Triumfi Kurti- Osmani në Kosovë dhe Basha-Kryemadhi në Shqipëri, i pashmangshëm

Triumfi Kurti- Osmani në Kosovë dhe Basha-Kryemadhi në Shqipëri, i pashmangshëm
Triumfi Kurti- Osmani në Kosovë dhe Basha-Kryemadhi në Shqipëri, i pashmangshëm

Skender Kapiti

  • 25 January 2021 - 09:23

Shkruan: Skënder Sadri KAPITI

Gjykuar nga realiteti dhe nga fakti se ku dhe se sa  keq e rëndë ka precipituar gjëndja në Kosovë dhe  Shqipëri nga keqqeverisjet në Kosovë dhe të rilindjes socialiste në Shqipëri, fitorja e Kurtit dhe e Osmanit në Kosovë dhe ajo e Bashës dhe Kryemadhit, PD-LSI,  në Shqipëri janë të pashmangshme.

Asnjë manovër e elitës politike të vjetër në Kosovë dhe as e asaj të Ramës e të Rilindjes Socialiste  në Shqipëri nuk i shpëton ato nga humbja e thellë dhe e sigurtë.

Të dyja politikat aktuale qeverisëse si ajo në Kosovë dhe ajo në Shqipëri kanë dështuar, dhe dështimet e tyre janë identike në të gjitha sferat politike, demokratike, ekonomike; dështime në luftën kundër krimit e korrupsionit institucional dhe të lartë shtetëror; dështime në ndërtimin e shtetit ligjor; janë të dyja politika keqqeverisëse të cilat kanë kapur shtetin, shoqërinë, ekonominë, biznesin, paranë publike,  investimet, borxhet dhe gjithcka që është jetike për një shtet të lirë, demokratik dhe normal ligjor.  Të dyja politikat keqeverisëse në Kosovë dhe në  Shqipëri  kanë prodhuar mjerim, papunësi dhe shpopullim e eksod si dhe mnosintegrimi e të dy vëndeve në BE.

Shqiptarët në të dyja shtetet janë tashmë të ndërgjegjsuar për misionin historik që demokracia ua ka ngarkuar atyre e që janë: kthimi i demokracisë dhe i Republikës në duart e popullit; ndëshkimi demokratik, dëbimi dhe largimi nga pushteti i Edi Ramës dhe Rilindjes në Shqipëri dhe i aleancës së elitës politike të keqe, dështake dhe të vjetër në Kosovë të kryesuar nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Politika të cilat që të dyja si në Shqipëri e Kosovë kanë kapur dhe kanë marrë peng ligjin, drejtësinë, shtetin, shoqërinë, progresin dhe integrimin.

Si në Kosovë dhe në Shqipëri, kauza politike kombëtare janë ato të Albinit e Vjosës në Kosovë dhe të Lulzim Bashës e të Monika Kryemadhit në Shqipëri dhe që pashmangshëm zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë dhe ato të 25 Prillit 2021 në Shqipëri shqiptarët do t’ua besojnë votën dhe qeverisjen  Kurtit e  Osmanit në Kosovë dhe Bashës e  Kryemadhit në Shqipëri. Është shans i mirë për Shqipërinë e Kosovën ,për shtetin dhe për demokracinë  që edhe Presidenti Meta në Shqipëri ashtu sikurse edhe U.D në Kosovë Znj. Osmani janë personalitetet e duhura si kryearë shteti dhe të unitetit kombëtar që garantojnë Ligjin, Kushtetutën dhe Republikën kundër cdo lloj aventurizmni spekulativ e manipulues të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Mjaft më politikën e vjetër, mjaft më  me politika hipokrizirash,mashtrimesh,gënjeshtrash, manipulimesh, djallëzish, intrigash, tradhtish publike e kombëtare dhe kurthesh: ato tashmë  politikës së vjetër u janë   konsumuar, prandaj triumfi i së resë si në Kosovë me Kurtin dhe Osmanin me 14 Shkurt 2021 ashtu edhe në Shqipëri me Bashën dhe Kryemadhin me 25 Prill 2021, pashmangshmërisht që këta do të triumfojnë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".