Të inkriminuarit e kapën shtetin duke grabitur dhunshëm pushtetin, për ta bllokuar ligjit Vetting

Të inkriminuarit e kapën shtetin duke grabitur dhunshëm pushtetin, për ta bllokuar ligjit Vetting
Të inkriminuarit e kapën shtetin duke grabitur dhunshëm pushtetin, për ta bllokuar ligjit Vetting

Arsim Haziri

  • 03 January 2021 - 15:48

Shkruan: Arsim Haziri

Si shtet e shoqëri jemi ngulfatë prej problemeve të panumërta, dhe gjithë ky degradim është proces i një funksionimi ji i drejt i institucioneve shtetërore, me theks të veçantë të drejtësisë, prandaj potencoi se qeveria e ardhme sikur ta mendonte shkëputjen nga epoka e errët, do duhej ta aplikonte reformën e thellë në drejtësi duke e nxjerr në plan të parë miratimin dhe fillimin e zbatimit të Ligjit Vetting.

Vettingun, si proces profitabil, për forcimin e shtetit të së drejtës, për shoqërinë, këta që janë në pushtet aspak nuk e kanë dashur, prandaj nuk e kanë proceduar më tej. Kosova për të rritur nivelin e profesionalizmit, pa anshmërisë, eficiencës dhe zvogëlimin e dukurive me peshë negative, do duhej që një çështje e tillë ti jep prioritet dhe të ishte e përmbyllur si temë, po të shihej seriozisht me interes nga ata që e morën timonin e qeverisjes së shtetit, me grusht shtet, nga Qeveria Kurti. Reformat në sistemin e drejtësisë aspak nuk janë marrë në konsideratë, prandaj ky shtet edhe është dhunuar skajshmërisht, jo nga grupacionet e ndryshme sociale, por nga pasiviteti enorm institucional. Problemet e identifikuara dhe shqetësuese për secilin qytetarë veçanërisht për institucionet relevante, do duhet të ishin premisat themelore që ta shtytnin pozitivisht një proces të tillë. Fuqizimi i sistemit të drejtësisë arrihet vetëm pasi të konkretizohet një çështje e tillë, ky do të mund të ishte hapi bazik në drejtim të aktivizimit, funksionimit të drejtësisë në shoqërinë tonë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".