Kah po shkon Kosova? Dikush po tenton ta kthej rroten prapa?!

Kah po shkon Kosova? Dikush po tenton ta kthej rroten prapa?!
Kah po shkon Kosova? Dikush po tenton ta kthej rroten prapa?!

Ismail Muçiqi

  • 10 January 2021 - 09:49

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila është shndërrua në sensacion politikë {juridik} përkitazi me mandatin e deputetit të Ekrem Arifit, janë quar në këmbë analist, e opinionist, avokat e jurist, gazetar e fshatar duke i parapri mendimit dhe paragjykimit se a do të ketë të drejtë Albin Kurti të bëhet Deputet i Parlamentit të Kosovës.

Vetëm verbësia, xhelozia mjerimi dhe pa dituria shprehin mendsinë dhe sadizmin ndaj rrjedhave shoqërore në politikën primitive që po e mbanë pengë Kosovën.

Pa patur qëllime të ndërhy apo komentojë vendimet e Gjykatës Kushtetuese se a janë burime dhe shprehje e normave kushtetuese të aktit më të lartë juridik të një vendi në momentin e pikërishëm komentet të cilat po bëhen në mediumet, portalet dhe rrjetet sociale po shkaktojnë tensione dhe amulli para qytetareve.

Kosova decenie me radhë po vuan nga politika destruktive, nga degradimi i vlerave njerëzore dhe intelektuale nga ngecja e sundimit të sistemit të drejtësisë, nga zhvatja e buxhetit të shtetit dukuri këto negative të cilat kanë arritur të depërtojnë afër majës së piramidës.

Shtrohet një pyetje.. A janë të vedishëm ky lloj i njerëzve "intelektualeve" se sistemi i drejtësisë deri tek instanca më e lartë Gjykata Kushtetuese janë formue si institucione të shtetit për ta ruajtur dhe mbrojtur sistemin juridikë, demokracinë dhe lirinë por gjithmonë duke i mbrojtur vlerat morale, intelektuale, shkencore, humane të njerëzve të cilët e garantojnë perspektiven progresin dhe ndërtimin e shtetit edhe përmes veprimeve politike të cilat e determinojnë nivelin e organizimit politikë të një shteti normalë.

Pa pasur asnjë interes nga asnjë strukturë apo liderë politikë shprehi mendimin dhe pikëpamjet e mija në lidhje me kandidimin apo mos kandinimin e Albin Kurtit për Deputet të Parlamentit të Kosovës.

Nëse shoqëria Kosovare është ngopur nga qeverisjet e kaluara atëherë disponimi gjithandej Kosovës dhe më gjërë është në përkrahje të Albin Kurtit për tu bërë Kryeministër i Kosovës.

Këtij entuziazëm dhe vullneti nuk ka të drejtë askush në Kosovë ti paraqes pengesë apo sanksione Albin Kurtit të cilin populli po e kërkon në krye të Institucioneve të Kosovës si i vetmi i cili mundë ta nxjerr Kosovonë nga kaosi shumë vjeçare.

Nëse Gjykata Kushtetuese element kryesor e kishte vetingun e njerëzve të pastër, të pa korruptuar me integritet atëherë Albin Kurti është modelë pozitivë i politikës Kosovare.

Veprimi i Kurtit dhe të disa bashkëpunëtoreve të tijë duke hedhur gazë lotsjellës në Parlamentin e Kosovës sado që dukej veprime i vrazhdë për kohën mendoj se s/pari duhet analizuar motivin, qëllimin dhe rezultatin e ngjarjes.

Nuk ka dyshime se në Parlamentin e Kosovës gazi lotsjellës kishte qëllime ruajtjen e territorit, të kufirit të Kosovës me Malin e Zi, ku më vonë kapitulluen  institucionet e shtetit e këtë e vërtetojë edhe komisioni profesional, shkencorë, qeveritar për shënimin e vijës kufitare.

Mendojë se kalkulimet politike dhe marrja e vendimeve nga ana e institucioneve të drejtësisë athokë dhe të pa menduara mirë mundë të shkaktojnë probleme të natyrave të ndryshme në rrjedhin e procesit zgjedhorë dhe në stabilizimin e vendit.

Institucionet e shtetit dhe njerëzit që udhëheqin me të duhet të kenë sensin dhe guximin që në momentet e caktuara duhet të  matin pulsinë  e popullit, edhe nëse reflekton ngjyra dhe kahja politike nga njëherë.

Kjo është mençuri për të krijua shoqëri demokratike dhe për ti hapë rrugë proceseve politike për ti zgjedhur institucionet kredibile të Shtetit të Kosovës, vetëm kështu vjen ndryshimi duke e respektuar vullnetin dhe kërkesat e qytetareve.

Prandaj është koha e fundit që  shoqëria të lirohet  nga ndjenja e xhelozisë, dhe e sadizmit e cila ka depërtua thellë në shpirtin dhe mendjen e një pjese të njerëzve të cilët janë bërë të neveritshëm

për audiencën e gjerë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".