Të dështuarit nuk kanë alternativë programore për zhvillimin e ekonomik, bëjnë fushatë me premtimin për bashkim kombëtar!

Të dështuarit nuk kanë alternativë programore për zhvillimin e ekonomik, bëjnë fushatë me premtimin për bashkim kombëtar!
Të dështuarit nuk kanë alternativë programore për zhvillimin e ekonomik, bëjnë fushatë me premtimin për bashkim kombëtar!

Dardan Grapci

  • 22 January 2021 - 19:00

Shkruan: Dardan Grapci

Nëse fushata për zgjedhje nacionale bëhet bazë të kushtetutës , atëherë Kosova është shtet i pa varur dhe sovranë jo me pretendime të bashkohet me një shtet tjetër. Mos porosia ime për liderët është: Mos luani me ndjenjat e qytetarëve por ecni për toke. Ka kaluar koha e pallavrave. Shteti i Kosovës është shtet parlamentar ku vendosë Kuvendi si organi më i lartë i shtetit. Zgjedhjet mbahen për përfaqësues të qytetarëve, e ata duhet ta zgjedhin pastaj Qeverinë-Kryeministrin dhe Presidentin. Hajgaret me qytetarët e Kosovës duhet të lihen anash. Le të na tregojnë diçka më të mirë që mundë ta realizojnë, për ta kthyer besimin dhe për të jua dhënë votën. Ka përfunduar koha e përrallave dhe e përrallave mashtruese.

Po të ndalesh dhe të dëgjosh disa debate që ngjasojnë në muhabete të kafiterive, ku mblidhen shokët e flasin si ju teket, në këtë kohë të fushatës zgjedhore ka filluar të bëhet temë edhe ideja e bashkimit kombëtar, të mbushet mendja se njerëzit që flasin për këtë temë nuk e kanë dhënë as lëndën e historisë në klasat e shkollës fillore. Fatkeqësisht kjo temë për ta shpërqendruar vëmendjen e qytetarëve nga problemet e mëdha që kanë, është iniciuar nga vetë liderët politik pjesëmarrës në zgjedhje. Ky është kulmi i përpjekjes për ta mjegulluar situatën dhe për të nxitur emocione politike patriotike. Sikur po harrojnë këta politikan se për të folur për këtë temë duhet të hulumtosh dhe të krijosh një analizë bindëse me qindra faqe shkencore e citatesh, për të argumentuar këtë çështje, edhe pse kjo çështje më tepër po trajtohet në planin emocional nga partitë për interesin e momentit politik sesa që është plan strategjik i veprimit dhe realizimit praktik. Është interesante se si arrijnë që brenda dy orëve të na tregojnë zgjidhjen e këti kompleksiciteti, që është sanksionuar me ndalesë edhe me dokumentet ndërkombëtare, me pakon flamose të Ahtisarit për shpalljen e pavarësisë, që nuk ka ndarje as bashkim me ndonjë shtet tjetër! Prandaj me këtë mentalitet të kësaj kaste politike më mirë do të uroj që të mos niset fare dhe as të mos ndodhë ajo ide e Bashkimit kombëtar, për shkak se nëse e shikojmë historinë, akoma jemi larg asaj mundësie reale.
Prandaj ata deputet të Kosovës që po e kërkojnë këtë gjë, sipas meje janë "PATRIOTA ME BATERIJA", dhe çfarëdo lloj përpjekje e Kosovës për ta bërë Kosovën e Shqipërinë një do të jetë nismë skandaloze që do të na turpëron e do të dështon.



E them këtë për shkak se edhe qytetarët e Kosovës nuk do të pranojnë aq lehtë të futen nën një ombrellë me një kastë politike të korruptuar akoma më shumë se që e kemi këtu në Kosovë, duke e parë atë që po sundon në Shqipëri. Kreu i AAK-së dhe ish Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë që këtë do ta bëjë me referendum, mirëpo akoma nuk e kemi të qartë se a e din se pari çka do të thotë referendum apo vetëm i ke dëgjuar disa këshilltarë që ja kanë thënë dhe tash ai këtë me një lehtësi të pa studiuar dhe analizuar po na e përmend. Me këtë disponim qytetar që kemi, kundër krimit dhe korrupsionit, kundër liderëve politik të korruptuar andej e këndej kufirit ndër shqiptar, sa i përket referendumit, jam i mendimit që një përqindje e madhe e qytetarëve nuk do e votojnë.

Liderët politik duhet ti kthehen realitetit dhe mundësive të kapshme të zhvillimit të vendit në këtë fushatë zgjedhore. Ata që e kanë bërë luftën duhet të pajtohen dhe akomodohen në zhvillimin e vendit në kushtet e paqes dhe të mos vrapojnë pas meritave të luftës. Ndryshe është e pritshme që në këto zgjedhje të 14 shkurtit, asnjë fytyre ushtarake të mos votohet nëse vazhdohet me fantazi jo realiste. Qytetari të gjithë i ka provuar prandaj kërkon lidership të ri , asnjë deputet me të kaluar të kriminalizur, të korruptuar nuk dëshiron ta shoh në përbërjen e re të Kuvendit.
Kosova duhet ta filloj një mandat të ri qeverisës me deputet të rijnë, Presidentin e ri dhe Kryeministrin e ri që të ecë përpara duke e luftuar krimin e organizuar dhe që ne si qytetar të mundë të themi se Kosova është shtet ligjor dhe nuk do të toleroj askënd të luaj me Kosovën dhe fatin e saj e të qytetarëve, për interesa grupore kriminale e personale.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".