Ish Agjenti i SHIK-ut zbulon të kaluarën kriminale të familjes Thaçi: Axha i Evgjeni Thaçi po akuzohet si kriminel lufte, që ka vra shqiptarë...

Ish Agjenti i SHIK-ut zbulon të kaluarën kriminale të familjes Thaçi: Axha i Evgjeni Thaçi po akuzohet si kriminel lufte, që ka vra shqiptarë...
Ish Agjenti i SHIK-ut zbulon të kaluarën kriminale të familjes Thaçi: Axha i Evgjeni Thaçi po akuzohet si kriminel lufte, që ka vra shqiptarë...

Naim Miftari

  • 25 January 2021 - 16:08

Ish agjenti i SHIK-ut, ish eprorë i lartë i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe ish polic i Kosovës, Naim Miftari, ka reaguar ashpër  ndaj Evgjeni Thaçit, e cila ka nisur një fushatë propagande kundër  Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit. Znj. Thaçi i ka kritikuar Albin Kurtin dhe Vjosa Osmani se po tentojnë ta zhbëjë shtetin e Kosovës, derisa sipas saj  Kurti ka arritur ta fus grackë edhe Vjosa Osmanin, për ta mbështetur në këtë  qëllim.

E Naim Miftari  e thotë të kundërtën shkruan se, Evgjeni është vajza e operatorit kryesor të UDB-së për territorin e Drenicës , prandaj nuk ka pse ti besohet, sepse edhe ashtu ajo  u bë deputete nga kontrabanda me naftën  serbe nga xehja e Trepçës, nga milionat e krimit të organizuar dhe nga Hashimi që tani po akuzohet për krime lufte që ka vra shqiptarë.

 Ky është postimi i Naim Miftarit:

 Ani kush po akuzon Albinin e Vjosën.

Është nder kur të ju akuzon vajza e Operatorit kryesor të UDB-së për territorin e Drenicës, vajza e cila është bë deputete nga nafta ilegale Serbe nga veriu... nga xehja e vjedhur nga xeherorja e Trepçës, pra nga milionat e krimit të organizuar dhe nga axha i saj që sot po akuzohet si kriminel lufte, kriminel që ka vra shqiptarë sidomos kundërshtarët politik të tij!

Kur merr kritika dhe ju akuzojnë apo ju etiketojnë soji i tillë i operatorëve e informatorëve të UDB/KOS/DBS-Serbe kjo te jep shenj se jeni në rrugën e duhur...!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".