Letër publike Xhavit Halitit: Shko ik në shpi, se je plakur për Kuvend, nuk po të ka hijeshi më?!

Letër publike Xhavit Halitit: Shko ik në shpi, se je plakur për Kuvend, nuk po të ka hijeshi më?!
Letër publike Xhavit Halitit: Shko ik në shpi, se je plakur për Kuvend, nuk po të ka hijeshi më?!

Ragip Guraziu

  • 14 January 2021 - 09:58

Shkruan: Ragip Guraziu

Gjurmave të një shkrimi

Të lumtë që ndodhta I pari je në këtë rozullin tokësorë,pasi po mendojë se mos vallë ka ndikue edhe kjo letër e imja derguar juve,sidoqoftë ju treguat me largimin nga politika se ju ka ardhur koha që të shkoni dhe shkuat!

Skenari ogurzi për lënien e veriut jashtë Kosovës, po ju pyes juve z. Haliti kush është fajtor?!Kuvendi i Kosovës ishte mbledhur të hënën në seancë të jashtëzakonshme për të vetmen pikë të ditës, përkatësisht debat lidhur me parimet programore të Qeverisë së Kosovës 2017- 2018. Dhe jo për të na sqaruar ju publikisht, pasi seanca transmetohej drejtpërdrejt ju fajësoni Vetëvendosjen ku thoni se ;'' Ata paskan ndal integrimin e Kosovës në mekanizmat evropiane''. Çka jeni ju shembulli më i mirë se Vetëvendosja, kur ju tani jeni plakur për Kuvend, ikni nga politika se nga pleqëria ka nisur edhe shqiptimin e fjalorit ta përdorni me belbzime, derisa Vetëvendosje duhet të disiplinohet ende për Kuvend, thoshte babai im, ndjesë pastë, ''i keshni te kesh-përqesh''.

Keni marrë një ''turrë'' të madh ju në Qeveri-Kuvend nuk di sa do keni sukses?!

“Kosova është e lirë, dhe as Zajednica, as lista serbe, as partia e Vuçiqit, as partia e Putinit nuk kanë shancë të hynë këtu, harroje sepse ne jemi të orientuar si popull diku tjetër”, the kështu?

Po, po bjenë ndesh me fjalët e tua kur edhe pas 9 viteve të shpalljes se pavarësisë së Kosovës, pikërisht më datën 17 shkurt të 2008-tës,tani shtet me Kushtetute, dhe edhe pak muaj festojmë 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës,114 shtete na kanë njohur, dhe ku e kemi veriun e Mitrovicës, renin e ligjin atje, ende institucionet tona, jo me u shtri, por as me guxue me u fut atje bile, simbolet e kujt shtet janë andej, çfarë ligje e nene, çfarë kushtetute kemi andej, gjithçka në veri të Mitrovices - serbe, dhe aty falë juve dhe oligarkëve te tu, me këto politika, e po harron, po bini ndesh me thenjet e juaja, se Kosova është e lirë, dhe as Zajednica, as lista serbe, as partia e Vuçiqit, as partia e Putinit nuk kanë shancën të hyjnë këtu, harroje ,ju keni drejtuar Vetëvendosjes, sepse ne jemi të orientuar diku tjetër, e ku tjetër, Kralevë a?!

Zajednicen e ke këmbëkryq në Veri të Mitrovicës, listën serbe këmkryq në parlament, partinë e Vuçiqit në veri e parlament, babën e Serbisë, si e quajnë ata, Rusinë në gjithë Kosovën edhe bile Shqipërinë, se politika ruse e serbe është futur në zemrat e juaja, dhe po me duket çdo kund ku janë shqiptarët. A është kështu z. Xhaviti apo jo...

Ndryshe Pacolli po vazhdon me avazain e vjetër po e bënë edhe me kaotike politiken e shtetit të Kosovës

Si gjithëherë, Pacolli po vazhdon me avazain e vjetër po e bënë edhe me kaotike politiken e jashtme kosovare, edhe ashtu të te degraduar, Behxhet Pacolli me udhëtimet e tij të pasuksesshme, ku po shihet qe nuk ka asgjë te dobishme per shtetin, pos shërim I komplekseve te tija personale dhe prishjen e imazhit te vendit qe përfaqëson.

Diplomacia paralele e Behgjet Pacollit gjithmonë ka dështuar, rasti i fundit,vendimi i disa ditë më parë i Qeverisë, që të shtyhet për një herë tjetër votimi për anëtarësimin e Kosovës në Interpol, ka hasur në kritika të ashpra të analistëve politikë dhe të sigurisë në vend, duke konstatuar se kjo është një defensivë e madhe. Ku Pacolli veç është në Qeveri.

Behxhet Pacolli,po mendon edhe tani si më parë ku ishte disa muaj edhe President,se vetëm ai mundet siguroi numrat numër të njohjeve të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës. Të gjithë qytetarët e Kosovës e dinë që në këtë drejtim as Behgjet Pacolli e as kush në krue në vete nuk i bënë mirë Kosovës.

