Paranoja, e mashtrimi, po banuaka te ju në LDK!

Paranoja, e mashtrimi, po banuaka te ju në LDK!
Paranoja, e mashtrimi, po banuaka te ju në LDK!

Dr. Hysni Aliu

  • 08 January 2021 - 10:44

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Pse paskan heshtur të mençurit e LDK-së duke e njohur me kohë budallallëkun e ish Presidentit amerikanit Donald Trump?!

Ngjarjet në Kongresin amerikan, ku protestuesit pro Trump, dhunuan demokracinë që është shembull dhe udhërrëfyes për mbarë botën, siç duket ua paska dhënë mundësinë LDK se, së bashku me ata që bënë grusht shtet modern mbi qeverinë Kurti, që të rrahin gjoksin për veprat e tyre kundër vullnetit të popullit dhe gjoja mbrojtjen e Kosovës.

LDK, po thotë: “ ne e kemi ditë që Trump është budalla, dhe mundet me ba gjithçka, andaj e kemi ungj kryet edhe kem ba çka na ka than” (ky është një zbërthim i asaj çka tha Arben Gashi me shokët).

Pore çka do të ndodhtë sikur ish presidenti Thaçi të mos kthehej rrugës për në SHBA, si do copëtohej Kosova dhe Evropa, si rrjedhoje e këtij bashkimi me “budallain” në këtë pyetje nuk kanë përgjigje LDK me partitë tjera në pushtet. Dua të ju pyes juve të mençurit e vendit.

Pasi që e paskeni pas për mos me i “shti brinat” me Trumpin e Grenellin, përse ju atë botë, nuk e dërguat vendin në zgjedhje të lira, po e shfrytëzuat politiken jo tradicionalë “ të budallakavt” të Trumpit për të marr vetë pushtetin në mënyrë jo demokratike? Jam i sigurt që Trump, nuk ju ka kërcënuar me jetë, sepse nuk e kërcënoj as Albinin e as Merkelin që nuk ju bashkuan politikës së tij. Përse, tani, po e quani jo tradicional mikun tuaj Trump e Grenell e jo më herët kur ai jo tradicionali ju solli në pushtet?

A është kjo një dyfytyrësi dhe një jo sinqeritet, edhe ndaj Trump me Grenell si individ, pore edhe si përfaqësues zyrtarë ende në funksion të SHBA së? Mbajeni mend, miku i mirë qëndron besnik deri në fund, edhe në kohërat më të vështira. Ju nuk qenkeni miq të mirë, sepse po e fyeni Trumpin në momentin e parë të dobësimit të tij. A është kjo e turpshme? A është njerëzore? Atë që bënë protestuesit pro Trump, që tentuan ta përmbysin vullnetin e popullit amerikan, që votoi me shumicë si president të SHBA-së Josef Biden, e bënë edhe këta në Prishtinë, kur e rrëzuan qeverinë Kurti, veç se, këta përdorën metodologji tjera për përmbysjen e qeverisë. Presidenti J. Biden, ata individ dhunues i quajti terroristë të brendshëm jo rastësisht.

Tani këta të mençurit e LDK së, po krenohen që ju paskan bashkuar një administrate jo tradicionale siç po e quajnë ata, duke pranuar kështu edhe ndarjen e Kosovës si rrjedhojë edhe të Evropës si reaksion zingjirorë duke harruar që një demokraci nuk i bashkëngjitet kurrë një të keqeje të momentit, pa marrë parasysh çmimin. Tani, kurë Tramp është në shkuarje, këta të mençurit po guxojnë ta quajnë president dhe administratë jo tipike, jo tradicionale, që në realitet është administrata që ishte burimi kryesor i ardhjes së tyre në pushtet plotësisht kundër vullnetit të popullit. Ju që po rrihni gjoksin që i shpëtuat marrëdhëniet me miqtë perëndimor, në realitet, nuk po tregoni që marrëdhëniet nuk kanë qenë të dëmtuara as me SHBA-te e as me vendet tjera perëndimore që janë themeli i Kosovës, por problemi ka qenë me politikën jo tradicional të presidentit Trump dhe ambasadorit të tij Grenell, që tentonte të vizaton serish kufijtë e Evropës. Nënshtrimi juaj ndaj një furtune të tillë, tregoj se sa të lige jeni, për ta mbrojtur edhe vetveten edhe demokracinë botërore, e cila ishte kërcënuar seriozisht.

Demin katastrofal që ishit duke ja shkaktuar vendit tuaj dhe Evropës, e minimizoj Vjena dhe pjesa tradicionale e demokracisë perëndimore. Shtetet si Gjermania dhe Franca, nuk ju dërgojnë demarshe shteteve mike, siç bënë atë bote me LDK-në, pa pasur shqetësime ekstreme për atë që ndodhë.

Mos pranimi i z. Albin Kurti, për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë, ku do vizatoheshin de fakto kufijtë e Evropës, tregoi që ai njeri, ka qenë dhe është mbrojtësi më i mirë i demokracisë dhe shtetit ku jeton dhe më gjerë. Ai njeri, ka dinjitet, njerëzor, moral dhe intelektual të pa thyeshëm dhe të pa manipulueshëm.

Edhe lirimi i pozitës së Kryeministrit, në mënyrë të qetë, përkundër një grusht shteti modern, duke shmangur viktimat në njerëz, tregoi që ai njeri me të vërtetë, ideal e ka demokracinë dhe shtetin e së drejtës e jo karrigen si ju.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".