Vetëm me mbështetjen amerikane Qeveria e re e koalicionit Kurti & Osmani e bëjnë realitet ligjin VETTING

Vetëm me mbështetjen amerikane Qeveria e re e koalicionit Kurti & Osmani e bëjnë realitet ligjin VETTING
Vetëm me mbështetjen amerikane Qeveria e re e koalicionit Kurti & Osmani e bëjnë realitet ligjin VETTING

Skender Kapiti

  • 24 January 2021 - 09:06

Shkruan: Skënder Kapiti

Pra votuesit kosovarë tashmë janë ndërgjegjësuar se vetëm politika dhe qeveria e re me Albin KURTIN dhe me Vjosa OSMANIN do ta kryejnë edhe VETING-un, VETING, të cilin ka shumë e shumë vite që “KOSOVA SOT” e kërkon, e promovon dhe e propagandon si një reformë jetike për Kosovën, ashtu sikurse edhe VETING-u në Shqipëri.

Kur Ambasada amerikane në Prishtine shprehet më se qartë se: Rishikimi funksional i sistemit të drejtësisë duhet të jetë top prioritet i Qeverisë në ardhje! Ne e nxisim qeverinë e re, sapo të formohet, të miratoje një dokument përfundimtar dhe që institucionet përkatëse të Kosovës të përqafojnë dhe zbatojnë plotësisht të gjitha Rekomandimet. Ky nuk është një proces politik, por i drejtuar nga institucionet e shtetit te Kosovës. Nga reforma në drejtësi do të përfitojnë të gjithë njerëzit/qytetaret - në Kosovë, duhet ta analizojmë shkurtimisht dhe këtë reagim të saj. Rishikim funksional i sistemit të drejtësisë ka domethënien se sistemi drejtësisë nuk funksionon por duhet rishikuar, pra ai ka keq funksionuar, dhe keqfunksionim i sistemit të drejtësisë do të thotë se sistemi është kapur nga politika dhe korrupsioni. Në reagimin e saj ambasada përkrah dhe nxit qeverinë e re e cila të formohet pas zgjedhjeve duke theksuar se ky nuk do jetë një proces politik, por i drejtuar nga institucionet e Kosovës, dhe reagimi i saj përfundon me “Nga Reforma në Drejtësi do të përfitojnë të gjithë”. Pra më qartë dhe më kthjellët nuk ka se ku të shkojë, gjë që do thotë se politikës së derisotme në Kosovë, pra asaj që e ka sunduar dhe qeverisur deri më sot Kosovën , pra elita e vjetër politike, asaj nuk i ka interesuar reforma në drejtësi, pra as VETING-gu.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".