Në duart e kujtë do ta lëm shtetin dhe paranë publike në vitin 2021!

Në duart e kujtë do ta lëm shtetin dhe paranë publike në vitin 2021!
Në duart e kujtë do ta lëm shtetin dhe paranë publike në vitin 2021!

Blerim Burjani

  • 02 January 2021 - 09:38

Shkruan: BLERIM BURJANI

Viti 2021 viti i shpresës apo i dëshprimit?

Kosova sic dihet po ballafaqohet me problem secilin vit me rendë , vitet shkuan hiq me pak 20 vjet te pasluftës me problem të mëdha , konfuzitet dhe pa ndonjë optimizëm të madhë se do të ndodhë një kthesë demokratike në vend.

Skena politike përbëhët prej atyre që 20 vjet shtetin e shohën si “lopë për të mjelur”, ose po sikur pemën për ti mbledhe frytat por jo për tu kujdesur për të mirë mbatjure atë dhe për të lenë vend sërish vtitin tjetër për të mbledhe frutat.

Është e dhimbshme dhe dëshpruese .Viti 2020 ishte vit i koronavirusit dhe I rrëzimit të qeverive dhe luftës së pangopur për pushtet dhe të atyre njerëzve që të rënditë në rrijn kafëve e në mbremje shkojn në debate televizive për të iu treguar pse ata e meritojnë votë në qytetarëve.Derisa sikur kaiteritë dhe restorantet I bë nin analfabetet ministra e deputet, në kohën e koronavirusit këto gjëëra u bënë përmes viberit dhe facebook.

Vazhdon tradita e keqe ku politika sherbën si mjet pasurimi dhe perfitimi dhe për të u bërë i njohur në publik, e për këtë publikut nuk duhet të iu kthehet gjë më të mirë por vetëm për të marr votat e tyre dhe për të sunduar me paran e tyre .Kjo taditë e keqe demokratike dhe e mbrapasht vazhdon dhe do të vazhdoj për një kohë të gjatë përderisa politika nuk zhvevshet si mjet punësimi , dhe si mjet përfitimi , pra përderisa politika të shnëdrrohet në mjet përfitues nga qytetari.

A janë lypsat e votave budalla?

Kjo është kategoria me e menqur e shoqërisë , pse te merren me kredi dhe borxhe për të hapur dyqane dhe kompani ekonomike më mirë me jetuar prej parave të gatshme të qytetarëve.

Pse të zgjohet një deputet në ora 7 të mëngjesit , më mirë të zgjohet në ora 12 të ditës dhe punën e fillonë në kafiteri dhe qebaptoret apo restornatet, ky është luksi që të sjellë politika të gjitha të mirat pa asnjë të keqe.

Pra politika është mjet I shenjtë dhe i bekuar për të padishmin dhe përtacin në sisitemin kapitalist , Kosova s’ka ekonomi të tregut ose është në fillim të saj, shteti është punëdhënsi kryesorë dhë ndërmarrjet publike vetëm RTK ka të punësuar njerëz që nuk dihet as si janë hy në punë vec kur të i shihni njerëzit ose japin lajme ose bëjnë kronika.

KEDS po ashtu kompani e problemeve, VALA 900 mbrohet nga dajalllaret - deputet nga vëllëzërit deputetë ose nga partia .Valla 900 është kompania me e madhe e nepotizmit politik dhe njerëzve familjar të partive politike po sikur ambasadat e Kosovës përplotë militant politik ambasador , shërbyes civilë nëpër ambasada, sekretarë e gjithcka.

Pse nuk kena me pa ditën tonë ?

Ditën e prosperitet e të demokracisë mund ta presim vetëm kur me politik merrën ata që meritojn të merrën dhe në radhë të parë kanë bërë dicka shumë të dobishme për vete dhe familjen e tyre me djersë e sakrificë dhë përkushtim për të ndërtuar së pari një familje të shëndosh për vete pastaj për të berë shumë për qytetarët.Se politika e tillë nuk po ndodhë në Kosovë edhe kjo dihet , edhe për një kohë të gjatë me një mentalitet të tillë politik të sotëm qytetarët shpresën e tyre do ta ndërtojnë duke menduar për të shtegtuar po sikur pë llumbat e zogjët në vendet me të ngrohta.

Viti 2021

Vit I sërishëm I sfidave së pari sfida me e madhe e lypsve të votave është se si të ruajn pagën e deputetit si individ në radhë të parë e për parti ska dertë sa fiton përqeindje votash, tash do te ketë mobilizim të hajnave të partive të numrimi votavae, dhe sërish lideret iu tregojnë komisionerve se kush duhet të votohet e kush jo?

