Të ndalohet me ligj shpenzimi i buxhetit , nga ana e ligjvënësve të pa përgjegjshëm që po kontrabandohen në parlament!

Të ndalohet me ligj shpenzimi i buxhetit , nga ana e ligjvënësve të pa përgjegjshëm që po kontrabandohen në parlament!
Të ndalohet me ligj shpenzimi i buxhetit , nga ana e ligjvënësve të pa përgjegjshëm që po kontrabandohen në parlament!

Dardan Grapci

  • 15 January 2021 - 17:04

Shkruan: Dardan Grapci

Ajo se çka duhet të ndodhë me sanksionet për të ardhmen është se Presidenti i ri dhe Kryeministrin, urgjentisht duhet ta iniciojnë krijimin e një ligji mbi bazën e të cilit përcaktohet që buxheti i shtetit më të mos preket, planifikohet dhe vetë shpenzohet në mënyrë të pa varur nga legjislativi, sikur që është tani, nga deputetët, por të jetë në dispozicion sipas vlerësimit të nevojës nga vetë Qeveria, njësoj sikur që bëhet vlerësimi i nevojave reale edhe për qytetarët e Republikës së Kosovës. Institucionet e reja duhet ta forcojnë gjitha pakon ligjore Anti-Korrupsion dhe ta bëjnë Ligjin Anti-Mafia, sepse vetëm kështu arrihet deri te reforma e plotë në sistemin e drejtësisë, gjeq ë imponon zgjedhjen e njerëzve të rijnë dhe të guximshëm në sistemin Gjyqësor dhe Prokurorial, duke u pastruar nga të dështuarit që janë me vite dhe në prag të pensionimit.

Qeveria e Kosovës, në këtë legjislaturë që po kalon tani, së bashku me Kuvendin jo funksional, e ndryshuan hartën politike dy herë brenda vitit 2020. Mazhoranca njëherë ishte e drejtuar nga LVV dhe LDK, me drejtuesin kryesor Albin Kurtin, e më pastaj kjo përbërje e mazhorancës u suspendua, u prish, dhe u krijua qeveria e re me në krye Avdullah Hoti, e në një lidhje të re politike, LDK-AAK-NISAMA.



Thuajse nga të dyja këto përbërje të mazhorancës së shembur nga tërmeti, datën të dështuara, si një nga qeverisjet më të dobëta në historinë e Kosovës, dhe po të kishin konkurruar për Librin e Ginisit, jam i bindur që Kosova do e kishte fituar vendin e parë për renditje sa i takon lojës me pushtet në situatat më sfiduese sociale, politike dhe ekonomike. Kjo përbërje e Kuvendit dhe e Qeverisë nuk kanë bërë gjë tjetër, veç shpërdorimit të buxhetit. Kuptohet që me buxhetin e shtetit deputetët e çdo partie politike kanë abuzuar dhe marrë pa e pyetur askënd, kanë bërë me aheng me ato të holla, çka kanë dashur, prandaj arsyeja pse ka ndodhe kjo është se në Kosovë nuk kemi Ligj të mirëfilltë që e adreson përgjegjësinë e sjelljes institucionale, as për grupet politike dhe as për individët si përfaqësues të tyre. Përveç Kësaj nuk kemi as njerëz të duhur për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, në asnjë segment të shtyllave të shtetit, as brenda Qeveris dhe jashtë saj.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".