Zhytja e politikës në krim zhgënjen qytetarët, bojkotimi i zgjedhjeve opsion real

Zhytja e politikës në krim zhgënjen qytetarët, bojkotimi i zgjedhjeve opsion real

Gani Qarri

  • 03 January 2021 - 07:39

Shkruan: Gani Qarri

Tani më ekziston rreziku real, që të rritet akoma më shumë humbja e interesimit të qytetarëve edhe për të dalë në zgjedhje dhe si formë qytetare e bojkotimit masiv, më në fund, tërësisht në mënyrë spontane, të bie edhe pjesëmarrja në votime, për të shprehur kështu zhgënjimin e madh në partitë aktuale politike, të cilat pa marrë parasysh gjendjen e rëndë në vend dhe vështirësitë në rritje, përditë e më tepër të qytetarëve, keqpërdorin çdo rast dhe mundësi, për të luftuar njëri tjetrin dhe kënaq egot personale në kurriz të popullit dhe qytetarëve të Kosovës.

Pikërisht për shkak të degjenerimit total të partive ekzistuese mafio-oligarkike, gjendja shoqërore, shëndetësore, materiale dhe politike, mjerisht sa vjen e vështirësohet edhe më keq, në gjithë vendin. Madje, vet fakti se dy qeveri brenda një viti dështuan dhe nuk arritën të gjejnë gjuhë të përbashkët për ta qeverisur shtetin, duke manipuluar edhe procesin zgjedhor për të krijuar edhe koalicion e qeveri kundër kushtetuese, vetëm e vetëm, për të kënaqur interesat personale dhe ato klienteliste, mjafton për ta kuptuar populli i Kosovës, se me çfarë udhëheqësie demonësh politik, ka të bëjë dhe deri ku janë në gjendje të shkojnë politik bërësit e kriminalizuar në keqpërdorimin e pafund të brishtësisë së shtetit tonë të ri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".