Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin po i kërkon populli dhe do ti voton, burokracia e korruptuar po i pengon por nuk mundë ti ndalon

Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin po i kërkon populli dhe do ti voton, burokracia e korruptuar po i pengon por nuk mundë ti ndalon
Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin po i kërkon populli dhe do ti voton, burokracia e korruptuar po i pengon por nuk mundë ti ndalon

Dr. Hysni Aliu

  • 23 January 2021 - 12:22

Shkruan: Dr. Hysni Aliu

Tentimet e LDK-së dhe PDK-së që të pengojnë vullnetin e popullit që VV dhe lista e Znj. Vjosa Osmani të qeverisin me duar të pastra, janë edhe një dëshmi tjetër që këto parti nuk ja duan të mirën Kosovës.

Nuk i njoh aspektet juridike të këtyre vendimeve, por kur gjërat i analizoj nga një logjikë e thjeshtë, sipas mendimit tim, Gjykata Kushtetuese, në vazhdimësi është duke marr vendime, për ta jua zgjatur jetën e këtyre që kapen shtetin për 20 vite. Konfuzioni që ka shkaktuar vendimi i fundit i kësaj gjykate, por edhe vendimet e mëhershme, bartin pasoja të rrezikshme për shtet ndërtimin.

Unë besoj që KQZ, pa marrë parasysh se çka do të vendoste sot, ai vendim do të ishte në kundërshtim me ligjin, apo me këto vendime të kushtetueses, si rrjedhojë problemi edhe u bart në instancat tjera. Futja në të njëjtin thes i dënimeve të ndryshme, që nga dënimet për tejkalim të shpejtësisë e deri te krimet e rënda, e ka bërë situatën në lidhje me zgjedhjet tepër të paqëndrueshme. Ishte e vështirë dhe e dhimbshme të ndiqej debati në KQZ, sepse mu duk që të gjithë kishin të drejtë dhe në anën tjetër askush nuk kishte të drejtë.

Unë, nuk e di se a anonte z Valdete Daka në një anë apo tjetër, pore sikleti që e ndjente ajo, gjatë kësaj mbledhje, ishte për keqardhje. Unë, nuk u ndjeve aspak mirë. Nuk na nevojiten skena të tilla. Unë besoj që tani nevojitet një vendim tjetër i ndonjë instance gjyqësore, i cili i kategorizon veprat, të cilat nuk e lejojnë kandidimin e një individi për deputet.

Nuk mundë të ja veshësh rrobat e një të rrituri fëmijës, apo edhe e kundërta. Unë punoj këtu në Finlande si mjek, dhe hasim në situata, kur mjeku është i detyruar me ligj që të informoj organet e rendit apo shërbimet sociale për shqetësimet që ka në lidhje me planet apo veprimet e pacientit, por këtu është specifikuar qartë se në cilat raste mjeku ka të drejtë ta thyen detyrimin për mbajtjen e sekretit mjekësore. Kjo ndërlidhet pikërisht me kategorizimin e veprave kriminale, dhe dënimin që mundë të merr individi si pasoj e tyre. Në këto kategorizime nuk hyjnë vetëm referimet për abuzimet ndaj individëve me moshë nën 18 vjet.

Populli i Kosovës, kohë të gjatë, ka kërkuar që në kuvend, mos të përfaqësohet nga njerëzit e lidhur me krimin, dhe pastrimi i listave, është një gjë e mirë për vendin tonë, dhe pothuajse e domosdoshme, por nuk është e mundshme të eliminohen nga kandidimi, njerëzit që janë shpresa e vetme e popullit, dhe të cilët sakrifikuan vetveten, për të mbrojtur kufijtë e Kosovës dhe të cilët kurrë nuk janë dënuar për krime apo vepra korruptive.

Ndalja planeve të Thaçit e Vuçiqit, ka qenë e domosdoshme, andaj, në vend që këta njerëz të sanksionohen për stoicizmin dhe heroizmin e tyre në mbrojtje të atdheut, u dashtë që të trajtohen si çlirimtarë dhe ruajtës të paqes. Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, në një mënyrë apo tjetër, herët a vonë, do të udhëheqin me Kosovën, jo pse ata duan, pore pse populli po donë ashtu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".