Politikanët mashtrues e të korruptuar ëndërrojnë ti zhvatin milionat e diasporës për financim të fushatës zgjedhore

Politikanët mashtrues e të korruptuar ëndërrojnë ti zhvatin milionat e diasporës për financim të fushatës zgjedhore
Politikanët mashtrues e të korruptuar ëndërrojnë ti zhvatin milionat e diasporës për financim të fushatës zgjedhore

Blerim Burjani

  • 12 January 2021 - 17:06

Shkruan: Blerim Burjani

Kandidatët deputet nuk mundë të vijnë në Kosovë javë për javë apo për të qëndruar plotësisht në Kosovë dhe për të humbur vendin e punës së tyre nga vijnë. Pra nuk mundë të ndodhë kjo dhe për këtë arsye kjo quhet marketing , malverzim, mashtrim për të bërë para apo për të inkasuar para nga diaspora për fushata politike e gjëra të tjera. Kjo i bie sikur te mashtrimi me ato fondet e dikurshme që u bënë gjatë kohës së luftës dhe kurrë nuk u ditë çfarë ndodhi me ato par të mbledhura ,ku shkuan dhe askush nuk dha ndonjë përgjegjësi për to.

-Tema e Preshevës apo tema e diasporës janë duke u bërë tema marketingu në këtë para fushatë të partive politike. Diaspora është ngritur si çështje për shkak të milionave që vijnë nga diaspora, pra PDK, AAK, VV e të gjithë po merren me diasporën gjë që nuk ka ndodhë më herët, përderisa Lugina e Preshevës apo viset tjera shqiptare në Medvexhë dhe Bujanovc më pak , çka të premtojnë për Luginën. Kjo shpesh tingëllon qesharake kur të përmendet Lugina e të gjithë e dinë se është marketing politik i pa bazë , pra nuk ka ndonjë shpresë madje as minimale që Lugina ti bashkohet Kosovës, pra marketingu vazhdon më shumë për diasporën dhe parat e diasporës. Sa për Luginën dhe zgjidhjen e problemeve shqiptare siç quhet në Kosovën Lindore, nuk mundë të premtohen asnjë vend, askush e as PDK nuk mundë të detyroj qytetarët e Kosovës të votojnë për disa kandidat të diasporës që vendosen në listë , kjo ndodhë vetëm në forma të paligjshme dhe me lobizim politik e partiak për të votuar kandidat nga diaspora.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".