Ministria e Jashtme nuk janë duke shënuar ndonjë sukses, siç deklarojnë me mburrje.

Pacolli po bombardon si më parë me deklarata të “suksesit” që kinse janë duke korrur në skenën ndërkombëtare duke i bindur shtetet që të pranojnë pavarësinë e Kosovës. Në fakt, shtetet që na kanë njohur gjatë vitit të fundit nuk tejkalojnë numrin që ofrojnë edhe themelet e shtetit të Kosovës.

Tani naj ditë kanë me u rrok edhe me Kryeministrin Haradinaj se cili po na sjellë njohje ma shumë,dhe cili po,labon ma shumë,cili po respektohet nga ndërkombëtaret e kështu me radhë.

Kryeministrit Haradinaj ju kanë çelur pak sytë

''Është turp i madh për tërë Evropën që lejon qytetin të jetë i ndarë. Këtu faj kanë të gjithë. Evropianët bëjnë punë të madhe të bashkohen mes vete, e këtu te ne kanë menduar që me na nda më mirë”, kryeministri Haradinaj, në një takim me qytetarët e Mitrovicës.

“Ne jemi në këtë vend para të gjithëve, jemi shtatë milionë që jetojnë në Ballkan, ndërsa në Evropë jemi mbi 10 milionë. Kemi qenë këtu edhe kur nuk kanë qenë të tjerët, dhe do të jemi këtu përgjithmonë. Ne nuk shantazhojmë, por ne s’e ulim kokën. Jemi në vendin tonë, në atdheun tonë”.

“Lusim Evropën që të mos përdorin standarde të dyfishta. Mitrovica trajtohet me standard të dyfishtë. Edhe serbët e veriut janë në vendin e vet, edhe ne jemi që ata të ndjehen të sigurt në Kosovë. Mos na leni pa liberalizim vizave, mos qitni kushte çfarë s’i keni qitë askujt”, ka thënë Haradinaj. Tani i ka ra ndërmend, po nuk e ka ndegjuar, ndoshta XHavitin, fjalën e tij se Kosova është e lirë, por veriu???!!!

Pse u nda Mitrovica-Xhavit?!

Luftëtarët mitrovicas u urdhëruan nga ShP që të tërhiqen nga veriu i qytetit, edhe pse tri ditë e tri netë pas çlirimit nuk kishte absolutisht asnjë serb në atë pjesë të qytetit!

Qyteti i cili dikur, jo veç se ndërtonte kryeqendrat e ish-Jugosllavisë, por edhe paguante borxhet astronomike të saj, sot është i klasifikuar si qyteti më i varfër i Kosovës. Mitrovica është po ashtu qyteti ku u masakruan shumë shqiptarë gjatë luftës, por edhe pas luftës kur në vitin 2000 u masakruan dhjetëra shqiptarë që banonin në pjesën veriore të qytetit.

Qyteti, veriu i të cilit ende gjendet ndër okupim dhe ku po flitet se do të ndahet edhe me kufi fizik! Qyteti, veriu i të cilit do të mbetet si gangrenë e Kosovës edhe shumë dekada tjera në të ardhmen! Pse dhe si u bë kështu? Trego XHavit

''Fajet i kanë komandantët lakmitarë e të pangopur, që nga ata të Dukagjinit, Llapit e Drenicës, e deri tek ata të vetëshpallurit nga Mitrovica. Është faji i tyre sepse, kur çlirimtarët e NATO-s çlironin Kosovën dhe ndiqnin forcat ushtarake serbe nga territori i Kosovës, Ramushat e Dukagjinit, Remat e Llapit e Sulltanat e Drenicës, si dhe këta të vetëshpallurit nga Mitrovica, ishin të çorruar mbas uzurpimeve dhe plaçkitjeve të pronave të serbëve nëpër tërë Kosovën, me ç’rast edhe pastronin etnikisht tërë ato territore''.

''Mbase edhe korridori i Llapit u bllokua nga Remat, e vetmja dalje e serbëve nga Kosova ishte përmes Mitrovicës. Kështu që në Mitrovicë u koncentruan refugjatët serb nga e tërë Kosova, me ç’rast edhe Bashkësia Ndërkombëtare donte ta ndërpriste pastrimin etnik të Kosovës nga serbët. Andaj, edhe u vendosën francezët në mes të urës së Ibrit''!

''Andaj luftëtarët mitrovicas edhe u urdhëruan nga ShP që të tërhiqen nga veriu i qytetit, edhe pse tri ditë e tri netë pas çlirimit nuk kishte absolutisht asnjë serb në atë pjesë të qytetit''!

