Politika e jashtme e Kosovës, prioritet për ristrukturim profesional nga Qeveria në ardhje

Politika e jashtme e Kosovës, prioritet për ristrukturim profesional nga Qeveria në ardhje
Politika e jashtme e Kosovës, prioritet për ristrukturim profesional nga Qeveria në ardhje

Arsim Haziri

  • 05 January 2021 - 19:00

Shkruan: Arsim Haziri

Politika e jashtme e Kosovës deri më tani ka qenë e mbisunduar nga grupet e ngushta familjare dhe klienteliste të interesit, nuk ju është dhënë hapësirë dhe përgjegjësi profesionistëve të fushës. Tani mbetet obligim i dorës së parë, detyrim i qeverisë së re që ta ketë prioritet urgjent ristrukturim profesional të gjithë rrjetit diplomatin, për ti dhënë fuqi she mandat nacional politikës së jashtme. Uroj që procesi i ri elektoral të jetë vendimtar në reformimin e politik dhe institucional, duke mos e përjashtuar assesi as mënyrën e qeverisjes, ku bazë fundamentale ka qytetarin dhe nevojën e tij duke e përfshirë edhe rritjen e përgjegjësisë ndaj ligjit.

Politika jonë gjithnjë ka qenë e stepur në relacion me politikën e Beogradit, një neglizhencë e tillë ka prodhuar rrethana të padobishme dhe që kanë rezultuar edhe me baltosjen e imazhit të Kosovës. Vendi ynë është zvogëluar dukshëm në përfaqësim dhe promovim dhe e gjithë kjo situatë destruktive është reflektim i një politike tejet pasive dhe shkujdesur që është paraqitur në arenë ndërkombëtare. Paraqitja sa më e denjët dhe rritja e vlerësimeve ndërkombëtare në relacion me vendin tonë, është përcaktim i një stabiliteti të qëndrueshëm institucional e politik, duke e karakterizuar atë me një staf të mirëfilltë dhe të përgatitur, pa ndërhyrje të rënd në profesionalizëm. Politika e jashtme është fytyra e rrethanave të brendshme, dhe jo vetëm kjo, stafi profesional dhe i përgatitur ndikojnë në rritjen e imazhit dhe fytyrës shtetërore. Ne deri më tani nuk kemi qenë të qeverisur sipas vlerave dhe parimeve, duke veçuar nevojën imediate që ka reflektuar në shoqëri. Pra në kultivimin e një përshtypje negative kanë ndikuar shumë faktorë, që nuk ia vlen as për t'i shpjeguar meqë janë edhe tejet të dukshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".