Kush u beson sloganeve boshe dhe steroetipe të disa partive politike të cilat ishin në pushtet !?

Kush u beson sloganeve boshe dhe steroetipe të disa partive politike të cilat ishin në pushtet !?
Kush u beson sloganeve boshe dhe steroetipe të disa partive politike të cilat ishin në pushtet !?

Ismail Muçiqi

  • 13 January 2021 - 09:19

Në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të cilat pritën të mbahen në muajin shkurt të këtij vitit partitë politike të cilat do të garojnë për të fituar vota për tu bere pjese e Parlamentit të Kosovës ende nuk e kanë shpalosur sloganet me premtime para elektoratit.

Shtrohet pyetja a ka mbet ndonjë kauzë nga e cila do të dalë slogani para qytetareve të partive politike për të kërkuar votën nga elektoratit i zhgënjyer.

Gjatë zgjedhjeve të fundit të cilat u mbajtën vitin e kaluar shumica e partive politike përmes retorikes boshe qytetareve u premtuan qindra mija vende të punës, liberalizimin e vizave, zhvillim ekonomikë, integrimin e Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar, njohje të reja nga vendet e ndryshme për Shtetin e Kosovës, trajtimin e problemit nacional për të pa gjeturit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zbardhjen e vrasjeve politike dhe shumë babadimra tjerë.

Periudha që kalojë, i qiti në pah dhe i demantojë po thuajse 90% të sloganeve dhe premtimeve të bëra të cilat nuk u realizuan asnjëherë dhe u anashkaluan nga partitë të cilat erdhën në pushtet.

Mendja ma thotë se të gjitha partitë dhe koalicionet qe qeverisën gjatë pas luftës u sprovuan dhe u konsuamuan duke mos qenë në gjendje që proceset politike  në ndërtimin dhe forcimin e Shtetit të Kosovës ti qojnë përpara në asnjë segment.

Këtu dorën në zemër nuk mund ta fajsojm Lëvizjen Vetëvendosje edhe për kundër programit politikë i cili dallon nga të gjitha partitë tjera nuk arriti të udhëheq me vendin.

Lëvizja Vetëvendosje viteve të fundit ka arrit të konsolidohet dhe të fitojë simpati dhe përkrahje gjithandej Kosovës si e vetmja shpresë e qytetareve që është në gjendje ti sjellë ndryshime pozitive vendit.

Turbulencat në Lidhjen Demokratike të Kosovës pas largimit të Vjosa Osmanit si dhe mos reformimi i brendshëm i partisë dhe i udhëheqjes së saj i zvogëlon shpresat e kësaj partie se në zgjedhjet e ardhshme mund të arrijë ndonjë mrekulli. Një pjesë e elektoratit e kësaj partie haptazi do ta votojnë Vjosa Osmanin dhe iniciativën e subjektit të saj.

Slogani i saj i cili shprehet me guximin dhe konsistencën e saj sipas sondazheve të ndryshme pritet që kjo iniciativë të marrë një numër të konsiderueshëm të votuesve.

Mjerisht Partia Demokratike e Kosovës kësaj radhe ka hendikepin më të madh pas shkuarjes në Hagë të liderit të saj Kadri Veselit.

Kjo parti ende nuk e ka shfaq sloganin partiak për zgjedhjet e ardhshme.

Mendoj se partitë tjera minore të cilat më shumë i përkasin regjioneve të rretheve të Dukagjinit dhe të Malishevës kësaj radhe edhe përkundër lobimit dhe propagandës që po zhvillohet përmes mediumeve të ndryshme nuk pritet të marrin numrin e votave që kishin  arritur më parë.

Është shumë diskutitabile dhe e pabesueshme që Nisma Social Demokrate të fitojë votat e mjaftueshme për tu bërë pjesë e Parlamentit.

Po ashtu sloganeve të AKR-së të Behgjet Pacollit nuk i beson askush, përpos farefisit dhe rrethit të ngushtë përfshirë edhe grupet e interesit të bizneseve të cilat janë të lidhura me fondet dhe ndermarrjet e Behgjet Pacollit.

Premtimet e Pacollit tani më janë harxhua, dhe është koha e fundit që ky subjekt të jetë pjesë e politikës kosovare.

Se si do të fillojnë dhe mbarojnë zgjedhjet e sivjetme dhe çka do ti sjellin Republikës së Kosovës mbetet të pritet.

Por me rëndësi duhet të jetë ngritja e vetëdijes politike që këto zgjedhje të zhvillohen në mënyrë të qetë duke i respektuar normat dhe rregullat demokratike duke ruajtur nivelin e kulturës së komunikimit gjatë fushatës.

Shtabet e partive politike dhe liderët e tyre kanë obligim  dhe përgjegjësi që gjatë fushatës sa më shumë ta largojnë gjuhën e urrejtjes, fyerjes, e cila e nxit përçarjen dhe krijon  tensione të cilat nuk i duhen Kosovës.

Në fund presim me optimizem qe keto zgjedhje te mundesojn krijimin e nje Qeverie stabile e cila do të udhëheq vendin duke krijuar shumicen e votave në Parlamentin e Kosovës. Vetëm kështu mund te ndertojm institutcione kredibile dhe stabile me kapacitet te nevojshem qe i duhet vendit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".