Kosova duhet çlirohet nga politikanët e sëmurë e psikopatë, si nga regjimi i Millosheviqit 

Kosova duhet çlirohet nga politikanët e sëmurë e psikopatë,  si nga regjimi i Millosheviqit 
Kosova duhet çlirohet nga politikanët e sëmurë e psikopatë,  si nga regjimi i Millosheviqit 

Dr. Hysni Aliu

  • 06 January 2021 - 12:02

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

 

Kosova po hyn në një fazë krenarie, sepse në zgjedhjet që vijnë do të përmbyset udhëheqja e robëruesve, e cila ishte në pushtet për 20 vite, por Kosova po hyn edhe në një faze të rrezikshme, ku si pasojë e rënies nga pushteti te robëruesve të popullit, dhe ndërprerjes së hajnisë, rrjedhimisht pritet të ketë një reaksion, i cili mund të shfaqet edhe me rrezik fizik për ata që pritet të marrin rolin udhëheqës në institucionet e ardhshme. Ashtu siç bëri Millosheviqi me ushtrinë e ti kur humbi luftën në Kosove, ku dogji e vodhi çdo gjë që i doli përpara, vrau e dhunoi, vetëm sepse e humbi një vend ku vidhte natë e ditë, edhe këta, është e mundshme që nuk do munden ta kontrollojnë dëshpërimin, si rrjedhojë reaksionet pritet të jenë të pa parashikuara. Bashkësia ndërkombëtare dhe organet e shërbimeve inteligjente duhet të jenë shumë sy qelë, sepse dëshpërimi vret, në këtë kuadër edhe dëshpërimi i kriminelëve mundë të vret. Gjuha që po përdorin, disa nga udhëheqësit më të lartë të disa partive e veçanërisht LDK-së, si një parti që ja mban vetes si një parti me njerëz të mirë të arsimuar, tregon për dëshpërimin, frikën dhe panikun e madhe që po mbretëron në mesin e tyre. Thotë një fjale popullore “ Gjuha është pasqyra e shpirtit”, andaj ne si popull dhe shtet duhet të jemi të shqetësuar. Nënçmimet, përçmimet, dhe përqeshjet, me terme që vetëm ata mund ti përdorin, duke i etiketuar njerëzit, në bazë të pamjes së jashtme, herë Mister Bin, e herë Bukë simite e herë trashaluqe e herë diçka tjetër, terminologji tjera që i përdorin për të thyer dinjitetin njerëzorë të këtyre individëve, që janë sinonim i çlirimit nga robëruesit, tregon se kush na ka udhëhequr deri më tani, dhe cila është arsyeja që këta njerëz deshën ta copëtonin Kosovën, vetëm e vetëm për ta mbajtur mafinë e krimit gjallë. E mbaj mëndë, kur njerëz te tille, përdornin terminologjinë përçmuese edhe për UÇK në, madje duke e mohuar ekzistencën e tyre, dhe madje madje duke i ndërlidhur veprimet UQK se me Serbinë. Lufta e tyre për te marr meritat e atyre qe luftonin dhe për ti shfrytëzuar frytet e luftës çlirimtare, solli atë qe solli, duke lënë vrage te thella ne historinë e Kosovës. Njëra ndër çështjet që trajtoj pothuajse qo ditë në punën time si mjek, është e kaluara e hidhur e individëve, e sidomos e kaluara gjatë moshës së fëmijërisë dhe pubertetit, fazë në të cilën njerëzit ju nënshtrohen një ngucjeje, përqeshje, nënçmimi e përçmimi nga grupe bashkëmoshatarësh, vetëm sepse ai ose ajo, është pak i ndryshëm nga të tjerët, në pamjen e jashtme, në fizikun apo në karakteristikat që ndërlidhen me komunikimin. Është e rëndë, kur njerëzit që qëndronin përkrah ambasadorit Grenell, e ambasadorëve të tjerë, kanë sjelljen e një të mituri, me çrregullim të zhvillimit psikologjik. Shkenca ka vërtetuar që përqeshjet që ju bëhen të rinjve dhe të rejave, lënë pasoja të mëdha në zhvillimin psikologjik të këtyre individëve, dhe si rrjedhojë, këta individ në vitet që pasojnë dhe në moshat e pjekurisë, vuajnë nga stresi post traumatik, ankthi, depresioni, e çrregullime të tjera psikologjike të cilat ua bëjnë jetën shumë të vështirë. Por jo vetëm kaq, rastet e vrasjeve në masë, që kanë ndodhur në perëndim, kanë qenë të ndërlidhura pikërisht me individët që kanë qenë më herët të keq trajtuar nga bashkëmoshatarët e tyre në shkollë. Po kush janë këta individë që përqeshin të tjerët, ashtu siç po bëjnë disa udhëheqës tanë në vitet e tyre të 60 ta? Zakonisht, këta individë, fatkeqësisht, rrjedhin nga një familje, ku në vend të emancipimit kulturore dhe zhvillimit emocional, ju ofrohet dhunë dhe aftësi përçmuese, përqeshje, këta individ rriten në familje ku qiftet bashkëshortore kanë probleme të mëdha në mes vete, niveli i tyre edukativo arsimor është i ulët, si rrjedhojë aftësitë për menaxhim të gjërave dhe situatave janë minimale. Këta fëmijë, në rrethin e vetë fatkeqësisht, nuk shohin moral e as njerzillëk, në vend të tyre, shohin alkoolin, dhunën ndaj femrës, drogën, dhunimet, ndarjet, nënshtrimet, lënien anash nga prindërit dhe rrethi. Këta fëmijë, lavdërohen nga prindërit kur bëjnë gjëra të këqija. Prindërit e tyre krenohen me ta dhe veprat e tmerrshme të tyre. Po si të zhvillohet ndryshe personaliteti antisocial (psikopatia) përveç në këtë mënyrë, pra kur fëmijët rriten dhe zhvillohen me prindërit që i ofrojnë rritje në kushte antisociale.

Për tu kthyer tek disa nga udhëheqësit e Kosovës, dua të them që sjellja e tyre, më kujton dhe më ngjanë me sjelljen e një grupi të rinjve 10-15 vjeçare që fatmirësisht janë një përqindje e vogël 3 %e meshkujve dhe 1% e femrave, që si të ri, fillojnë të japin shenja psikopatie, e si të rritur kanë gjasa të mëdha të vuajnë nga psikopatia apo personaliteti antisocial, nëse me kohë nuk marrin trajtimin adekuat dhe psikoterapi, duke ndërruar edhe rrethin ku jetojnë dhe veprojnë. Sipas shume hulumtimeve, të paktën 5 % e politikave vuajnë nga personaliteti antisocial pra psikopatia. Kur burrat në moshë, siç janë disa nga udhëheqësit tanë, përqeshin, mund ta paramendoj se cilit nivel të dhunës psikologjike ju nënshtrohen të rinjtë tanë nëpër shkoklat e tyre, andaj, është koha që në momentin e ndërrimit të pushteteve, ti qasemi kësaj problematike me seriozitetin më të madh të mundshëm. Fatkeqësisht, këta gjyshërit, është vonë për ti trajtuar psikologjikisht, por të paktën duhet minimizuar efektet kontaminuese për rrethin dhe të rinjtë që i shohin dhe i ndjejnë. Ne nuk meritojmë të udhëhiqemi nga njerëz të tillë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".