Kjo ndodhë gjithmonë në Kosovë , përderisa për vjedhje të votavae nuk akuzohen asnjeherë lideret që I shtyjnë komisionerët e tyre për të vjedhë dhe manipuluar por individet partiak pra komisionerë të paguajnë cmimin e lidervë të tyre. Sfida e dytë është kush me kanë me bë koalicion?

Tash si duket të gjithë do të ikin nga linjat e kuqe se janë qujture jo te menqura ata të cilët vendosin linja e mbetën pa bukë deputeti dhe pa paga të majme që i marrin nga qytetarët, tash s’ka linja të kuqe janë bërë të gjelberta kush mbetët i kuq lanë duart dhe këmbët pa sapun dhe mbetet rrugëve.

Pra lypsat edhe ata inatgjinjet më të mdhenjë politik po zbutën askush nuk është budallë me vendos linja te kuq e me mbet në rrugë e pa punë ?

Këta budallenjë mund të mos ekzistojn në këto zgjedhje te ardhshme.

Pra s’ka budallenjë të gjithë të menqur janë bërë analfabetet nga linjat e kuqe mbetën në rrugë e me linja te gjelbërta punësohen jo vetëm ata në shtet por edhe familjarët e tyre, partiakët e tyre dhe ambasadorët partiak që I bëjnë , pra të gjithë përfitojnë nga linjat e gjelbërta.

Tash më mirë koalicion me ata që mund te merrën vesh për të zgjedhë qeverinë e re dhe presidentin e ri të shtetit, pra koalicioni i ardhshëm i ka dy pazare për ti bërë : postin e kryeministritë dhe postin e presidentit.

Pra beteja me e madhe është kush po del partia e parë që Ipet e drejta dy herë me zgjedhë kryeministrin, nëse nuk e bënë dy herë fituesi, atëherë humbësit bëhen bashkë dhe bëjnë koalicion dhe ndajn tallin, pra kush është budallë me hup postin e kryeministrit dhe të presidentit, nëse do te ketë kësi budallenjë atëherë“normal” që do të mbetën opozit konstruktive dhe të luftojn sa më parë ta rrëzojn sërish qeverin për të shkuar në zgjedhje

sërish, por kurrë mendja nuk iu shkon me lanë politikën e me hap një dyqan në mahallë apo ne fshatë me punue vet e më përfituar më djerës paranë e jo me rrjepë qytetarin.

Qytetari i Kosovës i kishte pas 7 lë lë kura e më shumë , pra po i regjenerohet lëkura gjithmonë .

Ata që u morën në Hagë po bëjnë fonde private për të mbledhë pare, nuk ka dertë që shteti po jep para për avokatet e tyre, por ata dëshirojn të ndihen më të sigurt edhe pas burgut apo shpalljes së pafajshëm të tyre.

A jemi na të menqur dhe a do të mbushemi mend ndonjëherë ?

Kjo varet nga ne, nëse e ndryshojmë mendimin se i papuni nuk shtin në punë njerëz, por e shtin vetën dhe familjen e tij në punë dhe njerëzit e parties, atë herë ne votojmë njerëz dhe kandidat me nje biografi të pasur dhe të pa korruptuar, njerëz që me djersën e vet e kanë mbërri pasurimin e jo me parat e qytetarve, e kësaj here jemi të menqur të pjekur dhe dinjitozë dhe nuk e japim paranë tonë për njerëz që lypin vota kotë e për fitojnë nga populli.

Në këto zgjedhje të vitit 2021 nuk do të mund të kandidohen ata që tre vjet e fundit janë

dënuar nga gjykata , e tash kë tu është problemi? Ne mesin e njerëzve të partive ka plotë

njerëz të tillë , së pari në VV hiq me pak se 27 prej tyre, në PDK mbi 12, në AAK mbi 10 dhe në LDK rreth 9 persona.

Pra nuk është e rastësishme pse nuk u morën vesh për datën e zgjedhjeve për shkak se po i rishikojnë se a janë në atë listë ku ata nuk janë të denjë të kandidohen për deputet më ?

Këtë rishikim po pret VV nëse Gjykata Kushtetuese jep sqarime shtesë për këtë çështje nëse nuk i rrok ata , atëhëre në javë në partë të janarit 2021 do të caktohen zgjedhjet, nëse jo ateherë pritet krizë edhe në caktimin e datës dhe Qeveria Hoti vazhdon me punue..

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".