Kosova Lindore i takon Kosovës!

Kosova Lindore i takon Kosovës!
Kosova Lindore i takon Kosovës!

Muhamet Kelmendi

  • 20 January 2021 - 11:51

Kosova Lindore i takon Kosovës!

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Çështja e Kosovës Lindore nuk është vetëm një çështje e minoriteti shqiptar, por ne aspektin tonë kombëtar, eshte shumë me e gjerë dhe më domethënie historike. Mund të thuhet se aty mbështetet edhe fati i kombit në përpjekjen e tij për liri, barazi e bashkim kombëtar. Tirana dhe Prishtina, duhet kundërshtuar politikën serbe, pasi që dihet, se Serbia, si gjatë historisë, edhe tash, po tregon pikësynimin e krijuar që më herët në planet shoviniste, për serbizimin e tokave shqiptare, duke mbetur e njëjtë në mjetet, ne qëllimet dhe ne aspiratat e veta. Shqiptarët, me shumë se kurrë, tash duhet të bashkohen, pavarësisht se cilës pjesë i takojnë për të mbrojtur tokën e vet, atë pjesë të popullit që gjendet nën thundrën e pushtimit te egër të Beogradit. Nuk mjafton vetëm thirrja për qetësi, apo të ruajtës së situatës paqësore, duke u mbështetur në mos kryerjen e asnjë aktiviteti, që kinse tërheqë dhunën raciste serbomadhe. Ajo dhunë fashiste tash në Kosovën Lindore dhe mbi shqiptarët është prezentë dhe po behet serbizimi i tokave shqiptare. Këtu duhet përmendur Medvegjen dhe Bujanovcin, vende këto te kërcënuara me serbizim. Sidomos Medvegja ka humbje te madhe ne shqiptare. Atje edhe emrat, mbiemrat, adresat e pasurinë po ua heqin nga regjistrimet zyrtare. Medvegja veç eshte serbizuar. Tirana dhe Prishtina kërkohet të ndërmarrin hapa konkret në raport me Serbinë, UE e SHBA-në. Këto vende duhet të qartësohen se dhuna atje është e pa tolerueshme dhe se përgjegjësia do të jetë mbarë kombëtare. Nuk duhet lejuar këtë shkombëtarizim te vendit tone duke i hequr shqiptaret nga vendet e veta Serbisë as edhe një milimetër toke nuk duhet lejuar ne realizimin e planit shovinist mbi tokat shqiptare. Kosova dhe Shqipëria ka përgjegjësi historike ndaj populli shqiptar. Ata duhet te dalin me kërkesa konkrete, të protestojnë pranë qeverive dhe të kërkojnë ndaljen e menjëhershme të dhunës në Kosovën Lindore, sikundër edhe shkombëtarizuese, me qellim te serbizimit. Te kësaj ane shqiptare i takon pushtetit ne Tirane dhe ne Kosove te ndalin kriminelet Vucic e Dacic, Vulin etj. Tirana dhe Prishtina duhet te vejë reciprocitetin në mes shqiptarë në Kosovën Lindore dhe serbeve në Kosovën Veriore. Dhe nëse i vazhdohet edhe me tutje me bisedime, apo i realizon në praktikë marrëveshjet, pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës Lindore, atëherë bie mbi këto dy shtete përgjegjësia historike. Të gjithë shqiptarët duhet që të bashkohen me kërkesat e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Ata duhet përkrahur në çdo veprim. Në jemi një komb i vetëm. Kërkesa e shqiptareve ne Kosovën Lindore, qe del nga Referendumi, eshte bashkimi me Kosovën, me vendim nga janë shkëputur me dhune. Çdo injorim i kësaj kërkesë nga Kosova dhe Shqipëria eshte e padrejte dhe nuk i shërben kombit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".