Gjuha denigurese dhe mënyra e komunikimit në pragë të zgjedhjeve nacionale po e ulë nivelin e kulturës tradicionale të popullit!

Gjuha denigurese dhe mënyra e komunikimit në pragë të zgjedhjeve nacionale po e ulë nivelin e kulturës tradicionale të popullit!
Gjuha denigurese dhe mënyra e komunikimit në pragë të zgjedhjeve nacionale po e ulë nivelin e kulturës tradicionale të popullit!

Ismail Muçiqi

  • 22 January 2021 - 09:19

Shoqëria Kosovare vite me radhë po ballafaqohet me sfidat me te ndryshme, të cilat po e atakojnë që nga politika ditore, mjetet jo profesionale të informimit pseodoanalistet dhe debatet streotipe të politikës së dështuar, e cila është ndërtuar mbi bazën dogmatike dhe mbi interesat e liderëve dhe grupeve te klaneve të caktuara karrieriste.

Ne prag të zgjedhjeve nacionale të cilat po priten me një interesim tëjashtëzakonshëm nga ana e qytetareve, për të dalë nga kjo katrahurë, një numër i politikajve, rivalë, gazetareve jo profesionist, opinionisteve pa dije dhe pa integritet dhe një numëri i përfaqësueseve të partive politike kanë filluar ta helmojnë popullin, dhe ta përçajnë përmes gjuhës denigruese e cila nuk ka qenë traditë e Shqiptareve.

Mënyra e komunikimit dhe zhvillimeve të debateve përmes mjeteve të informimit më shumë i përngjanë një klubi të një kategorie njerëzish me probleme të ndryshme shëndetësore {psikike} të cilët kanë nevojë të mbikëqyren nga institutet përkatëse shëndetësore.

Improvizimet e partive politike me slogane boshe nuk i bëjnë përshtypje më njeriut të rëndomtë {normal}.

Kosova është në krizë ekonomike, shoqëria është në krizë të identitetit moralë dhe njerëzore ndërsa pandemia e koronavirusit i ka pezullua të gjitha parashikimet dhe planet zhvillimore të shoqërisë.

Në prag të zgjedhjeve nacionale janë aktivizua individë me ngjyrë politike të cilët përmes akuzave më të paskrupullta po i fyejnë bashkëpunëtoret partiak me të cilët punuan decenie me radhë.

Këto grupe të vogla dhe të ngushta karieriste të cilat ishin pjesë e LëvizjesVetvendosjes në mënyrë të fsheft dhe konspirative u munduan të organizojnë puqë në këtë parti për ta marrë kalanë nga brenda.

Këto grupe tani në prag të zgjedhjeve të përgjithshme kanë humbur çdoshpresë, pasi që elektorati votues i ka eliminua nga skena politike.

Papjekuria dhe mungesa e virtyteve njerëzorë po manifestohet përmesdebateve të ndryshme në prag të zgjedhjeve duke ulur nivelin deri në shkallën e mjerimit.

Të akuzosh shokun apo shoqen pa argumente përmes shpifjeve të ndryshme nuk është asgjë tjetër përpos kompleks i mos durimit, i xhelozisë me plotë tipare të sadizmit patologjikë.

Se me te vërtet Kosova po lëngon nga shumë {epidemi} vështirë tëshërueshme të njerëzve të politikës nuk donë koment.

Akuzat e përditshme me motive politike në luftë për pushtet e kanë katandisur vendin plot qe dy decenie.

Shtrohet pyetja kah po shkon Kosova? me kta liderë politikë të konsumuar, të përfolur për dështime në qeverisje, për nepotizëm, për familjarizim për pasurimin e tyre marramendës të cilët janë shëndërrue në “feud”"institucionale".

Shoqëria Kosovare dhe institucionet të cilat punojnë me logon e Shtetit të Kosovës kanë përgjegjësi morale ligjore dhe kombëtare që ta ngrisin nivelin e vetëdijes dhe të punojnë për interesat e popullit dhe Shtetit i cili ende nuk është finalizue sa duhet.

Institucionet e drejtësisë si mekanizma te pavarura duhet në mënyrë permanente të funksionojnë dhe veprojnë në interes të popullit, duke qëndruar larg ndikimeve dhe interesave politike të grupeve dhe liderëve të caktuar.

Disponimi dhe kërkesat e qytetareve për të bërë reforma dhe ndryshime në shoqëri është rruga gjenerale e një shteti demokratikë e cila duhet përkrahur.

Nëse Shoqëria Kosovare shndërrohet në agjentë të akuzave dhe përqarjeve të paskrupullta për qëllime politike për diskualifikimin dhe njollosjen e njerëzvevajhalli për ne.

Institucionet e mirëfillta gjithandej Botës Demokratike për ndryshimin e gjendjes ne shoqëri ne kuptimin pozitivë gjithmonë kanë përdorë sensin psikologjik te popullit, i cili është Sovrani i të gjitha mekanizmave instuticionale dhe politikë të një shtetit normalë dhe demokratikë. Vetëm kështu ruhet stabiliteti dhe prosperiteti i Shtetit te Kosoves.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".