Eksperti i sigurisë ka një mesazh: Qeveria e re me Ligjin VETTING në mbështetje të SHBA-së fiton liberalizimin e vizave dhe rrugën për në BE

Eksperti i sigurisë ka një mesazh: Qeveria e re me Ligjin VETTING në mbështetje të SHBA-së fiton liberalizimin e vizave dhe rrugën për në BE

Hajrullah Tërnava

  • 21 January 2021 - 07:52

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Me jetësimin e Ligjit VETTING në Kosovë, gjërat do ta marrin drejtimin e duhur të lëvizjeve pozitive në të gjitha drejtimet: do të Liberalizohen vizat për qytetarët e Kosovës, edhe 5 shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën do ta bëjnë këtë, dhe Kosova do të anëtarësohet në shumë nga institucionet ndërkombëtare që deri më tani nuk është anëtarësuar.

-Qytetarët e Kosovës i njohin miqtë e vetë, ato shtete që kanë kontribuar për tu çliruar Kosova, që të krijohet shtet sikur që është sot. Tani edhe thëniet e disa politikanëve së është ajo apo kjo parti, apo ai individ në politikën shqiptare që nuk e donë Amerikën, janë thënie të shpifjes propagandistike sa për të përfituar vota nga elektorati i atij subjekti politik. Po e them këtë me bindje dhe siguri të plotë se në Kosovë nuk ka parti politike nga shumica shqiptare që nuk e donë Amerikën, dhe shtetet tjera që na kanë ndihmua të jemi këtu ku jemi e kështu si jemi.

Prandaj edhe Qeverisja e re e Kosovës, do të mbështetet, do të sfidohet me kërkesën e shtuar dhe këmbëngulëse nga SHBA dhe BE për reformën e thellë në drejtësi, me Ligjin e VETTING, si top prioritet në fillim të mandatit, pasi që edhe reagimi i Ambasadës Amerikane në Prishtinë dërgoj sinjale të Qarta duke thënë se rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë duhet të jetë top prioritet i Qeverisë në ardhje. Pra SHBA-ja u deklarua nëpërmes ambasadës në Prishtinë se ky shtet e nxitë qeverinë e re, sapo të formohet, të miratoj një dokument përfundimtar dhe që institucionet përkatëse të Kosovës të përqafojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha Rekomandimet. Ky nuk është një proces politik, por i drejtuar nga institucionet e shtetit te Kosovës, sepse nga reforma në drejtësi do të përfitojnë të gjithë njerëzit-qytetarët në Kosovë. Pra, ky reagim vjen pas prezantimit të Projekt Strategjisë për Sundimin e Ligjit, që buron nga procesi i Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, dokumenti në të cilin kanë dhënë kontributin edhe ekspertët amerikan.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".