Si “e qortoi” prof.dr. Riza Smaka Kushnerin

Si “e qortoi” prof.dr. Riza Smaka Kushnerin
Si “e qortoi” prof.dr. Riza Smaka Kushnerin

Adil Fetahu

  • 06 January 2021 - 09:53

Pas përfundimit të luftës në Kosovë (1999) dhe vendosjes së Administrimit të Përkohshëm të Kombeve të Bashkuara , tërë pushteti administrativ, ekzekutiv dhe gjyqësor ishte në kompetencë të UNMIK-ut. Në mbështetje të autorizimeve që kishte sipas Rezolutës 1244/1999, UNMIK-u riorganizoi sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, por nuk i rithemeloi disa gjykata të cilat kanë funksionuar para vitit 1990: Gjykata Kushtetuese, Gjykatat e Punës së Bashkuar dhe Gjykata Ekonomike e Qarkut në Gjakovë. Nga ana tjetër, themeloi disa institucione si kuazi-gjykata, të cilave iu dha autorizime të gjëra nga fusha e gjyqësisë,siç ishin: “Habitasi”, Agjensioni i Pronave dhe Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme, të cilat vendosnin për çështjet pronësore mbi pronat, banesat, tokat bujqësore etj.

Themelimi , struktura dhe funksionimi i sistemit gjyqësor dhe prokurorial në Kosovë u përcaktua me dy rregullore të UNMIK-ut (Nr.1999/6 dhe Nr.1999/7, dt.7 shtator 1999), sipas të cilave u themeluan dy komisione: Komisioni Teknik dhe Komisioni Këshilldhënës Gjyqësor. Komisioni i dytë është pararendës i Këshillit Gjyqësor të Kosovës që funksionon tash. Sipas Rregullores 1999/7, Komisioni ishte i pavarur në kryerjen e fuksionit të tij, sa i përket propizimit dhe rekomandimit për zgjedhjen, shkarkimin dhe disiplinimin e gjykatësve e prokurorëve dhe çështje tjera që kishin të bënin me sistemin gjyqësor. Natyrisht, pushtetin suprem dhe ekskluziiv e kishte Kryeadministratori, por emërimin dhe shkarkimin e gjykatësve e prokurorëve duhej ta bënte vetëm në bazë të rekomandimeve dhe prooozimeve të Komsionit Këshilldhënës Gjyqësor.

Sipas Rregullores nr.1999/7, përbërja e Komisionit ishte caktuar të ketë 11 ekspertë (8 vendorë dhe 3 ndërkombëtarë),profesionistë të dalluar të drejtësisë,me përvojë në fusha të ndryshme juridike, të cilët janë treguar për efektshmëri,aftësi, ndershmëri dhe paanësi. Ishte kjo detyrë e përhershme, me pagë mujore në nivel të pagës për gjykatësit e Gjykatës Supreme, dhe nuk duhet të ishin të angazhuar në ndonjë detyrë tetër, e cila do t’ishte në kundërshtim me funksionin e anëtarit të Komisionit. Pas konsultimeve të nevojshme, PSSP i kishte zgjedhur këta anëtarë të Komisionit Këshilldhënës Gjyqësor:

Prof.dr Riza Smaka, Anti Ruotsalainen (nga Finland), Adil Fetahu, Pamela S.Fahey( nga ShBA), prof.dr.Ragip Halili, Zhivojin Jokanoviq, Shaban Kajtazi, Sylvija Pantz (nga Franca), Tadej Rodiqi,Prof.dr.Rexhep Murati dhe Bajram Krasniqi.

Mbledhja e parë konstituive e Komisionit dhe betimi solemn i anëtarëve, para Kryeadministratorit të UNMIK-ut, Bernard Kushner,u bë më 27 tetor 1999. Sipas propozimit tim, koordinator (kryetar) i Komisionit u zgjodh (njëzërit, me aklamacion) prof.dr.Riza Smaka, ndërsa me propozimin e Rizës, zëvendës koordinatori u zgjodh gjykatësi nga Finlanda, Ruot Salainen.

Aspektet teknike të punës së Komisionit mbështeteshin nga OSCE dhe Departamenti për Çështje Juridike të UNMIK-ut.

