Partitë politike si “zadrugat” e fshatit, hyrje dalje banale me aderimet për interesa personale

Partitë politike si “zadrugat” e fshatit, hyrje dalje banale me aderimet për interesa personale
Partitë politike si “zadrugat” e fshatit, hyrje dalje banale me aderimet për interesa personale

Nexhat Haziri

  • 04 January 2021 - 17:27

Shkruan: Nexhat Haziri

Kjo ka bërë që partitë politike në Kosovë, të jenë larg reformimit, demokratizimit dhe definimit të tyre ideologjike mbi parimet e funksionimit demokratik. Por kjo nuk është diçka që e karakterizon vetëm skenën politike, apo partitë në Kosovë, është sindrom ballkanik ku partitë politike janë lideriste ku vendimmarrja I takon vetëm liderit dhe strukturat e tjera janë vetëm “një tufë delesh” që e ndjekin pas liderin i cili e mban “kumbonën” kudo dhe për çka do.

Aderimet e reja në subjekte politike në prag të zgjedhjeve, ju shërbejnë partive politike për marketing politik dhe tentim për ta ndrequr imazhin e tyre, tashmë më shumë se dy dekada të rrënuar, por edhe personave të cilët aderojnë për interesat e tyre personale për të zënë ndonjë vend në institucionet e shtetit, dhe jo diçka të re që ata mund të sjellin në skenën politike kosovare. Kjo ndodhë për faktin se “pronarët” e partive politike, të cilat ia kanë shndërruar në “zadruga” të tyre, vështirë se krijojnë hapësirë mendimi dhe veprimi për të aderuarit në partitë politike. Këtu nuk dallon asnjë nga partitë politike, pasi shohim se mentaliteti i politike bërjes është i njëjti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".