Krimet e luftës nuk vjetërsohen kurrë, amnistinë e kriminelëve serb nuk e lejon Amerika

Krimet e luftës nuk vjetërsohen kurrë, amnistinë e kriminelëve serb nuk e lejon Amerika
Krimet e luftës nuk vjetërsohen kurrë, amnistinë e kriminelëve serb nuk e lejon Amerika

Xhevat Meha

  • 07 January 2021 - 07:24

Shkruan: Xhevat Meha

Krimet e kryera nga Serbia kanë qenë të kryera edhe nga institucionet si politike shtetërore por edhe nga individ si pjesëtar të forcave të Sigurisë së Serbisë. Për të shkuar drejtësia në vend, Serbia duhet të bëhet përgjegjëse për krimet e kryera nga të dy këto rrafshe. Krimet e luftës nuk vjetërsohen kurrë. Vet Presidenti i tanishëm i SHBA-ve është njohës shumë i mirë dhe përkrahës i çështjes së Kosovës.

-Eliot Engël ka qenë përkrahës shumë i madh i çështjes së Kosovës në vazhdimësi, dhe për këtë Kosova është shumë mirënjohëse. Mirëpo politika amerikane është politike e institucioneve ku individët sigurisht japin kontributin e tyre, e që në rastin e Eliot Engel, Tom Lantosh e shumë të tjerë ka qenë e madhe. Por, ka pasur dhe ka edhe shumë individ të tjerë që kanë përkrahur dhe e përkrahin çështjen e Kosovës. Është e pritshme që kërkesat e filluara nga Eliot Engel që jo vetëm Kosova të marr përgjegjësitë për krimet eventuale të individëve, qoftë edhe brenda UÇK-së të jenë të fuqizuara edhe pas Eliot Engel. Edhe Serbia ka kryer krime në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".