Kosova po rrezikon të zbrazet si Islanda, ja pse po ikën popullata

Kosova po rrezikon të zbrazet si Islanda, ja pse po ikën popullata
Kosova po rrezikon të zbrazet si Islanda, ja pse po ikën popullata

Faik Krasniqi

  • 03 January 2021 - 07:32

Shkruan: Faik Krasniqi

Kosova nuk mund të prodhoj vetura ose aeroplanë, prandaj fokusi në ekonomi duhet të jetë në ato resurse që i kemi: Bujqësi/blegtori, turizëm, prodhim dhe shërbime të ndryshme. Kjo gjë mundë të bëhet vetëm nëse themelohet një fond për investime. Aty është zhvillimi ekonomik dhe hapja e vendeve të reja të punës. Prandaj aq sa është e rëndësishme themelimi i këtij fondi, po aq sa pjesëmarrja masive për të ndëshkuar kastën e vjetër politike. Përndryshe Kosova do vazhdoj të mbetet eksportues i burimeve njerëzore drejt perëndimit, dhe brenda pak vitesh numri i popullatës të mbetet sa Islanda!

Në këto zgjedhje të parakohshme, mundë të kemi pjesëmarrje më të madhe të votuesve se në zgjedhjet paraprake. Nëse vijnë nga Mërgata për të votuar, atëherë do të kemi pjesëmarrje edhe më masive. Do të kemi votë ndëshkimi ndaj partive politike që kanë qeverisur për më shumë se dy dekada, sepse populli është irrituar për shkak të mjerimit që e ka kapluar vendin tonë. Dhe jo pse presin mrekulli nga partia ose partitë që do t‘i fitojnë zgjedhjet dhe do na qeverisin, sepse deri më tash s‘kemi parë asnjë plan program konkret se si do të dalim nga kjo gjendje e mjerueshme. Siç kam thënë edhe më herët, Kosovës i duhet një plan konkret ekonomik. Themeli i një shteti lidhet me ekonomi. Pa ekonomi të mirëfilltë s‘ka as zhvillim të shtetit. Kur ke ekonomi të zhvilluar, të tjerat vijnë më pas. Ekonomia është ajo që rregullon gjithçka.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".