Pas zbatimit të procedurave të nevojshme të shpalljës së konkursit, grumbullimit të aplikacioneve të më se 700 kandidatëve të paraqitur në konkurs për gjykatës e prokurorë tëinstancave të ndryshme, intervistimit të tyre nëpër grupe në qendrat e gjykatave të qarkut, verifikimit të plotësimit të kushteve, - Komisioni hartoi listën e 139 kandidatëve të pare, të propozuar për secilën gjykatë e prokurori, të cilën solemnisht ia dorëzoi Kushnerit më 19 qershor 2000, për t’i emëruar në pozitat e propozuara. Mirëpo, me sugjerime të personave të paautorizuar dhe jokompetent, Kushneri e kishte ndryshuar listën, duke hequr disa kandidatë të propozuar nga Komisioni, e futurkandidatë tjerë.

Prandaj, në mbledhjen e Komisionit më 4 shtator 2000, u kritikua veprimi i tillë i Kryeadministratorit dhe u miratua letra protestuese që iu dërgua Kushnerit, me kërkesë që për atë veprim të ndryshimit të listës së Komisionit, tëjep sqarime. Në vazhdim, lexoni letrën e nënshkruar nga prof.Riza Smaka, dërguar Kushnerit.

Nga mbledhja e Komisionit Këshilldhënës Gjyqësor (19 qershor 2000), me rastin e dorëzimit të Listës së propozuar Kushnerit, per emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve.

Në foto: Prof.dr.Riza Smaka (në këmbë), duke folur për punën e Komisionit deri në përgatitjen e listëssë propozuar. Nga e majta në vazhdim: Tadej Rodiqi, Shaban Kajtazi, Ragip Halili, Zhivojin Jokanoviq, përkthyesja (?), Adil Fetahu, Bajram Krasniqi dhe Rexhep Murati. Kushneri në krye (shihet shpina). Në mbledhje nuk ishin anëtarët e Komisionit nga radhët e ndërkombëtarëve.

KOMISIONI KËSHILLDHËNËS

GJYQËSOR

Prishtinë, 4 shtator 2000

PËRFAQËSUESIT SPECIAL TË SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM

TË KOMBEVE TË BASHKUARA

-Zotëriut dr. Bernard Kushner -

P r i sh t i n ë

===========

Zotri Kryeadministrator,

Pas një pune intensivedisamuajshe të procedurës së konkurimit,shqyrtimit të dokumenteve, mbajtjëssë intervistave, përpunimit të dhesistematizimit të të dhënave dhe përzgjedhjes së kandidatëve për raundin e dytë të emërimit,- KomisioniKëshilldhënës Gjyqësor, në bazë të autorizimeve dhe kritereve e qëllimeve të përcaktuara me Rregulloren Tuaj, Nr.1999/7, e përpiloi regjistrin definitiv të kandidatëve të rekomanduar për gjykatës eprokurorë në organet e judikaturës së Kosovës. Regjistrin me kandidatët e rekomandua Komisioni ua dorëzoi më 19 qershor 2000, në kompetencë të mëtejme për emërimin e gjykatësve dhe prokurorëve. Me rastin e dorëzimit të regjistrit, Koordinatori i Komisionit ju pat njohtuar me punën që ka bërë Komisioni deri në përpilimin e regjistrit, duke u përpjekur maksimalisht t’i zgjedhë dhe rekomandojë kandidatët mëtë mirë për vendet adekuate,gjithnjë duke pasur parasysh kriteret e Rregullores dhe cilësitë e tjera ngapuna e kaluar e kandidatëve.

Komisioni është i vetëdijshëm se mund të jetë bërë ndonjë lëshim nëpërzgjedhje dhe se do të ketë (pasur) ankesa, reagime e paknaqësi, si nga vetë kandidatëve të interesuar, poashtu edhe nga opinione tjera,qofshin ato të arsyeshme ose jo.Prandaj, Koordinatori iKomisionit Juluti që nëse doni të bëni ndryshime nga lista e rekomanduar, ta njohtoni paraprakisht Komisionin,nëmënyrë që Komisioni t’i rishqyrtojë rastet e të bëjë rekomandime plotësuese. Ju me atë rast premtuat se, poqese do të ketë nevojë për ndryshimin e listës së kandidatëve, do ta njohtoni Komisionin që të takohemi edhe njëherë për t’i shqyrtuar rastet konkrete, para se ta bëni emërimin.

