Qeveritarët e deridjeshëm mashtrojnë me premtimet për zhvillim ekonomik, nuk flasin në fushatë kundër korrupsionit

Qeveritarët e deridjeshëm mashtrojnë me premtimet për zhvillim ekonomik, nuk flasin në fushatë kundër korrupsionit
Qeveritarët e deridjeshëm mashtrojnë me premtimet për zhvillim ekonomik, nuk flasin në fushatë kundër korrupsionit

Dardan Grapci

  • 26 January 2021 - 17:18

Shkruan: Dardan Grapci

Një emërues i përbashkët për partitë qe deri tash ishin në pushtet është fakti se asnjë parti politike në Kosovë, ato që u dëshmuan në të gjitha nivelet e qeverisjes, nuk e ka guximin që atë premtim të dhënë në fushatë kundër krimit e korrupsionit, ta zbaton gjatë qeverisjes. Të gjitha partitë në Kosovë thuajse çdo herë dhe gjithmonë e kanë mashtruar dhe gënjyer qytetarin, kështu që qytetarëve ju duhet një lider demokratik, që është i pavarur dhe që mendon edhe për popullin e tij.

Arsyeja pse në fushatën e partive politike po ka zotime vetëm për zhvillim dhe rimëkëmbje ekonomike është se po tentojnë që ta largojnë qytetarin nga ngjarjet e krimeve dhe korrupsionit, si dhe ti mashtrojnë me fjalë joshëse vetëm sa për ti votuar, kurse në realitet nëse fitojnë do ta vazhdojnë atë aferën e vjetër të korrupsionit dhe hajnisë, siç ka ndodhë vitin e kaluar kur i vodhën 2 milionë euro nga arka e shtetit.

LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja dhe aleatët tjerë mund ta shohin fitoren e tyre në zgjedhjet e 14 shkurtit vetëm në ëndërr. Ndoshta as VV-ja nuk është më e mirë se ata, por së paku ata në këtë fushatë, sikur në të kaluarën, po e shpallin luftë krimit e korrupsionit haptas para qytetarëve, po zotohen se do ta lufton krimin e organizuar dhe korrupsionin, por ajo se çka është synim i kësaj partie mbetet të shihet pasi që do ta kenë marr pushtetin, nëse arrijnë ti fitojnë zgjedhjet. Vetëm atëherë, kur të vijnë e pozicionohen qëndrueshëm në pushtet do të shohim nëse premtimet ishin mashtrimi apo do ti përmbushin ashtu sikur që po zotohen tani në kohë të fushatës.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".