Vota e diasporës ligjërisht dhe moralisht e garantuar, më asnjë normë nuk guxon për tu mohuar

Vota e diasporës ligjërisht dhe moralisht e garantuar, më asnjë normë nuk guxon për tu mohuar
Vota e diasporës ligjërisht dhe moralisht e garantuar, më asnjë normë nuk guxon për tu mohuar

Muhamet Kelmendi

  • 17 January 2021 - 12:15

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Kjo e drejtë iu ka lejuar minoritetit serb në Serbi të votojnë. Madje as që dihet nëse votuesit serb e romë atje a janë apo jo shtetas të Republikës së Kosovës. Edhe minoritetet tjera e gëzojnë këtë të drejtë. Pse jo vetëm shqiptarët! Nuk ka demokraci të përfaqësuar pa marrë votën e çdo shtetasi të Republikës së Kosovës. Këtë e ka për detyrë KQZ-ja ta organizoj dhe t'ua mundësoj mërgimtarëve. Kjo, edhe për faktin, se mërgimtarët para dhe gjatë luftës, tash dhe pas luftës ishin dhe kanë mbetur forca kryesore në motorin e shtetit të Kosovës. Ajo po e ushqen popullin e Kosovës. Mohimi i votës nënkupton mohimin edhe të tërë punën dhe të aktivitetit të mërgatës në çlirimin dhe në ndërtimin e Republikës së Kosovës. Këtë nuk duhet lejuar.

Mërgata shqiptare ka të drejtë të votoje juridikisht, pavarësisht a është sanksionuar, sikundër edhe në aspektin demokratik të ndërtimit të shtetit, cdo qytetar që ka shtetësinë e Kosovës ka të drejtë të voton në zgjedhjet qendrore. Kjo është detyrimisht e lejueshme. Këtë të drejtë nuk mundet askush nga vendi të ua mohojë shtetasve të Kosovës. Tjetër është mënyra e votimit. Nëpër vende të ndryshme, sikundër e pamë në SHBA, është votuar me anën e postës. Natyrisht se kjo e zgjatë procedurën e votimit dhe të numërimit të votave. Mirëpo është shumë e drejtë një votim i tillë me postë të përgatitur dhe të organizuar nga ana e KQZ-së. Një tjetër mundësi është organizimi i zgjedhjeve nëpër ambasada dhe në konsullatat e Republikës së Kosovës në vendet e ndryshme në Evropë dhe në botë. Këtu duhet KQZ të organizoj zgjedhjet dhe shtetasit kanë të drejtë të votojnë. Është jo demokratike dhe shumë e kushtueshme që mërgimtarët të vijnë në Kosovë për votim. Natyrisht se ka mërgimtar që vijnë dhe votojnë, pavarësisht kohës dhe shpenzimeve. E këtë duhet zëvendësuar me votime me postë dhe në përfaqësitë e Republikës. Assesi nuk duhet mohuar këtë të drejtë. Ajo është dhe mbetet e drejta elementare e qytetarit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".