Nga mjetet e informimit publik jemi bërë me dije se më 9 gusht2000, keni bërë emërimin e 139 gjykatësve e prokurorëve dhe 309 porotëve,dhe se ceremonia e betimit të tyre është mbajtur: në Gjilan më 10 gusht; në Mitrovicë më 11 gusht; nëPejë më 16 gusht dhe në Prizren më 17 gusht, kurse në Prishtinë do të mbahet nga mesi i muajit shtator 2000.

Nëndërkohë, nga 19 qershori deri më9 gusht,Komisioni nuk është njohtuar për asnjë ndryshim në listën e kandidatëve të propozuar etë rekomanduar nga Komisioni.

Ndërkaq, ngalistat epublikuara në lokalet zyrtare të gjykatave apo të komunave,shihet se janë bërë ndryshime të shumta nga regjIstri i propozuar prej Komisionit. Shumë kandidatë të propozuarnga Komisioni janë hequr nga lista, ca më pak janë transferuar prej një organi apo prej njëvendi në tjetrin, dheshumë të tjerë, të cilët nuk i ka propozuar Komisioni, janë emëruar në detyrat e gjykatësve apo të prokurorëve.

Konsiderojmë senë këtëmënyrë është dezavuuar puna dhe kompetenca e Komisionit KëshilldhënësGjyqësor. Jemi plotësisht koshient se PSSP ka autorizimet dhe kompetencën ekskluzive për emërimin e cilitdo person për të kryer funksione në gjyqësinë (dhe në administratën) e Kosovës, në pajtim meligjet e zbatueshme dheme rregulloret e UNMIK-ut (neni 1par.2 i RregulloresNr.1999/1,dt.25 qeshor 1999).Mirëpo,në dispozitën e nenit 7.1.të Rregullores Nr.1999/7,është përcaktuar shprehimisht se: “Përfaqëuesi Special i Seekretarit të Përgjithshëm do t’i emërojë gjyqtarët dheprokurorët në bazë të rekomandimeve të Komisionit,nga neni 5.1.më sipër”. Edhe vendimet për largimin ose shkarkimin nga detyra të ndonjëgjyqtari a prokurori, PSSP i merr në bazë të rekomandimeve të Komisionit (neni 7.3. dhe7.5.i Rregullores Nr.1999/7).

Duke pasur parasysh dispoozitat e Rregullores Nr.1999/7, emërimi i kandidatëve për gjykatës a prokurorë, të cilët nuk ishin në listën epropozuar të Komsiionit KëshilldhënësGjyqësor, paraqet shkelje të Rregullores në fjalë. Sepse, asnjë organ administrativ apo grup tjetër formal ose joformal, nuk ka autorizime për të propozuar kandidatë, e aq më pak për të ndryshuar listën e propozuar nga Komisioni kompetent.

Komsiioni Këshildhënës Gjyqsor, në mbledhjen e vet të rregullt,të mbajtur më 4 shtator 2000, vendosi të Ju bëjë me dije me vërejtjet e përmendura më sipër.Njëkohësisht do të dëshironim që për këtë çështje të caktoni një takim, qoftë me tërë Komisionin, apo me Koordinatorin e Komisionit, për të na sqaruar arsyet e ndryshimit të listës së propozuar nga Komisioni.

Duke pasur parasysh se Komisioni do të ketë punë përplotësimin e vendeve të paplotësuara apo të zbrazura deri më tash, pastaj për shqyrtimin e ankesave dhe masave tjera në kuptim të Rregullores Nr.1999/7 dhe asaj Nr.1999/18,- Ju propozojmë që sa mëparë ta bëni emërimin e dy anëtarëve ndërkombëtarë të Komisionit, në vend të z.Anti Ruotsalainen dhe znj.Pamela S.Fahey, të cilët kanë shkuar në detyra tjera.

Me shpresë se këto vërejtje e sugjerime do t’i pranoni me mirëkuptim, për një qëllim të përbashkët në punën tonë të mëtejme, Komisioni Ju përshëndet me respekt dhe Ju përgëzon për punën e madhe e të suksesshme që keni bërë në formimin e gjyqësisë së pavarur,të paanshme dhe multietnike, për aq sa janë mundësitë reale në këto rrethana në Kosovë.

Koordinator i Komisionit Këshilldhënës Gjyqësor

Dr.sc. Riza Smaka

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".