Me premtime astronomike vetëm për t’i votuar, po mashtrojnë të gjithë, me këtë klasë politike asgjë s’ka për të ndryshuar!

Me premtime astronomike vetëm për t’i votuar, po mashtrojnë të gjithë, me këtë klasë politike asgjë s’ka për të ndryshuar!
Me premtime astronomike vetëm për t’i votuar, po mashtrojnë të gjithë, me këtë klasë politike asgjë s’ka për të ndryshuar!

Muhamet Kelmendi

  • 24 January 2021 - 09:11

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Duhet intervenuar te të ardhurat në sektorin e drejtësisë. Aty duhet përgjysmuar të ardhurat, sepse një prokurori apo një gjyqtar ti jepen të ardhura 2000-3000 euro është jo shoqërore dhe fare sociale. Nuk po flas këtu fare për keqpërdorimet në drejtësi, sepse dihen, por për faktin se janë mbi gjendjen në vend. Kështu është edhe për shumë subjekte të tjera. Udhëheqësit në Postë dhe Telekom, në KEK, në Truste të ndryshme e në shumë ndërmarrje, deri në Kuvend, janë mbi gjendjen sociale në vend. Ka edhe fusha tjera ku duhet intervenuar. Mirëpo, akoma investimet në asfalt që është vendi më i dukshëm i keqpërdorimet. Këtë duhet ndalur.

Në gjendjen që po e kalon Kosova çdo premtim është vetëm premtim elektoral dhe asgjë më shumë. Po ka mundësi të rregullohet çështje nëse përgjysmohen investimet në sistemin e infrastrukturës, sidomos në rrugë dhe autostrada. Kjo dhe lufta kundër krimit dhe korrupsioni, sikundër edhe ndaj keqpërdorimeve, do të mundë të ndihmonte shumë në gjendjen sociale dhe shoqërore. Por kjo kështu nuk do të shkon. Në Kosovë do të vazhdohet me pak ndryshime, sipas subjekteve politike, gjendja e njëjtë. Mund të ngritën të ardhurat në një sektor por sektori tjetër do të kërkon gjithashtu përmirësime dhe ngritje. Në gjendjen aktuale nuk ka ngritje te të ardhurat. Mundë të bëhet ndonjë rritje, sikundër po premtohet për arsim, por as kjo nuk mundë të zgjatë. Kosovës i duhet një politikë ekonomike tjetër, një politikë që ndalon keqpërdorimet dhe investimet në asfalt, ku vidhet në interes të gjendjes sociale dhe shoqërore. Kosova duhet ta nxjerr një Ligji mbi të ardhurat personale që ndihmon përmirësimin e gjendjes.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".