Ish-Kryeministri S.Berisha dhe Kryeministri E. Rama për Turqinë dhe Erdoganin

Ish-Kryeministri S.Berisha dhe Kryeministri E. Rama për Turqinë dhe Erdoganin
Ish-Kryeministri S.Berisha dhe Kryeministri E. Rama për Turqinë dhe Erdoganin

Skender Kapiti

  • 14 January 2021 - 10:12

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Për marrëdhëniet dhe për aleancën strategjike Shqipëri-Turqi ,  për Turqinë dhe presidentin Erdogan dhe për atë se cfarë ka bërë dhe bën Turqia për Shqipërinë dhe Kosovën duhet të dëgjojmë atë se cfarë deklarojnë shtetet shqiptare, shtetarët, kryeministrat, ministrat, ambasadorët e cdo kohe; duhet të degjojmë   diplomacinë, akademinë dhe institucionet e shtetërore shqiptare dhe jo shpifarakët, ngatërrestarët, halabakët dhe as lehallapazanët turkofobë e islamofobë, as  mercenarët e zgjatimet  mediatike të Athinës e Beogradit si dhe as disa media te tilla të sponsorizuara nga paraja e Athinës dhe e Beogradit për të promovuar agjendat        tinëzare e djallëzore antishqiptare të tyre dhe as të disa qarqeve e politikanëve  po të tilla edhe nga disa vënde europiane.

Kosovë janë 95% të besimit musliman, shqetësohen pse ndertohet nga fondet dhe paratë e popullit turk xhamia në Prishtinë e jo vetëm për atë po pse po ndërtohet  xhamia edhe në Tiranë; shqetësohen se pse pranohen ndihmat turke kundër koronavirusit; disave bëjnë sikur u vjen keq për dorezimin  e gylenistëve si dhe për të drejtat dhe liritë demokratike në Turqi; shqetësohen madje  disa farë shkruesish islamofobë e turkofobë të Kosovës se  përse Shqipëria ka marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha fushat me Turqinë si dhe pse dështoi Grushti i Shtetit në Turqi; shqetësohen dhe u vjen keq edhe për Greqinë pse Turqia mbron hapësirën e vet detare etj. etj.

Por kurrë nga goja, apo nga shkrimet e këtyre sharlatanëve, mercenarëve, islamofobeve, ketyre pseudopatriotëve djallëzorë e serbo-grekofilë të fshehtë nuk dëgjon dhe as nuk shkruajnë qoftë edhe një rrjesht për ndihmën dhe mbështetjen e madhe që Turqia ka dhënë vazhdimisht për Shqipërinë e Kosovën në të gjitha fushat. Prandaj nuk ia vlen që të zgjatesh më me  këta tipa por le të shohim se cfarë thonë për Turqinë dhe Erdoganin dy personazhet kryesore të politikës dhe të pushtetit në Shqipëri, ish Kryeministrin Berisha dhe atë të sotmin, Kryeministrin Rama.

Gjate vizitës së ishkryeministrit Sali Berisha në Turqi ai thoshte:  “Të nderuar përfaqësues të mediave,I dashur zoti Kryeministër, Të nderuar zonja dhe zotërinj të pranishëm në këtë konference shtypi,

Kam ardhur këtu me ftese te kryeministrit Erdogan, në një vizitë që përkon me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë dhe ky është një rast i shkëlqyer për mua të shpreh mirënjohjen më të thellë ndaj kombit turk dhe Republikës së Turqisë për mbështetjen 100 vjeçare që i ka dhëne Shqipërisë dhe shqiptarëve në përpjekjet e tyre për liri dhe dinjitet kombëtar.

Unë shfrytëzova rastin të ftoj mikun tim kryeministrin Erdogan në një vizitë në Shqipëri në kuadrin e këtij 100 vjetori. Dua të shpreh shumë mirënjohje ndaj kryeministrit Erdogan, qeverisë së tij, popullit mik turk për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë gjatë këtyre 20 viteve, pas daljes së saj nga një diktaturë infernale, përpjekje e kurorëzuar me sukses.

Sot, ne takohemi si dy miq në Aleancën e Atlantikut të Veriut. Turqia dha një ndihmë shumë të çmuar, Forcat e saj të Armatosura dhanë një ndihmë të veçantë në përpjekjet tona për anëtarësimin e plotë në NATO. Kryeministri përmendi vizitat, por takimet kanë qenë shumë më të shpeshta, nuk ka patur Samit ndërkombëtar apo konference ndërkombëtare që nuk jemi takuar, që nuk kemi shqyrtuar marrëdhëniet tona, që nuk kemi diskutuar se si ti nxisim ato më tej dhe dua të theksoj se nga 2005 deri më sot investimet turke në Shqipëri janë rritur 9 here. Ato mund të rriteshin edhe 19 herë, por këto janë objektiva për ti  realizuar në të ardhmen.

Sot u firmosën dy marrëveshje të rëndësishme, por janë me dhjetëra e dhjetëra marrëveshje të tjera, të cilat përbëjnë kuadrin e shkëlqyer ligjor të bashkëpunimit mes dy vendeve tona në të gjitha fushat.

Në këto marrëveshje bilaterale ka një bashkëpunim të shkëlqyer në fushën e arsimit, në fushën e shëndetësisë, në fushën e sigurisë dhe të rendit publik, të investimeve, të drejtësisë, në çdo fushë.

Kryeministri Erdogan, personalisht, qeveria e tij, Presidenti Gyl, Parlamenti kanë qenë mbështetës kryesor të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës dhe të rolit të saj, duke kontribuar kështu në paqen dhe stabilitetin në Ballkan. Kosova, çdo ditë  e më shumë behet një faktor i rëndësishëm paqeje në rajonin tonë.

Ne kemi patur mbështetjen e fuqishme të qeverisë suaj në pjesëmarrjen tonë në Afganistan. Jemi dhe do të qëndrojmë atje për sa kohë NATO do të qëndrojë, në interesin më të mirë të këtij kombi që përjetoi tronditje të thella.

Edhe njëherë, zoti kryeministër dua tu falënderoj shumë përzemërsisht për pritjen vëllazërore. E them vëllazërore sepse e theksuat ju që kemi lidhje gjaku. Çfarë më ndodh mua, të dashur miq? Çdo delegacioni turk që unë takoj, pasi merr fund pjesa zyrtare, ju shtroj një pyetje. Cili nga ju ka gjak shqiptar në deje? Ju zoti kryeministër nuk ja u kam shtruar ndonjëherë këtë pyetje se jam i sigurtë që nuk bëni përjashtim”.

.E theksoj se jam politikisht jo në një linjë me Kryeministrin   Rama, por ai është Kryeministër që e ka zgjedhur shumica e shqiptarëve dha jo, as unë dhe as Erdogan, dhe ndjehem mirë kur një shtet si Turqia pret në mënyrë madhështore kryeministrin e shtetit tim kushdoqoftë ai,  por nuk mund të thuhet se nuk janë të vërteta ato se cfarë Edi Rama deklaroi gjatë vizitës së tij në Turqi

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".