“VETËVENDOSJA” duhet dhe do të fitojë thellë me 14 Shkurt 2021

“VETËVENDOSJA” duhet dhe do të fitojë thellë me 14 Shkurt 2021
“VETËVENDOSJA” duhet dhe do të fitojë thellë me 14 Shkurt 2021

Skender Kapiti

  • 09 January 2021 - 11:11

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

“VETËVENDOSJA” do të triumfojë sepse: asaj i besojnë; sepse ajo ka treguar se guxon dhe vepron për interesin kombëtar; sepse ajo jep dhe është shpresë për ndryshim. Në prag të 17 Shkurtit, të përvjetorit të Pavarësisë, shqiptarët dhe Kosova do të festojnë edhe fitoren e demokracisë, fitoren e “VETËVENDOSJES”, e cila do të jetë fitorja e dytë e madhe si triumf i legjitimitetit popullor dhe i rënies së sistemit të korrupsuinit,hajnisë e tradhtisë.

Të gjitha partitë politike në Kosovë, me LDK, PDK, AAK, NISMA, AKR dhe satelitë të tjerë vocrrakë kanë dështuar dhe janë tejet të konsumuara sa që as gënjeshtra e mashtrime nuk mundet më që ato të prodhojnë.

Nuk ka besim e jo më shpresë te këto parti politike të dështuara, të degraduara e të gërryera nga korrupsioni, krimi, hajdutëria e tradhtia publike e kombëtare e tyre.

Nuk u premton koha as për ndryshim e as për moderim e modifikim, përvecse si djallëzi, mashtrim e hipokrizi. Ato duhet të shkojnë gjatë në opozitë dhe të fillojnë që të riparohen apo të arnohen politikisht, demokratikisht e kombëtarisht.

Te “VETEVENDOSJA” populli dhe votuesi kosovar ka besimin dhe shpresën se prej saj, duke ia besuar asaj pushtetin, Kosovës dhe shoqërisë kosovare do t’i vijë e mira, përmirësimi dhe ndryshimi për nga e mira kombëtare, mirëqënia e siguria sociale, ekonomike e juridike.

Te “VETEVENDSOSJA” është besimi se Kosova do të ndërtohet si shtet serioz, modern si dhe do të funksionojë ligji, demokracia shteti e shoqëria. Prandaj është e pashmangshme fitorja e saj e thellë në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021, që përkon shumë afër edhe me datën e madhe historike, me 17 Shkurtin, me Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

Pra shqiptarët e Kosovës do të festojnë edhe Shpalljen e Pavarësisë, por edhe çmontimin e sistemit të korrupsionit, pra si një çlirim i dytë i Kosovës.

“VETEVENDOSJA” do të triumfojë fuqishëm sepse opinioni i gjërë qytetar në Kosovë dhe madje edhe ai gjithshqiptar e dinë shumë mirë se qeveria e parë KURTI u rrëzua nga një grusht parlamentar shteti i klasës së vjetër politike: dështake, korruptive dhe kleptokratike, nga aleanca e së keqes LDK, PDK, AAK dhe NISMA.

“VETEVENDSOSJA” do të truiumfojë sepse ajo ka kundërshtuar Krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe, pra ka kundërshtuar minishtetin serb brënda Kosovës; ka kundërshtuar ashpër dhe fuqishëm Demarkacionin me Malin e Zi si dhe rrezikun për shkatërrimin e shtetit të Kosovës, ndarjen e coptimin e saj; ka kundershtuar fuqishem edhe ngritjen e Gjykatës Speciale si dhe minishengenin neojugosllav. “VETEVENDOSJA” do të triumfojë fuqishëm me 14 Shkurt 2021, pasi ajo ndërton shtetin ligjor dhe demokratik, bën VETING-un dhe po “VETËVENDOSJA” është ajo e cila do t’i kërkojë dhe detyrojë Serbinë që ta njohë dhe të përgjigjet për genocidin ndaj shqiptareve; do të kërkojë dëmshpërblimin për krimet dhe dëmet e shkaktuara nga makineria barbare politike, fetare dhe ushtarake që ka kryer regjimi kriminal e antinjerzor serb.

Do të fitojë “VETËVENDOSJA” dhe politika e saj e reprocitetit dhe e dinjitetit shtetëror e kombëtar.

*Skënder Sadri KAPITI, opinionist, analist, shkrimtar, jurist, historian, politolog, studiues i Fesë, Moralit e Filozofisë si dhe Veteran i UÇK-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".