Votoni dhe ndëshkoni, për të na mashtruar premtojnë se edhe 1.2 milionë vaksina anti-covid i kanë siguruar!

Votoni dhe ndëshkoni, për të na mashtruar premtojnë se edhe 1.2 milionë vaksina anti-covid i kanë siguruar!
Votoni dhe ndëshkoni, për të na mashtruar premtojnë se edhe 1.2 milionë vaksina anti-covid i kanë siguruar!

Dardan Grapci

  • 14 January 2021 - 17:08

Shkruan: Dardan Grapci

Duhet të dalim me masivitet në votime për të mos joshemi me mashtrime. Nuk duhet ti votojmë keta që e prishën qeverinë në kohë krize të pandemisë, ata të cilët kontribuuan që të bllokohet jeta institucionale dhe mijëra vetë të mbeten të pa punë, pa paga nga 3-4 muaj e duke rrezikuar edhe sigurimin e pensioneve e ndihmave sociale. Ndryshimi i madh mundë të ndodhë në shtetin tonë vetëm nëse i refuzojmë të gjithë ata që na bombardojnë me premtime banale sepse aty është stili i mashtrimit dhe pamundësia e realizimit të atyre premtimeve që na i kanë përsëritur edhe 20 vitet e kaluara.

Fushatën zgjedhore si duket edhe këtë herë, partitë politike e kanë filluar para datës zyrtare që shpallet nga KQZ-ja. Kjo po shihet gjithandej tani, sidomos nga partitë politike që e konsiderojnë veten fituese potencial të zgjedhjeve, në veçanti partitë e mëdha që deri dje ishin në pozitë, por përjashtim nuk po bënë as ish opozita. Të gjitha këto parti janë duke e përdorur situatën e Pandemisë për poenë politike, duke bërë premtime kinse mund ta nxjerrin Kosovën nga kriza duke sjellë vaksina falas në Kosovë, nëse e marrin ata pushtetin në dorë. Kështu po veprojnë e po premtojnë edhe anëtarët e tanishëm të kabinetit qeveritar në detyrë. Armend Zemaj si një jurist i shkolluar duhet të kuptoj që në politik tradicionalisht notohet duke gënjyer nga pak, por nuk duhet tepruar. Nëse dëshiron që të të respektojnë dhe votojnë qytetarët, duhet ta premtosh vetëm atë që është e mundur, kurse realizimi pastaj mbetet relativ, i pjesshëm nëse nuk është i plotë. Premtimet astronomike të nxjerrin mashtrues në jetën politike, prandaj në këtë rast, kur është fjala tek premtimet për vaksinën anti covid, edhe pse ka tentuar që ta gënjej popullin me shifrën prej 1.2 milion vaksinave kundër covid 19 , qytetarët janë tallur me të, nuk e kanë besuar dhe nuk do e besojnë akoma, nëse nuk fillohet me veprime të shpejta konkrete.
 

Ministrave në detyrë të Qeverisë Hoti akoma ju vlen mandati ligjor për të punuar dhe vepruar seriozisht, pa premtime banale elektorale, nëse dëshirojnë të dëshmojnë veten edhe për zgjedhjet e reja . Prandaj të gjithë ata, edhe Armend Zemaj zyrtarisht ende është me mandat të plotë dhe nuk duhet të del jashtë mundësive reale me premtimet që po i bënë. Nuk e di pse deklarojnë qeveritarët se kanë siguruar mbi 1.2 milion vaksina, kur të gjithë e dimë se deri më tani asnjë vaksinë zyrtarisht nuk ka hyrë në Kosovë, vetëm nëse është duke e lënë në pritje Aleksandër Vuçiqin dhe Edi Ramën që të ja sjellin atë , pasi në të dyja këto dy vende veç është filluar të shpërndahet dhe të vaksinohet popullata. Sado që pushtetarët po e shfrytëzojnë edhe situatën me pandemi që të na mashtrojnë dhe ne ti votojmë, duhet të jemi të durueshëm e të kujdesshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".