VETING-un e bllokuan kapësit e drejtësisë dhe humbësit e pushtetit, do ta bëjnë fitimtarët e zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

VETING-un e bllokuan kapësit e drejtësisë dhe humbësit e pushtetit, do ta bëjnë fitimtarët e zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti
VETING-un e bllokuan kapësit e drejtësisë dhe humbësit e pushtetit, do ta bëjnë fitimtarët e zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti

Skender Kapiti

  • 17 January 2021 - 17:01

Shkruan: Skënder Kapiti

Aty kur ishin në pushtet, që prej 20 vitesh të LDK-së, AAK-së, PDK-së, as nuk e përmendën kurre VETING-un. Tani opinioni publik në Kosovë nuk mund të mashtrohet më prej tyre. E dinë shumë mirë opinioni se këto parti kryen grushtin parlamentar të shtetit të rrëzimit të Qeverisë Kurti dhe vetëm Vjosa Omani ishte kundër këtij Grushti anti legjitim. Ashtu sikurse qeveria Kurti filloi nga puna për të zbatuar programin ku një prej pikave të tij ishte edhe VETING-u, dhe një prej arsyeve se përse u rrëzua qeveria Kurti ishte edhe paniku që e mbërtheu politikën e vjetër kriminale nga frika e VETING-ut. Pra VETING-un do e bëjnë fitimtarët e zgjedhjeve të 14 Shkurtit, Albini dhe Vjosa.

Kurrë mos të presë Kosova se VETING-un e bëjnë elita e vjetër politike LDK, PDK, AAK , NISMA e AKR. Dhe askush as të mos mashtrohet nga propaganda mjerinë e këtyre Partive. Është shkruar shumë dhe është kërkuar shumë nga mediat dhe nga opinioni publik sidomos te Gazeta “Kosova Sot” e cila quhet e njihet si gazeta e guximit te madh mediatik dhe intelektual për të vërtetat, për drejtësinë, për luftën kundër krimit e korrupsionit dhe sidomos për nevojën dhe domosdoshmërinë jetike për VETING-un, është shquar dhe ka rolin e madh dhe kryesor mediatik e propagandues kjo gazetë në demaskimin e elitës së vjetër krimo-politike që ka dominuar pushtetin qeverisës shtetëror dhe atë lokal, dhe si një medie mbështetëse për politikën e Albin KURTIT dhe Vjosa OSMANIT pasi vetëm Vjosa dhe Albini kanë arsyen ,justifikimin dhe motivimin e të drejtën për ta bërë VETING-un sepse ata janë të pastër dhe të papërlyer në rekorde krimi, hajnie, mashtrimi e tradhtie.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".