapci

  • 01 January 2021 - 15:06

Shkruan: Dardan Grapci

Tani nga logjika ime shtrohet pyetja se a mendojnë këta njerëz që duke aderuar nga një parti tek tjetra do të bëjnë ndryshime? Nuk e besoj, sepse kjo i bije sikur një këmbë që ka aromë të keqe t’ia veshësh patikat apo këpucët e reja, por kur e heq atë era e këmbës do e infekton edhe atë patikë apo këpucë. Kështu që njëjtë i bie edhe me politikanët, mund të shkojnë kah të donë, por fundi do të jetë përsëri i njëjti brumë politik. Të gjithë ata që e kanë mashtruar dhe vjedhë popullin, kësaj herë duhet të identifikohen, të izolohen, dhe nëse mblidhen nëpër parti politike të caktuara, duhet izoluar dhe ndëshkuar atë parti politike përmes votës që të mos mundet ta kalon as pragun zgjedhor për tu futur në Kuvend, e të mos flasim për më shumë, për ta marr timonin e qeverisjes së vendit.

Partitë politike në vend vetëm e kanë humbur imazhin e tyre dhe besimin tek qytetarët, prandaj çka do që do të ndodhë ditëve në vazhdim nuk do të jetë diçka e re për opinionin publik dhe për qytetarët e Kosovës, sepse të gjitha këto vite i kemi kaluar, edhe përpara në kohën e UNMIK-ut, por sidomos që nga viti 2008, kur është shpallur Kosova shtet i pavarur dhe vazhdimisht kanë devijuar nga premtimet, na kanë gënjyer e mashtruar. Që nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës e deri më sot, që nga ish-Presidenti Thaçi e deri tek deputeti i fundit, që nga Kryeministri dhe ministrat asgjë konkrete nuk kanë bërë për këtë popull, që nga viti 2012 kanë dhënë deklaratë të rrejshme, ku njëra nga ato ka qenë për Liberalizimin e Vizave. Aderime mundë të bëjnë, sa të duan por prapë se prapë janë të njëjtit njerëz të cilët e kanë sjellë Kosovën në këtë gjendje ku është sot. Përsëri do të jenë ata individ të ndyrë të cilët e kanë mashtruar popullin me vite.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".