
Lexoni edhe:
Katër të vdekur e 229 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Shkruan: Blerim Burjani
Nëse veç mendohet seriozisht te kjo temë, duhet të ndodhë reforma zgjedhore, të ndryshon ligji dhe aty të sigurohen vende të rezervuara, së pakut dy vendeve nga diaspora në Kuvend. Nëse bëhet ky ndryshim atëherë mundë të flasim për qasje serioze ndaj kësaj çështje. Nga vendet në fqinjësi , përfaqësimin e diasporës në Kuvend, përmes vendeve të rezervuara e ka rregulluar Maqedonia, ku në Kuvendi duhet të ketë dy përfaqësuese nga diaspora. Pra këtu te ne duhet të ndodhë ndryshimi i Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhje, ndryshe të gjitha të tjerat mbeten premtime dhe fontanë dëshirash.
Katër të vdekur e 229 raste të reja me COVID-19 në Kosovë
Lexoni edhe:
Sigurimi i ulëseve në Kuvendin e Kosovës për deputet, në cilësinë e përfaqësuesve të diasporës, është një çështje që akoma nuk është e rregulluar në Ligjin për zgjedhjet ku diasporës do ti siguroheshin vende të rezervuara në Kuvend. Kjo çështje duhet të zgjidhet e rregullohet me ligj por nuk mundë të realizohet kështu sikur që ja kanë nisur këta tani, me premtime të kota e me marketing politik. Kjo që po flitet tash e po premtohet nuk është gjë tjetër veç se një përpjekje për mashtrim dhe një marketing i pastër politik, është një përpjekje perfide për zhvatje ndaj diasporës, është tentativë jo serioze, e ulët, për ta joshë diasporën dhe paratë që i kanë. Pra kjo të tingëllon se mundë të realizohet ligjërisht dhe të bëhet realitet, por në fakt është e pa realizueshme me legjislacionin aktual. Për të pasur vende të rezervuara, për diasporën në Kuvend, dy a tre vende, duhet të jetë e përcaktuar saktësisht me ligj, prandaj kjo tani kështu nuk tingëllon aspak seriozisht pasi që partitë mundë të vetëm mundë të kandidojnë në listën e tyre persona nga diaspora por kjo nuk iu garanton asnjë vend në Kuvend, por vetëm mundësi votimi si të gjithë kandidatët e tjerë.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".