Me këta lypsar votash vjen krimi e korrupsioni, nuk vjen shteti ligjor

Me këta lypsar votash vjen krimi e korrupsioni, nuk vjen shteti ligjor
Me këta lypsar votash vjen krimi e korrupsioni, nuk vjen shteti ligjor

Blerim Burjani

  • 21 January 2021 - 18:46

Shkruan: Blerim Burjani

Lypsët e votave në Kosovë për këto 20 vjet me radhë janë bërë milioner. Nuk është e rastit pse këta lypsët janë shumëzuar shumë nëpër lista të partive. Prandaj tash ose kurrë, pa vonesë, është i domosdoshëm vetëdijesimi i qytetarëve për demokraci dhe për zgjedhjet, për të votuar duke diferencuar vlerat reale dhe të domosdoshme, në të kundërtën lypsët dhe përfituesit e tillë kurrë nuk do të ndalen. Po të ndalen e të mos kërkojnë vota, do të detyroheshin të bëhen si budallenj dhe të emigrojnë diku, tjetër shpëtim nuk do të kishte për lypsarët e votave.

Është e qartë se korrupsioni ndikon në integrimet evropiane, është e qartë se Kosova ballafaqohet me një ambient jo demokratik. Me një brishtësi demokratike që reflektohet me zgjedhje të shpeshta dhe jo stabilitet të qeverive dhe ministrive me shumë zëvendësministra dhe me shpenzime të mëdha dhe pa ndonjë vlere kthyese për qytetarët, pastaj kemi një diplomaci që shtetet perëndimore kanë vërejtje të mëdha, madje ka pasur persona të dyshimtë për vepra penale, pra ka shumë gjëra negative në këtë drejtim , ne nuk duhet ta shikojmë ngushtë këtë problem por më gjerësisht dhe me interesant. Kemi një ambient anarkik politik dhe një kaos politik pa disiplinë. Mungesa e shtetit ligjor është problemi më i madhe i shtetit. Kosova ka probleme të mëdha por nuk ka shpresë se mundë të këndellet. Është krijuar një atmosferë me një grumbull njerëzish që tash 20 vjet flasin në emër të shtetit, edhe pse nuk dinë shumë për shtetin por shtetin e dinë si vend ku përfitohet materialisht. Përmbi 20 vjet ka debate për luftën e nuk ka më shumë debate për ekonominë , mbrojtjen sociale dhe shëndetësore. Pra defektet janë në mentalitetin e popullit por jo me këto parti. Lypsët e votave në Kosovë janë shumëzuar në shumë lista të partive politike. E ideja e lypsave është për të sunduar me parat e popullit. Mendojnë që më mirë është me qenë lyps i votave se me hapë një biznes apo një dyqan dhe me i sigurua vetes punë dhe angazhim të ndershëm e serioz me një rrogë normale mujore.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".