Pa ndërhyrjen e ndërkombëtare edhe Qeveria e 14 shkurtit do të dështon në procesin e dialogut me Serbinë

Pa ndërhyrjen e ndërkombëtare edhe Qeveria e 14 shkurtit do të dështon në procesin e dialogut me Serbinë
Pa ndërhyrjen e ndërkombëtare edhe Qeveria e 14 shkurtit do të dështon në procesin e dialogut me Serbinë

Ragip Guraziu

  • 19 January 2021 - 17:31

Shkruan: Ragip Guraziu

Edhe ky vit mundë të kalon në bishtësi institucionale sikurse vitet tjera, dhe po që se nuk ndërhyjnë ndërkombëtarët, miqtë e Kosovës, punët do ti kemi pisk edhe në krijimin e institucioneve të qëndrueshme pas këtyre zgjedhjeve sepse është në pikëpyetje komplet kupola e shtetit, Kuvendi, Qeveria dhe pozita e Presidentit. Sfidë në vete paraqet edhe procesi i filluar nga Gjykata Speciale pasi që ish drejtuesit ushtarak të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, në mesin e të cilëve edhe tani ish presidenti Thaçi, gjenden në Hagë, dhe këto zhvillime e bëjnë pak sa më komplekse e më të rëndë situatën në vend, që lënë hapësirë të supozimit që nëse nuk e kemi një kujdestari të fuqishme ndërkombëtare edhe në këtë vit do i kemi punët lëmsh, edhe sa i takon dialogut tepër të vështirë me Serbinë në pritje për marrëveshjen finale dhe njohjen reciproke.

Nuk besoj që do të jetë Qeveria e re e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit, ajo qeveri me kapacitete të plota dhe vendimtare me të cilën do të përmbyllet edhe procesi i dialogut me Serbinë dhe arritja e marrëveshjes finale. Pa mbështetjen e fuqishme të faktorit ndërkombëtar dhe pa presion mbi të dyja palët, Serbinë dhe Kosovës, nuk do të arrihet deri në finale dhe përmbyllje të dialogut, me zgjidhjen e formulës për njohje të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë, sikur që po insiston dhe pretendon lidershipi politik dhe ai qeverisës i Kosovës. Ekziston mundësia që të jetë kjo qeveri, vetëm nën ndikimin e diplomacisë amerikane dhe të BE-së të ecë përpara dhe të jetë e suksesshme për ta përmbyllur këtë proces të tej zgjatur ndër vite, që nga shpallja e pavarësisë e deri më sot, në forma të ndryshme, nëse pala serbe nuk prodhon dhe nuk inskenon situata të tjera që e bllokojnë dhe pamundësojnë dialogun. Faktori ndërkombëtar, SHBA-të dhe BE-ja, duhet të jenë më amnistues tek palët për ti dhënë zgjidhje përfundimtare secilës çështje të hapur që ekziston në mes të Kosovës dhe të Serbisë, për të arritur marrëveshjen finale. Procesi nuk mundë të zvarritet pa kufi, prandaj edhe eksperti gjerman dhe anëtari i “Democratization Policy Council”, Bodo Veber, me të drejtë ka thënë se pritjet e faktorit ndërkombëtar janë për vazhdimin e përfundimit të shpejtë të negociatave Kosovë-Serbi, pasi që tashmë në Amerikë do të vendoset një administratë e re që do të drejtohet nga Joe Biden, derisa edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka muajt e fundit para largimit nga pozita e saj, prandaj edhe mundë të pritet që të përshpejtohet procesi i vazhdimit të dialogut, të përmbyllet me marrëveshjen mbi njohjen reciproke të palëve Kosovë-Serbi. Sado që faktori ndërkombëtar do të ju bëjë presion Kosovës dhe Serbisë, për riaktivizimin e shpejtë të dialogut, është një proces i vështirë dhe nuk mundë të pritet përmbyllje aq e shpejtë, aq më pak kjo mundë të arrihet në këtë vit derisa Kosova është në proces zgjedhor dhe nuk i dihet ecurisë së procesit të krijimit të institucioneve të reja. Pra nuk dihet njëherë se si do shkojnë dhe si do të dalim nga këto zgjedhje të jashtëzakonshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".