Votuesi ua bënë “bllok” partive politike që kontrabandojnë kandidat me aktakuza e të dënuar në listat zgjedhore

Votuesi ua bënë “bllok” partive politike që kontrabandojnë kandidat me aktakuza e të dënuar në listat zgjedhore
Votuesi ua bënë “bllok” partive politike që kontrabandojnë kandidat me aktakuza e të dënuar në listat zgjedhore

Dardan Grapci

  • 20 January 2021 - 17:23

Shkruan: Dardan Grapci

Kosovës i duhet një qeveri e qëndrueshme stabile dhe jo qeveri eksperimentale sikur që i patëm dy brenda një viti, jo Qeveri me individ të akuzuar, të ndëshkuar e të korruptuar. Sado që partitë politike do të tentojnë me njerëzit që kanë aktakuza apo kanë vendime ndëshkuese nga Drejtësia e Kosovës, ti fusin në institucionale, le ta dinë që vota e 14 shkurtit nuk do të jua lejon një mundësi të tillë, sepse qytetari i njeh, i vlerëson dhe abuzuesit me ligjin do ti ndëshkon.

Përkundër faktit se listat për deputet nga partitë politike janë të fryra edhe me kandidat që kanë aktakuza të ngritura, unë e shoh një entuziazëm tek qytetaret për të dalë në zgjedhje, për të votuar dhe pikërisht për ti ndëshkuar po këto parti abuzuese me listën ë zgjedhjet e 14 shkurtit, pavarësisht faktit që listat do të korrigjohen dhe pastrohen nga kandidatët e tillë nga ana e KQZ-së. Unë mendoj që fajin nuk e kanë vetëm partitë politike për futjen e këtyre individëve të cilët kanë aktakuze të ngritur nga Drejtësia e Kosovës, por e kanë fajin edhe Prokurorët që nuk po reagojnë me një deklarim të hershëm dhe publikim të të gjitha rasteve për opinionin publik, pse dhe kundër kujt ka aktakuza të ngritura, por vazhdimisht i mbajnë raportet e tyre zyrtare të fshehura, raportojnë vetëm shifra abstrakte pa emër e mbiemër. Janë të rralla rastet kur bëhen publik emrat e të akuzuarave. Tani në këtë kohë, duke intervenuar, që këta kandidat të shlyhen nga lista për deputet, përsëri po qëndrojnë indiferent ndaj këtyre ngjarjeve që po ndodhin, duke mos u deklaruar dhe duke mos iu sqaruar rastet.

Kam një shpresë që nga këto zgjedhje të 14 shkurtit, do krijohet një Qeveri afatgjatë, në të cilën nuk do të ketë individë me të kaluar kriminale që kanë qenë të dënuar për vepra të krimit e të korrupsionit, raste që kanë dëmtuar interesin publik dhe buxhetin e shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".