Shteti i Kosovës që nuk punon drejtë, 40 mijë pensionist kontributdhënës kanë mbetur në mëshirën e zotit!

Shteti i Kosovës që nuk punon drejtë,  40 mijë pensionist kontributdhënës kanë mbetur në mëshirën e zotit!
Shteti i Kosovës që nuk punon drejtë,  40 mijë pensionist kontributdhënës kanë mbetur në mëshirën e zotit!

Ismail Muçiqi

  • 25 January 2021 - 09:34

Qeveritë pa integritet pa vizione, pa tipare njerëzore ndaj gjeneratës së plakur të pensionisteve kontributdhënës, u treguan te pa papërgjegjshëm dhe injorante.

40 mi pensionist të cilët kanë mbetur ende në jetë e të cilët po vdesin për ditë e më shumë, vite me radhë kanë mbetur të anashkaluar dhe të përbuzur me pensione qesharake ose më mirë të themi me ndihma sociale simbolike.

Kjo gjeneratë e artë e cila gjysmën e jetës e konsumojë duke dhënë maksimumin e dijës dhe mundin për ta ndërtua Kosovën në të gjitha sferat e jetës.

Kjo gjeneratë e pensionisteve kontributdhënës, isht vlera apo më mirë të themi ishte ajka e cila ideal dhe synim jetësorë kishte përparimin dhe zhvillimin e Kosovës. Pjesë e kësaj gjenerate ishin figurat e ndryshme të intelektualeve të shkolluar të profileve të ndryshme të cilët me punë mundë dhe dije u bënë bazament i zhvillimit të shoqërisë Kosovare.

Këto ishin gjeneratat të cilat ndërtuan shkolla, spitale pallate, rrugë dhe hapen shumë horizonte në nëntokën e Kosovës.

Këta pensionistë kontributedhënës tani të përbuzur nga gjenerata e politikave të tanishëm gjatë jetës dhe veprimtarisë ku jetuan dhe punuan lanë gjurmë të thella në shkollimin, arsimimin , edukimin dhe emancipimin e gjeneratave të shumta të cilat erdhën më vonë.

Mjerisht institucionet e brishta të shtetit të pa organizuara nuk qajnë hallinë dhe nuk brengosen fare për pozitën e vështirë materiale dhe shëndetësore të kësaj kategorie të pensionisteve të Kosovës.

[Mjerimi nuk ka brina] sot pensionisti i Kosovës i cili ka kontribue 40 vite, me kualifikim superiorë - Akademikë merë pensione në vlerë prej 260 euro në muaj.

Kjo kategori e cila është e rrezikuar nga mosha e shtyer po ballafaqohet me shumë probleme për të mbijetuar.

Qeveritë e Kosovës të dështuara në mënyrë permanente kanë mbijetua në mënyrë paradoksale duke bërë kompromise dhe marrëveshje jo parimore me kategoritë e ndryshme të shoqatave - organizatave të grupeve të ndryshme deri tek financimi i veteranve të rrejshëm të cilët buxhetin e Kosovës e dëmtuan në shumë prej 70 milionë eurosh.

Paradoksi edhe më i madh ndodhi këto ditë në Gjykatën Themelore të Prishtinës kur trupi gjykues në emër të popullit i shpalli të pa fajshëm anëtarët e komisionit të cilët akuzoheshin për keqpordorim të qertifikimit të dhënjes së statusit të veteranit të UQK-së ndaj një numëri të individëve të cilët nuk ishinë fare pjesëmarrës në luftën e UQK-së.

Kjo aferë e cila u debatue, komentue dhe u gjykue nga qytetarët gjithandej Kosovës po të ndodhej në ndonjë shtet tjetër normalë ku funksion ligji dhe kodi i etikës pa dyshimë se përgjegjësia do të bie dhe do të largohet edhe Qeveria e Shtetit.

Këtu në Kosovë ka kohë që kanë humbur vlerat, ku i madhë e i vogël është ngritë në këmbë duke e zhvatur buxhetin e mjerë të këtij shteti.

Të gjitha kategoritë e të punësuarve të cilët financohen nga ky buxhet përmesë kërcnimeve - grevave dhe protestave duke i bërë presionë qeverisë kanë arritur të përfitojnë nga buxheti i shtetit.

Qeveria e cila nuk ka strategji zhvillimore ende i mbulonë humbjet e ndërmarrjeve publike të katandisura me taksat e qytetareve të cilët kontribojnë në buxhetin e Kosovës.

Kjo menyrë e udhëhqjës së politikës të mbrapsht u pa edhe mbrëm kur sindikalistët e arsimit duke u kërcënue me greva dhe bojkotimë të punës e detyruan Abdullah Hotin që tua shtojë rrogat punëtoreve të Arsimit.

Kjo byro politike sindikale është shëndrrue në super parti e cila shpeshhere vepron mbi konpetencat e Ministrisë së Arsimit dhe Qeverisë së Shtetit.

Përshkak të pa drejtësive ndaj gjeneratës së pensionisteve kontributdhënës të cilët janë mbetur në mëshirën e Zotit e ardhmja e gjeneratave të tanshme në pushtet sigurishtë do të jetë edhe me e zymt dhe e pa parashikueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".