Korrupsioni mbërthen prokurorët dhe gjyqtarët që vodhën popullin, të bëhet urgjentë ligji VETTING për konfiskim të pasurinë dhe pastrim drejtësisë

Korrupsioni mbërthen prokurorët dhe gjyqtarët që vodhën popullin, të bëhet urgjentë ligji VETTING për konfiskim të pasurinë dhe pastrim drejtësisë
Korrupsioni mbërthen prokurorët dhe gjyqtarët që vodhën popullin, të bëhet urgjentë ligji VETTING për konfiskim të pasurinë dhe pastrim drejtësisë

Muhamet Kelmendi

  • 25 January 2021 - 17:21

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Me VETTING natyrisht se konfiskohet edhe pasuria e krijuar dhe e cila nuk ka mbulesë juridike. Është bërë zakon që të përfolurit të deklarohen se e kanë pasurinë e dhuruar nga miqtë, shokët dhe nga masat popullore. Kudo kështu po deklarohen. Por, sa qëndron kjo, kjo veç dihet. Nuk të dhuron askush milionat, shtëpi apo banesë. Ka mundësi të dhurohen mjete për të bërë një vendbanim, nëse nuk ka, për ushqim a për medikamente, por jo me banesa të shumta, makina të shtrenjta e shtëpi, tokë etj. Jo. Këto duhet të spastrohen Dhe, pa këtë spastrim dhe përgjegjësi penale dhe konfiskim të pasurisë kurrë nuk shërohet sistemi dhe nuk vepron ligji në mënyrë të njëjtë ndaj të gjithëve në vend.

Pozita e drejtësisë në Kosovë ka pësuar dëme shumë të rënda dhe për çdo ditë po e humb besueshmërinë e popullit. Vetë fakti i mos zbatimit të Kodit Penal në luftën kundër keqpërdorimeve, krimit dhe korrupsionit është fakt shumë domethënëses për vendin që e ka ky sistem në Kosovë. Nga organet kompetente nuk kemi parë se ka të kapur, arrestuar dhe të dënuar nga nivelet e larta të pushtetit. As edhe vetë organet e tilla, si prokurorët në prokuroritë e Kosovës, gjykatësit nëpër të gjitha gjykatat, nuk janë në pozitë më të mirë. Aty ka veprime të ndryshme antiligjore dhe pasurime tepër të mëdha dhe askush nuk është larguar, përgjigjur dhe askujt nuk iu është konfiskuar pasuria e krijuar në mënyrë antiligjore. E gjithë kjo vjen nga fakti se kompetentët janë pasuruar tepër shumë dhe natyrisht se ata nuk lejojnë veprimin e ligjit mbi ta dhe pushtetarët në të gjitha nivelet. Pasuria e krijuar në Kosovën e varfër është nga bartësit e institucioneve dhe, jo vetëm nga ata, shumë e madhe. Pushtetarët, politikanet, burokratët, prokurorët dhe gjyqtarët, ishalla jo të gjithë, janë ndarë nga masat dhe nuk pyesin për gjendjen e tyre. Ata jetojnë jetë luksoze. Kanë shtëpi dhe banesa. Makina shumë të mirë dhe bëjnë pushime në vende shumë të shtrenjta. Jeta e tyre dallon shumë nga ajo e masave. Këto të fundit nuk kanë as bukë të mjaftueshëm dhe natyrisht as edhe medikamente për veten dhe familjet e veta. Gjendja e tille nuk shërohet vetvetiu. Aty kërkohet të veprohet me masa juridike, sikundër është VETTING-u, në mënyrë që të spastrohen organet e tilla nga elementët korruptiv dhe të dëmshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".