Të iniciohet urgjentisht shkarkimi i kryetares së KQZ-së Valdete Daka, mjaft me abuzimin e ligjit dhe të pozitës zyrtare

Të iniciohet urgjentisht shkarkimi i kryetares së KQZ-së Valdete Daka, mjaft me abuzimin e ligjit dhe të pozitës zyrtare

Hajrullah Tërnava

  • 24 January 2021 - 09:12

Shkruan: Hajrullah Ternava

Situata në të cilën gjendet tani KQZ me këto trillime, është momenti kyç që të kërkohet tani shkarkimi i kryetares së KQZ-së Valdete Daka, dhe njëherë të Iniciohet me prioritet edhe nga legjislatura e re reforma gjithëpërfshirëse në sistemin zgjedhor, duke përfshirë edhe KQZ-në, që të jetë organ tërësisht i pa varur nga politika, profesionale në menaxhimin e zgjedhjeve, kurse me ligjin për zgjedhjet të saktësohet në mënyrë të qartë se çfarë duhet të jetë pastërtia e figurës së kandidatit për të kandisua dhe për tu zgjedhur, qoftë në listën për deputet qoftë ne institucione tjera publike e shtetërore, nga niveli lokal e deri në atë qendror.

Tani kur po ofrohen ditët e zgjedhjeve është koha e fundit që të adresohet përgjegjësia ndaj gjithë kësaj përbërje të tej politizuar të KQZ-së, në krye me kryetaren Valdete Daka për skandalin që i doli në fushë tash së fundi, me mos zbatim por me manipulim të ligjit sipas interesave të ish-presidentit Thaçi, duke manipuluar me kandidatët për deputet sipas diktatit dhe mentorimit të individëve në prapaskenën e krimit të organizuar të politikës gjithsesi kriminale. Bëhet pyetja se si është e mundur që nga kjo përbërje e KQZ-së, të organizohen katër palë zgjedhje dhe në asnjë palë prej tyre nuk pati qasje të tillë përjashtuese nga e drejta për t’u kandiduar për deputet, por u zgjodh momenti kur një parti politike, sikur që është VV-ja tani, dhe kur lideri i saj po e marrin mbështetjen e gjerë gjithë popullore, ta kontestojnë kandidaturën e tij edhe pse ishte një dënim me kusht ose alternativ, që në interpretimin e drejtë duhet të nënkupton një tërheqje e vëmendje dhe vërejtjes për të mos u përsëritur veprat e njëjta, pra është formë ndëshkimi me vërejtje për edukim por ende pa pasoja juridike. Edhe pse çështja e këtyre kandidatëve për deputet, për këto zgjedhje fare nuk ishte çështje e ankimit nga ana e LVV drejtuar Gjykatës Kushtetues. Po të ishte e arsyeshme vet gjykata me atë aktgjykim do të mund t’ia ndalonte ushtrimin e pozitës së deputetit, ngase kur po gjykohej ishte ende në cilësinë e deputetit. Përvoja po na mëson dhe po na jep fakte se institucionet shtetërore gjithsesi duhen posa te formohet qeveria e re dhe miratimit të VETTING-ut, të filloj spastromi nëpër të gjitha institucionet shtetërore, e sidomos ato gjyqësore, prokurorialë, policore, doganore, KQZ e të tjera, për një funksionalizim të shtetit të pastër, dhe për ti arrite ato pritje të miratimit të Liberalizimit të vizave dhe hapave të tjerë drejtë BE.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".