KQZ-ja  dhe Gjykata në Kosovë janë instrumente të politikës së vjetër

KQZ-ja  dhe Gjykata në Kosovë janë instrumente të politikës së vjetër
KQZ-ja  dhe Gjykata në Kosovë janë instrumente të politikës së vjetër

Skender Kapiti

  • 26 January 2021 - 12:37

Shkruan:  Skënder Sadri KAPITI

Sot kauza në Kosovë është lufta kundër krimit të organizuar, kundër korrupsionit, kundër tradhtive publike e kombëtare, kundër mashtrimeve e gënjeshtrave, kundër hipokrizisë dhe kundër antiligjit e antishtetit. Kjo kauzë kombëtare është njëkohësisht edhe kauzë e LVV, kundër së cilës është e gjithë elita politike e vjetër dështake e Kosovës.

Krahas elitës politike të vjetër të Kosovës janë edhe instrumentet politike të saj, Gjykata dhe KQZ-ja, të cilat në vazhdimësi të agjendës së tyre  antiKURTI vjen edhe vendimi i KQZ- së Kosovës për të skualifikuar dhe mos lejuar që të kandidojnë për deputet disa kandidatë , por që qëllimi kryesor  është ai i mos lejimit të kandidimit të Albin KURTIT, kandidatit për Kryeministër nga Vetëvendosja.  

Duhet ta dijë mirë KQZ-ja se nuk mundet kurrë që të sfidojë kauzën dhe as verdiktin e demokracisë dhe të popullit që janë: demokracia, liria, shteti, antikrimi, antikorrupsini dhe kundërtradhtia.

Nuk është e vështirë për ta konstatuar faktin se KQZ në Kosovë gjithmonë por sdomos këto 3 palë zgjedhjet e fundit parlametare ajo është përpjekur  por me “modesti”sa ka mundur për ta minimizuar fitoren e VETËVENDOSJES. Pra, pavarësisht përpjekjes për dukje  si një institucion i pavarur ajo ka anuar dhe është lakuar  qoftë edhe sado pak nga  politika e pushtetit që ka qeverisur ashtu sikurse gjithmonë që në Shqipëri, KQZ -ja ka qenë e kapur politikisht.

Në Shqipëri para dy vitesh ndodhi absurditeti më i madh dhe i paprecedentë në Demokraci, e që ishte mbajtja e zgjedhjeve vendore pa pjesmarrjen e opozitës  edhe pse kishte një dekret presidencial për shtyrjen e tyre nga Presidenti Ilir Meta.

Këto zgjedhje u mbajtën në një situatë të rëndë paqëndrueshmërie politke ,pas atij skandali të rëndë të trafikimit e të shitblerjes së votave nga pushteti.

Mbajtja e këtyre zgjedhjeve u kundërshtua edhe nga faktori demokratik ndërkombëtar. Pra në Shqipëri në vitin 2019 u zhvilluan zgjedhje moniste antidemokratike ku fituese e të gjitha Bashkive doli partia në pushtet ,Partia Socialiste pasi KQZ-ja në Tiranë edhe i lejoi ato zgjedhje por edhe i certifikoi pa pritur as vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Dhe po këtë model mesa duket po përdor edhe KQZ-ja e Kosovës  e cila nuk certifikon jo vetëm kandidatët për deputet por as Partinë politike kryesore dhe më të madhe të Kosovës , atë të “VETËVENDOSJES”, pra tipikisht ashtu sikurse veproi edhe KQZ-ja në Shqipëri. Pra qellimi  KQZ-së në Kosovë  është që të mos marrë pjesë në zgjedhje LVV, dhe mundësisht  që Albin KURTI të mos jetë kandidat i saj..

Qëllimi KQZ-së në Kosovë është imponimi me sa të mundet që LVV të mos marrë pjesë në zgjedhje, pasi ajo me siguri që është fituesja e madhe e tyre. Pra ky është një kurth djallëzor  juridik e politik jo vetëm kundër Kurtit por edhe kundër Demokracisë: eliminimi i pjesmarrjes së opozitës potente dhe të fortë në zgjedhjet e 14 Shkurtit 2019.

Kjo edhe të bind, pasi edhe kohë më parë ishte po Gjykata  e cila “certifikoi” pucin parlamentar, atë të rrëzimit të legjitimitetit demokratik të zgjedhjeve te 6 Tetorit 2019 , ku Gjykata delegjitimoi legjitimitetin popullor dhe legjitimoi legjitimitetin pakicë, atë parlamentar, atë të pazarit e të trafikimit parlamentar, ku si rezultat i kësaj qeverinë e formoi politika humbëse e zgjedhjeve të 6 Tetorir 2019.

Cudia më e madhe  e Gjykatës dhe e KQZ-së së Kosovës është edhe kjo, se në zgjedhjet e 6 Tetorit 2019  lejoi kandidimin KURTIT dhe deputetëve të tjerë, ndërsa tani në prag të zgjedhjeve të 14 Shkurtit 2021 nuk i lejon të kandidojë, me arsyetimin se nuk e lejon ligji pasi janë ndëshkuar penalisht në tre vitet e fundit, në një kohë kur ky afat kohor ndeshëshkimi ishte edhe për zgjedhjet e 6 Tetorit 2019.

Pra, tani medemek KQZ po zbaton ligjin dhe atëhere jo, gjë e cila e kompromenton rëndë KQZ-në apo jo.

Absurditeti tjetër i madh është fakti se as Kurti dhe as deputetët e tjerë nga VETËVENDOSJA të cilët i skualifikoi KQZ-ja nuk janë dënuar as për krime, as për hajni, as për korupsion dhe as për tradhti kombëtare,por janë dënuar pse i  dolën në mbrojtje Ligjit, Kushtetuës dhe intersave të Kosovës në mbrojtje të shtetit dhe të tërësisë territoriale të Kosovës duke kundërshtuar Demarkacionin i cili i dhuroi Malit të Zi 8 mijë hektarë tokë shqiptare; kundërshtuan formimin e Bashkësisë së Komunave Serbe , pra kundërshtuan formimin  e minishtetit serb brënda Kosovës.

Dhe pikërisht për këto KQZ-ja nuk certifikon ata që duhet të kandidojnë  për deputet por certifikon ato individë dhe ato parti politike që kryen vepra, akte e marrëveshje  të rënda e të dëmshme kombëtare. Ky është absurditeti më i madh që ndodh  me politikën ,drejtësinë dhe me demokracinë në Kosovë. Pra KQZ-ja dhe më parë Gjykata ka marrë një vendim të paracaktuar dhe të mirëmenduar nga alenca politike e së keqes kombëtare, ajo e LDK+PDK të cilat janë arkitektet e montimit të sistemit të korrupsionit e të hajnisë në sistem; të ndërtimit të gjyqësori kriminalo-politik; arkitektët e marrëveshjeve antiKosovë me Serbinë si atë të Demarkacionit, Bashkësisë së Komunave serbe, atë të ngritjes së Gjykatës Speciale antishqiptare dhe të asaj të Washingtonit që  Serbinë e kthyen si hisedare në Kosovë  si dhe heqjen   e reciprocitetit dhe ndalimin e përpjekjeve diplomatke të Kosovës për njohje ndërkombëtare dhe për antarësimine saj në organizma dhe organizatat ndërkombëtare.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".