Andaj edhe këta komandantët e vetëshpallur lokal, të cilët ishin tepër të zanun duke i plaçkitur pronat e magjupëve në mëhallën e tyre dhe duke uzurpuar banesa e ndërtesa të tëra, nuk mërziteshin fare se Mitrovica po ndahej në dysh dhe se pasojat do ishin shumë afatgjate dhe shumë më të shtrenjta, sesa të gjitha ato prona të uzurpuara, duke pas parasysh se një pjesë e madhe e minierës së Trepçës me mineralet më të vlefshme mbeti ndër menaxhimin serb. Si pasojë e tërë kësaj, sot Rakiçi i veriut don ta ndërtojë edhe kufirin fizik në territor ende nën okupim. E, më se tragjike është, se askush asnjëherë nuk dha përgjegjësi për këtë! Shkruanin disa mediume kosovare...

Pasi Serbia nuk ka juridiksion mbi shtetin e Kosovë, Pse pra e kemi këtë gjendje në Veri të Mitrovicës?!

Pas krismave të para të krismes së pushkës, së komandantit legjendar, Adem Jasharit, juridiksioni mbi shtetin e Kosovës, në këtë moment, nga Serbia, e ka varrosur, kjo pushkë e Adem Jasharit dhe UÇK-së, njëherë e përgjithmonë,kështu na u tha neve qytetarëve të Kosovës?!

Edhe pse për ne shqiptarët nuk ka rëndësi, kur po e shofim se çfarë udhëheqsa ka Serbia dhe politika e kasapit të Ballkanit po vazhdon edhe me këtë politik, që në fund kundrejt Kosovës, Serbia do të dështojë, por tani faktet po flasim ndryshe që 19 vite veriu i Mitrovicës krejt serbe, institucionet tona tani po i lanë fain ndërkombëtarëve, që këtu kanë të drejtë, por do punë i kemi edhe ne në dorë, por politikanëve tanë ju kanë humbur mendejt dhe po varrdise me deklarata boshe.

Jo nuk ndahet Mitrovica pa u farue djem e qika... A ishte kështu Xhavit

Kjo këngë e kënduar, menjëherë pas luftës, nga këngëtarja Shkurte Fejza,ka hyrë në zemrat e çdo shqiptari. Kjo as që ka me ndodhë kurrë asnjëherë. Ne rast se, dëshiron e gjithë bota t'i fshi shqiptarët nga kjo bota e dheut, duhet të mendojë ,ndryshe, pa u farue i gjithë kombi shqiptar, nuk ka ndarje të Mitrovicës, por faktet ndryshe krejt?! Po ti Xhavit qenke bazuar këtu në këtë melodi të kësaj kënge, Shkurta, Sokolesha e muzikës, kamenduar se ky mesazh do ju hy në punë juve Xhavit që morët barrën e çlirimit të Kosovës dhe po thoni se ne komandantët dhe UÇK-ja jemi këtu, neve disave po na harroni.

Ne jemi në tokën e shenjtë të Kosovës, ju jeni ardhacak nga Karpatet e dini edhe ju edhe qytetari i Serbisë. Ndryshe den baba den Kosova ka qenë, është dhe do të jetë shqiptare, dhe çka doni ju në tokat e huaja?! Kështu ju kamë shkruar serbëve dhe qeverisë së Beogradit, por ata po thonë nuk kemi punë me ju, por me ata që kanë luftuar dhe ata na kanë nënshkruar të gjitha çka neve kemi kërkuar, por juve nuk ju kanë treguar...hëëëmmm...

Nuk di Xhavit a je në dijeni, nga diaspora një thirrje që ju ka bërë institucioneve tona....

Në thirrjen drejtuar presidentit të vendit, kryeministrit, ministrit të FSK-së dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, ata kanë shprehur shqetësimet lidhur me zhvillimet rreth situatës së sigurisë në Kosovë, duke marrë parasysh ekspozimin e territorit të Republikës së Kosovës ndaj kërcënimeve të drejtpërdrejta nga Serbia, është opozita dhe qytetarët e Kosovës kudo që janë,sidomos nga diaspora.

“Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi”, thuhet ndër të tjerash në thirrjen e nënshkruar në mënyrë elektronike nga 25 profesionistë apolitikë nga Kosova dhe diaspora.

THIRRJE

Për krijimin e menjëhershëm të Ushtrisë së Kosovës me qëllim që kjo ushtri t’i shërbejë interesit të qytetarëve të Republikës së Kosovës, pa dallim, paqes, sigurisë dhe mbrojtjes së integritetit territorial e sovranitetit të vendit. Me Ushtrinë e Kosovës duhet të krijohet infrastruktura e kompletuar mbrojtëse përfshirë komponentët për mbrojtje tokësore, ajrore dhe kibernetike. Kjo infrastrukturë mbrojtëse duhet të shtrihet në tërë territorin e Kosovës bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Pavarësisht mundësive të kufizuara financiare të Kosovës dhe nevojave të shumta në sferën e arsimit, shëndetësisë, infrastrukturës, etj. siguria kombëtare nuk ka çmim. Ajo është parakusht për zhvillim. Përvojat tona të vazhdueshme si popull kanë dëshmuar se në mungesë të strukturave efektive mbrojtëse, popullata civile e vendit dhe interesi i Kosovës janë dëmtuar në vazhdimësi. Ne nuk guxojmë të lejojmë të na përsëritet historia.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".